Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Berbok: Ndryshon Kushtetutën – sillni Evropën në RMV
    MAQEDONI

    Berbok: Ndryshon Kushtetutën – sillni Evropën në RMV

    23/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, gjatë vizitës zyrtare në Shkup, është shprehur e kënaqur nga procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut duke potencuar se duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet që janë në dispozicion për të vazhduar ky rrugëtim. Ajo tha se është e vetëdijshme për kompromiset që Shkupi i ka bërë, fillimisht me Greqinë e tani me Bullgarinë, njofton KlanM.

    “Keni fjalën time, BE-ja nuk do t`ju harrojë” – ka theksuar nga Shkupi Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbok, duke dërguar mesazhe të fuqishme për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.

    Ajo, sic percjell KlanM, tha se ndryshimet kushtetuese duhet sa më shpejt të miratohen në parlament, me qëllim që në dhjetor të hapen klasterët negociues, me cka Maqedonia e Veriut përfundimisht do të mund të bëhet anëtare e BE-së.

    “BE-ja premtoi dhe do ta mbajë fjalën. Hapi që tani duhet të bëhet është zbatimi I ndryshimeve kushtetuese. Sërish do të vij në dhjetor, për shkaks e duhet të bisedohet me të gjithë faktorët politik në vend. E dijmë se sa të vështira janë ndryshimet kushtetuese, duhet të luftohet për çdo votë. Kështu është edhe në Gjermani. Për këtë shkak duhet të uleni në tavolinë të përbashkët me opozitën – kjo është fuqia e demokracisë” – tha Analena Berbok, ministre e jashtme e Gjermanisë.

    Ajo ka përmendur edhe largimin e të rinjve nga vendi, në kërkim të një jetë më të mirë. Bëri thirrje për vendime të guximshme për të bërë hapa drejt BE-së.

    “Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, Evropën duhet ta sillni këtu. Tani kur duhet të ndryshohet Kushtetuta, mund vetëm t`ju inkurajoj. Prej jush pres vetëm reforma” tha Analena Berbok.

    Shefja e diplomacisë gjermane, sic njofton KlanM, vjen në Shkup në një moment shumë të rëndësishëm për vendin, I cili gjendet para nisjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese, ku Bullgarët duhet të futen në Preambulë. Për këtë duhen 2/3 e votave.

    “RMV-ja ka marrë obligime që duhet t`i realizojë për anëtarësim në BE. Këtë herë kjo varet vetëm prej nesh. Në BE nuk integrohet vetëm Qeveria, por i gjithë vendi dhe të gjithë duhet të kenë përgjegjësi. Gjermania dërgoi mesazhe të fuqishme dhe kjo është mënyra më e mirë që të ndalet ndikimi i forcave të treta që nuk duan progress dhe zhvillim të rajonit” – tha Bujar Osmani.

    Maqedonia e Veriut, pas vetos dyvjeçare bullgare, vitin e kaluar nisi negociatat për hyrje në BE, por me kusht që Bullgarët të futen në Kushtetutë. Sic tha Ministrja e Jashtme gjermane, ndryshimi i kushtetutës nuk guxon të bëhet “mollë sherri” në garën për popullaritet në anketat partiake.

    Previous ArticleOsmani: Ardhmëria e vendit, obligim dhe përgjegjësi
    Next Article Ageller: Nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.