Sot, mbushen 22 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut. Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata, të cilët kanë rrëmbyer armët, sërish nën siglën e UÇK-së. Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila ka tentuar që me grykën e pushkës ta ndryshojë fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar. Shqiptarët që gjeografikisht është dashur…
Author: Politiko
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë, në pjesët lindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të dëborës, ndërsa në pjesët juglindore do të ketë reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior, në disa vende me shpejtësi mbi 70 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 10 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pret që deri të premten të përfundojnë analizat, të cilat duhet të tregojnë nëse do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit. Siç tha ai sonte në intervistë për Tv Telma, priten të dhëna shtesë nga Oda Ekonomike dhe Drejtoria doganore, informon Politiko.makdomen.net “Analizat nuk kanë përfunduar. Pres që të mbarojnë deri të premten. Presim të dhëna shtesë nga Oda dhe Drejtoria doganore. Më pas do ta informojmë Qeverinë. Nëse ka vend për të ulur çmimet, ne do ta bëjmë. Për momentin, askush nuk po shkon me humbje, por derisa nuk i kemi të…
Ministri Bekteshi në emisionin TOP TEMA këmbëngul se asnjë kompani nuk do të punojë me humbje dhe ka besim se prodhuesit nuk do të ulin prodhimin, duke krijuar kështu mungesë. “Asnjë kompani nuk do të ketë humbje nga vendimet e tilla, duke pasur parasysh që aty është caktuar një përqindja e lejuar e të marzhës së fitimit, që do të thotë se vendimi për përcaktimin e marzheve nuk është shfuqizuar, vetëm paralelisht janë ngrirë çmimet” – ka deklaruar ministri Bekteshi.
Nga nesër hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ngrirjen e marzheve të produkteve të qumështit dhe makaronave, pas së cilës qeveria pret ulje të çmimeve të qumështit për 10 për qind dhe makaronave me për 15 për qind. Në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, ministri i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, është shprehur i bindur se të gjithë do ta respektojnë vendimin dhe nuk do të ketë probleme si me çmimin e bukës, informon Politiko.makdomen.net “Nuk presim të kemi mungesë të produkteve. Ashtu siç bëmë me ngrirjen e çmimit të bukës, presim të gjithë të respektojnë vendimin e qeverisë,…
Nënkryetari i BDI-së, deputeti Arbër Ademi po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtem, Bujar Osmanin. Ademi dhe Osmani kanë zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Suedisë, Andreas Norlen. Në fokus të takimit ishte procesi integrues evropian i Maqedonisë së Veriut, që fitoi një dinamikë të re me fillimin e negociatave për anëtarësim. Deputeti Ademi ka falënderuar Mbretërinë Suedeze për aktivitetet dhe rolin e Suedisë nga pozita e kryesuesit të Këshillit të BE-së, duke theksuar se Suedia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj që ofron mbështetje për integrimin…
Nga nesër hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ngrirjen e marzheve të produkteve të qumështit dhe makaronave, pas së cilës qeveria pret ulje të çmimeve të produkteve të qumështit me të paktën 10 për qind dhe të makaronave me të paktën 15 për qind. Në Top Temа, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është shprehur i bindur se të gjithë do ta respektojnë vendimin. “Nuk presim të kemi mungesë të produkteve, ndonëse kemi mekanizma të tjera që mund të sjellim menjëherë në Qeveri. Ashtu siç bëmë me ngrirjen e çmimit të bukës. Presim të gjithë të respektojnë vendimin sepse të…
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka njoftuar se sot ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Geona ka bërë të ditur se gjatë bisedës me Lajçak ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise. “NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueeshme diplomatike me Beogradinë dhe Prishtinën, nën udhëheqjen e BE-së”, ka shkruar ai. “Është koha për të dyja palët që të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter. Të shtunën e 18 marsit, kryeministri…
Ka nsiur një fushatë e BDI-së me moton “Ai po vjen, Ai po vjen”. Nuk dihet se për çka flitet por ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale nga të gjithë funksinarët e BDI-së. Ndryshe BDI njihet për fushatë kreative, ku një vit më parë nisi të shpërndaj ngjyrën e gjelbërt, ku më pas u zbulu se ishte ndryshimi i imazhit të BDi-së nga partia e luftës në parti të gjelbërt. “Ai po vjen, Ai po vjen” mbetet mister për lexuesit që të lodhin trurin se për çka bëhet fjalë.
Vititi 2022 për shumë çifte bashkëshortore në Tetovë ka qenë i dhimshëm. Afër 500 ndarje është bilanci i çifteve që i kanë thënë lamtumirë njëri tjetrit. Nga Gjykata Themelore e Tetovës për TS thonë se rastet më të shumta në vitin 2022 kanë qenë divorcet dhe gati çdo vit është duke u rritur. Vetëm në vitin 2022 në Gjykatën Themelore të Tetovës për TS thonë se ka pasur 488 lëndë për tu divorcuar e që kanë përfunduar me ndarje mes partnerëve, shumica e janë të sapo martuar e disa edhe me fëmijë. Sipas sociologëve deri te divorci vejn shkaku i…