Author: Politiko

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ata nuk dëshirojnë të ketë Qeveri teknike 100 ditë, madje kërkojnë që të ndërrohet edhe Ligji. Sipas tij, VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pa qeveri teknike dhe me Spasovskin ministër i Punëve të Brendshme. “Nuk ka nevojë për Qeveri teknike, nuk ka nevojë për ato 100 ditë, por të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Mendoj se kjo është më e arsyeshme. Nëse flasim për zgjedhje në vjeshtë, atëherë nëse i pyesin këto njerëz, a të ketë zgjedhje parlamentare më pas zgjedhje presidenciale vitin e ardhshëm, gjegjësisht shteti…

Read More

Gazetari Seladin Xhezairi ka folur rreth takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se faktori ndërkombëtar është duke e përdorur politikën e ‘kulaçit dhe kërbaçit’ ndaj Kurtit dhe Vuçiqit. “Unë mendoj se këto veprime të kancelarive euro-amerikane po vërehen edhe sot për shkak se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sapo ka kryer një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq”. “Në ndërkohë…

Read More

Vendimi për uljen e çmimeve po respektohet nga prodhuesit dhe tregtarët, sikur për çmimin e bukës, por ka ulje edhe të makaronave dhe produkteve të qumështit. Dhe, sigurisht se kjo do të kontribuojë në lehtësimin e buxhetit familjar të qytetarëve. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tregoi se vazhdojnë të planifikojnë mbështetjen e kompanive që do të tregojnë përgjegjësi sociale dhe që do të rregullojnë çmimet. “U bëj thirrje odave dhe kompanive që të tregojnë përgjegjësi sociale dhe të ulin vetë çmimet e produkteve, duke pasur parasysh uljen e çmimeve të lëndëve të para në bursat botërore. Nëse tregojnë se janë…

Read More

Pas mesnate, lirohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni, përcjell TV21. Nga KRRE bëjnë të ditur se çmimi i naftës dhe benzinës BS-95 do të lirohet për 2 denarë. Çmimi i benzinës BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i njëjtë. Çmimet e karburanteve sipas vendimit të ri: Nafta- 75,5 denarë për litër Benzina BS-95- 81,5 denarë Benzina BS-98- 85,5 denarë Vaji ekstra i lehtë- 76,5 denarë

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se shporta e konsumatorit në Maqedoninë e Veriut po llogaritet gabimisht. Sipas tij llogaritjet sindikale janë gabim dhe se shporta nuk kalon mbi 43.000 denarë. “Shporta sindikale e konsumatorit në vendin tonë nuk është 50.000 denarë, por nuk kalon 43.000 denarë, sipas metodologjisë që kemi pasur më parë. Do të thotë se dy herë kalkulohet inflacioni nga gushti e tutje”, tha Bekteshi. Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë pagat.

Read More

“Borrell dhe Lajçak do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin dhe pastaj do të pasojë takimi i përbashkët, i cili është cilësuar si trilateral apo trepalësh me siguri për shkak se UE zotohet të marrë obligimin e mbikqyrjes së marrëveshjes. Në takimet e ditëve të fundit të Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd me kryenegociatorët, poashtu është bërë me dije se palët në Ohër duhet të pajtohen për Aneksin e Implementimit të Marrveshjes”. Kështu thotë mes tjerash në një intervistë për portalin Politiko.makdomen.net, ish-zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publicisti Daut Dauti, duke komentuar takimin e së…

Read More

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka shkruar pak ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars, në Ohër. Borrell ka thënë se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog. “Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor to tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjin dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell. “Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë.…

Read More

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë  se do të dëshironte që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, si dhe që serbët të marrin pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës. Pas një takimi me përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane, Escobar u tha gazetarëve në Beograd se Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e qartë se ky është një detyrim i përcaktuar në dokumente të shumta. Gjithashtu, sipas tij nuk pritet të nënshkruhet marrëveshja në Ohër, por do të ishte…

Read More

Dy tonë e gjysmë uranium është zhdukur në Libi, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila ngriti alarmin pas vizitës së inspektorëve të saj në vendin e pazbuluar në fillim të javës, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Ata zbuluan dhjetë fuçi që përmbante uranium ishte zhdukur. Ka shqetësime që uraniumi mund të shkaktojë rrezik radiologjik dhe për sigurinë nukleare. IAEA tha se vendi ku ishte vendosur nuk ishte në territorin që kontrollohet nga qeveria. Në një deklaratë, kjo organizatë tha se do të udhëheq aktivitete tjera “për të qartësuar rrethanat e largimit të materialit nuklear dhe për lokacionin aktual…

Read More

Fjolla Morina, së fundi është komentuar shumë në media, pas videove që ajo ka publikuar. Këngëtarja ka hedhur akuza ndaj ish bashkëshortit të saj, Fisnik Syla. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, kishte bërë thirrje publike për një protestë të dielën në sheshin e Prishtinës, për t’i dalë në mbrojtje asaj dhe vajzës së saj. Kjo protestë dështoi pasi në shesh nuk doli askush në mbështetje të saj. E lidhur me këtë dështim të protestës, ka reaguar ish bashkëshorti i saj, Fisnik Syla. Duke u tallur ai ka publikuar në llogarinë e tij të ‘Instagramit’ një video, ku…

Read More