Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»22 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni
    MAQEDONI

    22 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni

    16/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Sot, mbushen 22 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut. Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata, të cilët kanë rrëmbyer armët, sërish nën siglën e UÇK-së.

    Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila ka tentuar që me grykën e pushkës ta ndryshojë fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar.

    Shqiptarët që gjeografikisht është dashur që të jetonin në atë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i kanë humbur të drejtat të cilat, formalisht, i kanë gëzuar me kushtetutën e vitit 1974. Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 është miratuar pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional ka vazhduar edhe më tutje.

    Po ashtu, në atë kohë Maqedoninë e ka përfshirë papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kanë marrë përmasa të mëdha.

    Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka vendosur që çështjen ta çojë deri në fund.

    Përmes zhurmës së kësaj lufte, është sensibilizuar dhe mobilizuar edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, kanë arritur që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e kanë rrumbullakuar në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.

    Bisedimet në nivel ekspertësh dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit – ku drejtpërdrejt janë përfshirë edhe ndërmjetësuesit nga SHBA dhe Evropa – u mbajtën në Ohër më 2001.

    Dokumenti kornizë është nënshkruar më 13 gusht 2001 në Shkup nga presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski si dhe liderët e partive kryesore politike: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri, në praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë François Leotard dhe James Perdiue.

    Si pjesë e realizimit të marrëveshjes së Ohrit palët kanë rënë dakord për formimin e Sekretariatit për Zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit në kuadër të qeverisë, i cili dikaster para tri vjetësh është shuar, duke kaluar në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. /KosovaPress/

    Previous ArticleMoti sot
    Next Article “Lista e zezë” e re amerikane për Bosnjën: Në të ish-drejtori i OBA-s, drejtori i Dodikut dhe një bos droge

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.