Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»EDITORIAL/ Hallet opozitare: Pengon puna, e jo guna!
    MAQEDONI

    EDITORIAL/ Hallet opozitare: Pengon puna, e jo guna!

    22/03/2023
    Facebook Twitter Email

     (Editorial i portalit politiko.makdomen.net)

    Rastësisht ose jo, një emër i ekzekutivit është tejet frymëzues për sulme nga dy blloqe, të cilat kanë logjikisht motive të kundërta. Emri i Zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë. Në shikim të pare, ose të dytë,nëse doni, pengon edhe emri i tij I përveçëm, për motive të supozuara. Nëse do të merremi me “shikime”, në shikim të tretë, mund të del se pengon BDI-ja dhe ndikimi i saj.

    Ky shkrim me shkas vjen pas një varg paraqitjesh të Zëvendëskryeministrit në disa media dhe pas një varg sulmesh në adresë të tij. Shumëkush që do të gjendej në një breshëri të këtillë dhe mund të binte në depresion dhe të mos dilte fare në publik. Ka pas të tillë më herët.  Por caku i tyre, ZVKP1, nuk ikë as nga kritikat, as nga ballafaqimi me to, por u përgjigjet atyre me argumente.

    Kjo qasje e tij nuk has në “mirëkuptim” te VMRO-DPME-ja, e cila në shtabet e veta të PR-it mundohet të nxjerrë përherë diçka të re e inkriminuese sipas tyre. Përgjigjen për këto akuza kjo parti e mori javë më parë në Palrament nga ZV.kryeministri. Por, kuptohet, ka diçka në kauzën opozitare të VMRO-së që nuk mund të jetë e kënaqur, e kjo është pozita që BDI-ja dhe ZVKP1 kanë në qeverisjen e vendit. Përdorin argumente të cilat shpiejnë te motivi i tyre i vërtetë: VMRO-së nuk i pengon as çështja e tenderëve, si akuzë e tyre e preferuar, sepse më mirë se ata nuk di askush të ndajë tendera dhe për këtë medit janë dëshmitare jo veç dje, por dhe sot, as keqpërdorimet e pozitave të supozuara te kuadrot e BDI-së. Atyre u pengon që kjo garniturë pushtetarësh e BDI-së ka ngritur nivelin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë sipas Marrëveshjes së Ohrit(prandaj duan ta heqin “balanserin”), dhe ajo që i pengon edhe më shumë kësaj partie, është rritja e ndikimit të BDI-së në pushtetin ekzekutiv, me punë konkrete dhe jo me premtime boshe. Ata që duan ta devalvojnë nga këndi opozitar maqedonas, shkojnë deri atje sa të t’i japin ngjyrim etnik duke thënë se “me Maqedoninë po udhëheq BDI-ja dhe Ali Ahmeti”! Jo, zotërinj, me shtetin udhëheqin bashkërisht me përgjegjësi të plotë dy partitë kryesore….Ehe ky Korridori 8 dhe ky stilolapsi që përmendi Artan Grubi, si një simbolikë e një të arriture, do t’iu bëhet halë në sy, sepse garnitura partiake e VMRO-së dëshirojnë tjetër lloj përfaqësimi të shqiptarëve, figurantë. Në këto paraqitjet publike, ku opozita dhe mediat shpesh merren me gjëra perifere(futboll në lokalet e ministrisë!), dhe kur kjo del një gjë banale për t’u diskutuar, çështja shkon atje ku dhemb dhëmbi, sepse atyre iu pengojnë një varg projektesh që kanë qenë premtime e realizime pikërisht të BDI-së.

    Mos ia shiko gunën, po shihja punën, thotë një fjalë popullore.

    E njëjta gjë vlen  për oponencën brendapartiake, sepse gjithë atë që thoshin se BDI nuk ka transparencë dhe llogaridhënie, gjërat që i ka numëruar ZVKP1 gjatë kësaj periudhe me daljet e tij publike, ku tashmë janë çelë kartat në të dy anët, jo me fajin e tij, janë dëshmi se ndoshta të pakënaqurve iu pengon pikërisht qasja e re e Dyshit të ekzekutivit, i cili i kreu edhe ato obligime që një nga pararendësit e tij, që është tash me opozitarët, nuk mundi t’i lëvizë me vite.

    Zëvendëskryeministër i Parë, nënshkrime të lidhura, të qenit në krye të projekteve me interes madhor, kombëtar e shtetëror(Korridori 8), ndikimi vendimtar dhe sukseset në dikastere të caktuar ku janë kuadrot e BDI-së, kryeministër shqiptar qoftë si simbolikë, qoftë si gjë faktike dhe shumëçka tjetër, mund të jenë fakte që oponencën te blloku maqedonas por dhe te ai shqiptar, dhe motivi i vërtetë pse ua shpojnë syrin dhe i lënë pa argumente.(Politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleNë ditën botërore të ujit, OKB paralajmëron kërcënimin për një krizë të pashmangshme të ujit në të ardhmen
    Next Article Nikollovski për “Grupin e zjarrit”: Duhet të jenë të vetëdijshëm se e kanë kryer shërbimin e tyre!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.