Author: Politiko

Ademi dhe Billstrom kanë diskutuar për përfundimin e skriningut deri në fund të këtij viti dhe rrjedhën e suksesshme të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në BE, si dhe tejkalimin e pengesave, pas shumë vitesh pritjeje që vendi të kalojë në këtë fazë të fundit të procesit të integrimit në BE. Deputeti Ademi ka falënderuar ministrin Billstrom për mbështetjen e vazhdueshme ndaj RMV-së, duke theksuar se Suedia është një nga partnerët më të mëdhenj që ofron mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Read More

Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve, tha për MIA-n ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në prag të hyrjes së nesërme në fuqi të çmimeve të ngrira të një pjese të makaronave dhe produkteve të qumështit. Ministria e Ekonomisë është duke bërë analiza shtesë të të dhënave për një zgjatje të mundshme të vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve. Të gjitha vendimet, siç thotë Bekteshi, merren së bashku me shoqatat dhe odat. Sipas vendimeve të marra javën e kaluar, nga nesër do të ngrihen çmimet e makaronave dhe…

Read More

Nuk kemi qenë të informuar dhe nuk ka pasur të dhëna për ndonjë kërcënim apo sulm të mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së dhe as ndaj kryesuesit të Organizatës, ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Moldavi, komentuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme pasi në opinion dolën informacione për një sulm të shmangur ndaj delegacionit të OSBE-së gjatë vizitës në Moldavi, të udhëhequr nga shefi i diplomacisë maqedonase, njofton PRESSonline.mk . Kryesuesi i OSBE-së, siç thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, kishte besim të plotë në shërbimet e sigurisë së Moldavisë dhe tek…

Read More

Meqenëse edhe opozitarja VMRO-DPMNE është deklaruar publikisht se mbështet procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), atëherë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe vendit, deputetët e saj duhet që të mbështesin edhe ndryshimet kushtetuese të nevojshme për vazhdimin e rrugëtimit eurointegrues të vendit, thonë analistët politik për portalin Politiko.makdomen.net “Meqenëse VMRO – DPMNE si parti janë deklaruar se mbështesin procesin e antarsimit të vendit në BE, meqenëse ky proces është për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe vendit, pra edhe kjo parti duhet të ndihmoj në këtë moment. Jam thellë i bindur se ndryshimet kushtetuese do…

Read More

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, të vendosur janë partnerët e koalicionit qeveritarë LSDM, BDI dhe ASH. Nëse zgjedhjet mbahen në afat të rregullt, ato duhet të jenë në tetor të vitit 2024. Është e mundur që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale, me ç’rast ato do të mbaheshin në prill të vitit 2024. Si në rastin e parë ashtu edhe në atë të dytë, mbeten të paktën nëntë muaj deri në emërimin e një qeverie teknike me një kryeministër shqiptar, shkruan PRESSonline.mk Zëvendëskryeministri i pare i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në paraqitjen e tij…

Read More

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim përfaqësuesit special të Sllovenisë dhe Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Anžej Frangež dhe z. Arne Sannes Bjørnstad. Grubi me Frangež dhe Bjørnstad biseduan mbi perspektivën europiane të vendit, sfidat e tejkaluara me sukses përmes Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe realizimit të të gjitha reformave të nevojshme për realizimin e aspiratës së integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Zëvendës kryetari…

Read More

Artan Grubi,  zëvendës kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do ta ketë një kryeministër të nacionalitetit shqiptar. Ani në Debat Plus, tha se për këtë gjë ka edhe një marrëveshje të nënshkruar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Zoran Zaev. Ai rrëfeu se në vitin 2020, ishte bërë një marrëveshje nga BDI dhe Zoran Zaev, që në 100 ditëshin e fundit të qeverisjes, kryeministër të jetë një person i nacionalitetit shqiptar. “Në vitin 2020, dolëm me fushatë moderne, e cila bëri jehonë në Prishtinë e Tiranë, duke thënë që ka ardhur koha për…

Read More

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se nuk ka rrezik për humbjen apo dëmtimin e artefakteve ilire të gjetura së fundmi në Karposh të Shkupit. Grubi u shpreh se me të marrë lajmin se janë gjetur varreza ilire, ka reaguar duke i ndalur ndërtimet në atë zonë. Ai tha se këtë gjë e ka bërë për t’u siguruar se nuk do të tjetërsohej historia me dëmtimin apo zhdukjen e artefakteve. “Tash së fundmi, shqetësimi i fundit u paraqit me paraqitjen e një pllake të një varrëi, me një mbishkrim dardan. U raportua në media dhe u…

Read More

Duke folur mbi raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Grubi tha se kanë raporte të shkëlqyera. Me Albin Kurtin kam raporte të shkëlqyera por kontakte jo shumë të shpeshta. Por z.Kurti dhe Kosova e dinë që e kanë një avokat shumë të fuqishëm si z.Ali Ahmeti. Në BE kemi ngritur zërin pro Kosovës për liberalizim të vizave, po përcjellim edhe situatën aktuale dhe synoj të arrihet një marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë-Sërbi, tha Grubi. https://fb.watch/jgAQ3JcvUF/

Read More

Grubi ka folur edhe për projektin Tetovë – Prizren, duke thënë se fillimisht do bëhet projekti e pastaj do sigurohen mjetet për realizim. Maqedonia ishte shteti i vetëm që kishte plan për këtë ide, nënshkruam poashtu dhe marrëveshje me qeverinë Kurti për këtë rrugë që fillon nga fshati Veshallë të Tetovës dhe lidhet me Prizrenin. Do të shpallim tenderim, do të shpallet kompania fituese dhe pastaj duhet të sigurojmë buxhet. Nuk them se do të realizohet në afat të afërt kohor sepse nuk kemi projekt momentalisht dhe natyrisht është punë e madhe, tha Grubi. https://fb.watch/jgAQ3JcvUF/

Read More