Komisioni i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Rusia ka kryer një sërë krimesh lufte gjatë agresionit të saj në Ukrainë. “Vendi ka kryer një gamë të gjerë shkeljesh të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar në Ukrainë”, shkruhet në një raport nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit për Ukrainën, të publikuar të enjten. Raporti pretendon se krimet e luftës të kryera nga rusët përfshinin sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës së lidhur me energjinë, vrasje me dashje, mbyllje të paligjshme, tortura, përdhunime dhe dhunë të tjera seksuale, si dhe transferime dhe dëbime të paligjshme…
Author: Politiko
Sot do të hedhen shortet për çerekfinalet e Champions League, Europa League dhe Conference League. Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Tetë skuadra në çerekfinale janë: Benfica Chelsea Bajerni i Mynihut AC Milan Manchester City Inter Real Madrid Napoli Në të njëjtën ditë do të hidhen edhe shortet për gjysmëfinalet, duke vënë së bashku ndeshjet çerekfinale. Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë më 18/19 prill. Ndeshja e parë gjysmëfinale…
“Ohri ka një simbolikë, por edhe e tërë Maqedonia e Veriut ka po ashtu. Në Kumanovë është nënshkruar edhe Marrëveshja Tekniko Ushtarakle mes NATO-s dhe Ushtrisë së Millosheviqit. Kjo simbolikë nuk është edhe aq pozitive për Serbinë. Por edhe nëse pajtohen në Ohër marrëveshja nuk do të pagëzohet si ‘Marrëveshja e Ohrit’ pasi në këtë qytet buzë liqenit do të diskutohet për planin e zbatimit e jo për marrëveshje”. Kështu deklaroi në një intervistë ekskluzive për portalin Politiko.makdomen.net, Augustin Palokaj, korrespondent shumvjeçar nga Brukseli i gazetës “Koha Ditore” dhe KTV-së. Ai thotë se një marrëveshje e mundëshme kompromisi, tanimë nuk…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodh. Gjatë një konference për media, pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ai ka shtuar se shpreson që Kosova dhe Serbia ta përqafojnë planin e BE-së, njofton Klan Kosova. “Ju na keni dëshmuar respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tani më është e hapur, e drejtë dhe natyrisht jo pa…
– Me një pjesë nga simfonia IX e Bethovenit – “Oda e gëzimit” (Hymni i Evropës), interpretuar nga pianisti Shkëlzen Baftjari, të enjten në ITSHKSH filloi një akademi përkujtimore për nder të 70 vjetorit të lindjes së doajenit të gazetarisë shqiptare, Qani Mehmedit. Me këtë rast nga Prishtina, Tetova e Kërçova kishin ardhur disa miq e kolegë të Qaniut, të cilët shkëputën fragmente kujtimesh për të, duke veçuar momente më interesante që karakterizuan personalitetin njerëzor, intelektual e kombëtare të tij. Për ta paraqitur më të plotë figurën e Qani Mehmedit, për të pranishmit u shfaq edhe një dokumentar i përgatitur…
Përfaqësuesi i grupit të Musa Xhaferit, Izet Mexhiti në tubimin e sotshëm me tetovarët mes tl tjerash ka folur edhe për kazinotë dhe lojrat e fatit, shkruan Top24 Nga këtu, dua të dërgoj porosi se BDI duhet të qëndrojë larg kazinove dhe Ligjit për lojërat e fatit, dhe për këtë thërras kryeparlamentarin Talat Xhaferi, Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe posaçerisht zv. Kryeministrin e parë Artan Grubi, të reflektojnë edhe ndaj thirrjeve të Ambasadorit të BE dhe atij austriak për të mos keqpërdorur flamurin europjan në parlament. tLarg duart nga këto gjëra, se do i vendosni BDI-së njollë që askush…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe pjestarë të tjerë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, vizituan sonte banorët e Këshillit Vendor Sami Frashëri në Çair. Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në Facebook, shkruan se i gjithë Çairi është reshtuar krah vizionit të Ali Ahmetit. Statusi i plotë: Sonte u ndalëm për kafe me aktivistët e këshillit vendor Sami Frashëri për të bashkëbiseduar rreth frontit europian të liderit kombëtar Ali Ahmeti. Sa shumë që e duan të vërtetin, njeriun që Shkupit i dha çdo gjë. Çairi miq, në çdo cep është…
Pensionistët do të përfitojnë pensione më të larta nga muaji mars e tutje për 8.4 përqind, gjegjësisht rritje për rreth 1500 denarë. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Grubi ndër të tjera thekson se deri në fund të vitit parashihet edhe një rritje tjetër e pensioneve. Njoftimi i plotë: Pas rritjes në nivele rekorde deri më tani të pagës minimale dhe asaj mesatare, vazhdojmë të rrisim edhe pensionet. Duke filluar nga pagesa e pensioneve në fund të këtij muaji, në llogaritë bankare të pensionistëve do të transferohen pensionet…
Vendi ka nevojë për përditësimin e Strategjisë nacionale të arsimit dhe zbatim më të përpiktë nga gjithë institucionet arsimore relevante, që do të kontribuojë në arsimin cilësor dhe bashkëkohor në institucionet e arsimit të lartë dhe në përmirësimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese në vend. Njëkohësisht, duhet të përpiqemi së bashku për të siguruar kuadër cilësor, i cili në të ardhmen do të vazhdojë të implementojë standardet e reja në këto veprimtari. Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin koordinues të organizuar nga Këshilli Nacional për Arsimin e Lartë dhe veprimtarinë shkencoro- hulumtuese. – Që të sigurojmë…
Ka nisur prej mbrëmë një fushatë mjaftë unike nga Bashkimi Demokratik për Integrim, e po e njejta fushatë sonte është modifikuar. Nga slloganet “Ai po vjen”, rrjetet sociale janë pushtuar me slloganin e ri “Erdhi dita”. Nga BDI gjithmonë janë të pritshme fushata kreative dhe me ndikim të gjërë, pasi gjithmonë vijnë me ide inovatore. Detaje më të hollësishme lidhur me fushatën aktuale nuk kanë dhënë, mirëpo duket qartë se pritshmëria dhe interesimi i qytetarëve është i lartë. Kujtojmë se BDI gjithmonë ka arritur të vendos standarde tjera në fushatat që ka inicuar, duke përmendur këtu edhe fushatën me ngjyrë…