Një grua raportohet se ka vdekur të hënën rreth orës 20 në Shtime.
Sipas policisë, pas komplikimeve shëndetësore viktima ishte dërguar me emergjencë në spital, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.