Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Dialogu Strategjik me SHBA-të, Osmani: Morëm mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për progresin e përgjithshëm të vendit
    MAQEDONI

    Dialogu Strategjik me SHBA-të, Osmani: Morëm mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për progresin e përgjithshëm të vendit

    01/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti fjalim në Forumin për Dialogun Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Asociacioni i Alumnit Maqedono-Amerikan.

    “Morëm mbështetje të fuqishme politike nga Departamenti i Shtetit në drejtim të realizimit të projekteve të planifikuara, duke pasur parasysh se ato do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të proceseve demokratike, forcimin e institucioneve, inkurajimin e proceseve të reformave, madje edhe në garantimin e progresit të përgjithshëm të vendit”, tha Ministri.

    Ai theksoi se Dialogu Strategjik është shndërruar në platformë serioze, qëllimi i së cilës është avancimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve me plan konkret të aktiviteteve, respektivisht projekteve konkrete për bashkëpunim në mbrojtje, ekonomi, arsim, transport, energji, mbi ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, tregtinë dhe fusha të tjera.

    Në forumin në të cilin morën pjesë Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler, si dhe Kryetarja e Shoqatës së Alumnit Maqedono-Amerikan, Verica Jordanova, Osmani iu referua bashkëpunimin arsimor.

    “Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time të madhe për mbështetjen e SHBA-së për bursa të shumta për disa programe shkëmbimi akademik, profesional dhe kulturor, si: Fulbright; Hubert H. Humphrey; Kennedy- Lugar Youth Exchange and Study; Benjamin Franklin Transatlantic Summer Institute, si dhe programe që mundësojnë përsosje studimore në institucionet arsimore në ShBA”, duke shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në programin Open World, si një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe marrjen e njohurive dhe kontakteve të reja.

    Më 2 qershor të vitit të kaluar, në Uashington, Osmani dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, lançuan Dialogun, duke e bërë kështu Maqedoninë e Veriut vendin e parë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që e filluan këtë proces të rëndësishëm.

    Aktuale
    Previous ArticleKovaçevski: Rritet interesimi për sigurim të sigurisë më të madhe te qytetarët dhe kompanitë
    Next Article Dokumentet personale pa termin mund ti nxjerrni në pikën e MPB-së në Kisella Vodë të Shkupit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.