Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, të dielën e kishte gjetur një mënyrë tejet të veçantë për t’ia bërë nënës së saj, Vera Sahatçiu-Ora një urim tejet të veçantë. 32-vjeçarja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Nënës, i ka publikuar disa fotografi në mesin e të cilëve edhe një mesazh. Aurela Hoxha zbulon emrin e veçantë dhe të padëgjuar të vogëlushes së saj “Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”, ka shkruar ajo. Ylli me preardhje shqiptare ka publikuar edhe një fotografi nga vizita e saj familjare në Bjeshkët e Rugovës. Këngëtarja shpesh flet me shumë dashuri për vendlindjen.…
Author: Politiko
Në emisionin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit, protagoniste këtë të diel kanë qenë dy motrat e ish-bashkëshortit të këngëtares së njohur shqiptare, Violetë Kukaj. Prej një viti Remzija është e vetmja që merr paratë pa i dhënë asgjë Bahrijes dhe shkak është një problem më i thellë. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo tregon se prej shtatë vjetësh nuk flet me vëllain e vetëm mes tre motrash, Faikun për shkak të një borxhi. Për arsye se vëllai në një moment nevoje ka telefonuar Bahrijen e cila menjëherë ka marrë avionin dhe ka udhëtuar nga…
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Eurovisionit, ku Shqipëria me këngën “Duje”, u rendit e 22-ta në radhë me 76 pikë. Këngë kjo që u pëlqye mjaftë shumë nga publiku, madje në gjysmëfinalen e dytë Shqipëria arriti të kualifikohej e para për në finale. Albina pas përfundimit të Eurovisionit tha se është një ëndërr e realizuar dhe duke falënderuar të gjithë për mbështetjen. Postimi i plotë i Albinës “Mbeshtetja e popullit tim dhe te tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qellimet tona te prezantimit ne Eurovision. Pjesemarrja jone ne Eurovision dhe…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq bashkë me strategun e fushatës së tij elektorale Endri Fuga, 24-orë pasi Partia Socialiste korri një tjetër rekord elektoral në zgjedhjet lokale të 14 majit. I pari socialistëve nuk foli me doza të triumfatorit, por me përulje, kur tha se fitoren e shikon si një shpërblim dhe barrë të madhe për PS-në. “Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi…
Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëkohësisht udhëheqës i Departamentit special për krime të luftës, Ivan Mateshiq ka rrëfyer rastin e parë të dënimit me 12 vjet burgim për një person i cili akuzohej për dhunim. Në emisionin “Kallxo Përnime”, ai ka thënë se kishte parë një emision televiziv ku një vajzë rrëfente për dhunimin që i kishte ndodhur gjatë luftës, e të cilën nuk e kishte mbështetur familja e bashkëshorti.Ai ka rrëfyer se ishte interesuar për këtë rast dhe kishte arritur ta gjente vajzën, duke e bindur që të dëshmonte. “Ajo ka qenë e dhunuar shumëfish nga kryes…
Një burrë me të meta psikike është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten e javës së kaluar. “Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Të hënën në Bruksel është mbajtur rundi i ri i dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por pa rezultat. Ky rund bisedimesh kishte fokus zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se në takimin e 15 majit u bisedua se si palët e shohin drejtimin në të cilin po shkon procesi i dialogut. Ai tha se në agjendë të bisedimeve ishte “gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes” së Ohrit.…
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 09:00, njofton Klankosova.tv. Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Dy reperët Ledri Vula dhe Mozzik pritet të vijnë me një bashkëpunim. “Boom Boom” titullohet kënga e tyre e cila pritet të lansohet më 24 maj. Ata kanë ndarë edhe disa fotografi në rrjete sociale. Bile, në rrjetin social instagram lë përshtypje një komenti i Ledri Vulës. “G po na dojnë edhe pse kem fmi”, ka shkruar ai. Se si do të duket projekti i tyre i ri, mbetet të shihet ditëve në vazhdim./ Klankosova.tv download
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë ende të pagjetur pas një zjarri në një bujtinë në Wellington të Zelandës së Re. Sipas kryeministrit të Zelandës së Re, Chris Hipkins, numri i të vdekurve mund të rritet, teksa sipas policisë, numri nuk mund të specifikohet derisa të jenë në gjendje të hyjnë në ndërtesë. Siç shkruan BBC, një person ka pësuar lëndime të rënda, pasi u hodh nga kati i tretë i ndërtesës për t’i shpëtuar flakëve, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, policia po e heton shkakun e rastit, pasi raportohet se ai është ndezur qëllimshëm.