Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi emërimin e Rafis Alitit për koordinator në Saraj. Ahmeti tha se kjo është e drejte ekskluzive e tij dhe se edhe në të kaluarën ka bërë emërime të ngjashme.
“Në vazhdimësi. Është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë, për çështje të ndryshme të ngarkon njerëz për çështje qe do të ketè informacion dhe që do të bëjë një zhvillim në terren. Të tillë, z.Mexhiti ka qenë koordinatorë për Tetovë-Gostivar, Z. Bejtën e kam pasur për Strugë, z. Durakun e kam pasur për Saraj, vite më herët”, tha mes tjerash Ahmeti.