Duke folur më tej për projekte të mëdha, Grubi tha se tashmë kur institucionet drejtohen nga kuadro të BDI dhe Ali Ahmeti, dolën në pah këto projekte dhe po financohen me buxhet shtetëror. Deri në vitin 2001 ne nuk kishim kuadro të përgaditur për tu marrë me punë shtetërore, administrative apo udhëheqëse, por kur erdhi BDI-ja shqiptarët dalë ngadalë u faktorizuan dhe tashmë shumë pozita kyce po i udhëheqin shqiptarët. Kur tanimë po udhëheqin kuadro të BDI-së dhe Ali Ahmetit, dolën në pah këto projekte dhe po financohen me buxhet shtetëror. Këto projekte të nisura do të përfundojnë më patjetër. Kësaj…
Author: Politiko
Në emisionin debativ Debat Plus në Tv Dukagjini, Zëvendës kryeministri i parë Grubi ka folur për projektin e rëndësishëm që lidh vendet e rajonit Korridori 8. 12 kilometërshi me Kosovën dhe Korridori 8 janë projektuar në vitin 1999-2000, kanë qenë projekte të destinuara për të mos u realizuar asnjëherë. Rruga Shkup-Bllacë ishte përcaktuar të ndërtohet mbi varreza, ndërsa i dyti ishte projektuar të kaloj pranë poligonit ushtarak të Stankovecit, ndaj nuk u pranuan si ide sepse tashmë jemi pjesë e NATO-s. Kompania Hill ka bërë projektimin e ri dhe tashmë dhe dy kilometërshi do të përfundoj brenda pak muaj sepse…
Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ishte i pranishëm në shënimin e 22 vjetorit të manifesimit tradicional Pranvera e Dinjitetit që mbahet në Sellcë të Tetovës. Çaste krenarie dhe frymëzimi kombëtar ruan deri në përjetësi Malësia e Sharrit, aty ku më 14 mars të vitit 2001 do të fillonte veprimin e saj heroik Brigada 112 “Mujdin Aliu”. Sot u bëmë bashkë krahë liderit tonë Ali Ahmetit, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të reflektuar mbi madhështinë e asaj atdhedashurie, atij veprimi të guximshëm që ruajti dinjitetin kombëtar dhe vendosi themelet e barazisë.…
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot mori pjesë në shënimin e 22 vjetorit të fillimit të luftës në malësinë e Tetovës në manifestimin tradicional Pranvera e Dinjitetit. 22 vite më parë nga Malësia e Sharrit lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie, jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sot Kalaja e Sellcës na bëri bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që me…
“Jam i vetmi nga familja që është i përfshirë në politikë. Vetëm një arsye kam – Ali Ahmeti. Është burrë i jashtëzakonshëm, i cili e tret veten për t’iu bërë dritë të tjerëve. Është një burrë që nuk i di salltanetet dhe sefatë”. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga tubimi i BDI-së në Çair ka folur për familjen e tij. Shtoi se publikimi i dokumenteve të “UDB-s, dëshmoi se Ali Ahmeti është i pastër si kristali dhe si loti”. “Këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë, dhe në veçanti Dega e Çairit nuk duhet ta harrojë asnjëherë. Nuk…
Jemi krenarë për të arriturat e përshpejtuesit UKIM në katër vitet e fundit, të cilët sot në një promovim zyrtar prezantuan 10 startup-et në të cilat investuan dhe zyrtarisht shpallën investime të reja në periudhën e ardhshme. Theksova se: “Jam shumë i lumtur që Akceleratori UKIM sot ka treguar se projekti që kemi filluar katër vjet më parë së bashku me Bankën Botërore ka rezultuar me sukses dhe tregon qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të mbarë për të qenë një qendër startup në rajon. Akceleratori UKIM është një nga tre përshpejtuesit që ka marrë mbështetje nga…
“Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale konform metodologjisë së re që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor” kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi. Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë. Grubi tha se vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në…
Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak do të udhëtojë sot për në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë. Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për…
Mark Gjonaj, udhëheqës i komunitetit, ish-këshilltar i NYC që përfaqëson Distriktin 13, Ish Kryetar i Këshillit të vogël të New York City, ka ftuar shqiptarët më 16 mars 2023 të mbështesin Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë shkruan në ftesën e z. Gjonaj. Më tej, thuhet se “Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe dekada…
Një këngë kushtuar motrave e mjaft prekëse e kënduar mjaft bukur sapo ka ardhur. Quhet ” Motra për vëlla” projekti më i ri muzikor ardhur nga artisti i njohur Isuf Lani. Kënga ka edhe një videoklip të përshtatur mjaft bukur dhe mund ta klikoni e ta dëgjoni në linkun më poshtë. Vetë Isufi së bashku me Faik Rama kanë realizuar melodinë, me tekst nga Isuf Lani dhe Faruk Stolla, vokal ndihmës Lili Rama dhe Faik Rama, studio Lili Rama e me video nga Dony_Photography, dhe regjia nga Blenron Sylejmani dhe Bleart Sylejmani. Një këngë që duhet ta dëgjojnë me plot…