Larja e çarçafëve nuk është një nga punët më të këndshme, megjithatë, duhet bërë në mënyrë korrekte për të mos shkaktuar “dëm”. Kathleen Bell, ka treguar për Express.co.uk, mënyra se si të korrigjohen pesë gabime të zakonshme gjatë larjes së çarçafëve, transmeton Klankosova.tv. Lani çarçafët vetëm kur janë dukshëm të palarë Kathleen paralajmëroi se larja e çarçafëve kur ato janë dukshëm të pista mund të çojë në grumbullimin e mikrobeve, djersës, pluhurit dhe papastërtisë me kalimin e kohës, gjë që mund të ndikojë negativisht jo vetëm në çarçafët, por edhe në shëndetin tuaj. Larja e çarçafëve me peshqir dhe rroba…
Author: Politiko
Një grua raportohet se ka vdekur të hënën rreth orës 20 në Shtime. Sipas policisë, pas komplikimeve shëndetësore viktima ishte dërguar me emergjencë në spital, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 73 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 42 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, 9 për tejkalim të parregullt…/Alsat.mk
Shokët e ngushtë e përshkruajnë si person aq të qetë, saqë ua sfidon durimin edhe kolegëve të tij. Është ky 74-vjeçari Kemal Kilicdaroglu, kandidati turk për president i cili po ia sfidon pushtetin presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan, pas 20 vjet udhëheqje. Një ish-nëpunës civil i butë, tamam antiteza e presidentit të madh dhe të fuqishëm të Turqisë, Erdoganit. Dyshja do të përballën në balotazhin presidencial të Turqisë, më 23 maj 2023, pasi presidenti aktual turk, në zgjedhjet e 14 majit, nuk arriti 50%-in e nevojitur për të rimarrë pushtetin me të parën. Ai ka humbur disa zgjedhje që kur…
Në emisionin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit, protagoniste këtë të diel kanë qenë dy motrat e ish-bashkëshortit të këngëtares së njohur shqiptare, Violetë Kukaj. Prej një viti Remzija është e vetmja që merr paratë pa i dhënë asgjë Bahrijes dhe shkak është një problem më i thellë. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo tregon se prej shtatë vjetësh nuk flet me vëllain e vetëm mes tre motrash, Faikun për shkak të një borxhi. Për arsye se vëllai në një moment nevoje ka telefonuar Bahrijen e cila menjëherë ka marrë avionin dhe ka udhëtuar nga…
Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia…
Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 15-16 qershor të këtij viti, në Strugë, do të mbahet Edicioni i Tretë i Prespa Forum Dialogue PFD-së. Lajmin e ka bërë të ditur permes rrejeteve sociale vetë ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, i cili në rrjetin e Facebookut edhe ka dhënë informata se në cilin link mund të ndiqen lajmërimet e këtij forumi të rëndësishëm ndërkombëtar që e organizon Ministria e Jashtme.
Kjo është një ndër argumentet e Qeverisë për shfrytëzimin e flamurit evropian për ndryshimet ligjore për projektin me “Behtel dhe Enka”. Gjatë një brifingu me gazetarët ku kanë marrë pjesë Kryeministri Kovaçevski, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Zv/Kryeministri për Çështje Evropianë, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, përsëritën mesazhin për rëndësinë e rrumbullaksimit të ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D. Për projektin me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” nuk është biseduar shumë gjatë vizitës së delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut në SHBA, për shkak se, sic thanë nga Qeveria, bëhet fjalë për projekt për të cilin ka…
Shteti, muajin e ardhshëm do të emetojë fletobligacionet e para të destinuara për qytetarët. Janë duke u zhvilluar përgatitjet përfundimtare për emetimin e këtij instrumenti financiar, në drejtim të të cilit punohet tashmë dy vite. Fletobligacioni i qytetarëve do të jetë dyvjeçar, në vlerë minimale prej 10.000 denarëve, me ç’rast norma e interesit do të përcaktohet në periudhën e ardhshme. Kjo u bë e ditur, ditën e sotme nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takim me gazetarët. Qëllimi i emetimit të fletobligacionit të qytetarëve, nuk është likuiditeti i buxhetit. Emetimi i këtij fletobligacioni, së bashku me fletobligacionin zhvillimor, të…
Sekretariati i Qeverisë për Çështje Evropiane ka marrë një shkresë nga BE-ja ku edhe në këtë fazë kërkohet sqarimi me shkrim i projektit me “Behtel dhe Enka”, pse është bërë në atë mënyrë dhe si planifikohet të realizohet më tutje, informuan nga Qeveria sot në një konferencë për media në komentin për përdorimin e flamurit evropian për propozim-amendamentet ligjore për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d. Nga Qeveria theksojnë se të njëjtën arsye e japin edhe për ligjet për korridoret e institucioneve brenda ose jashtë vendit, pra se ky projekt bëhet me ligj të veçantë nën kushte të…