Author: Politiko

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Korridori 8 po vendoset në hartën e korridoreve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në kuadër të zgjerimit të rrjeteve trans-evropiane të transportit të Bashkimit Evropian. “Ndërtimi i Korridorit 8, si dhe i Korridorit 10D, me fonde buxhetore, përveç lidhjeve më të mira brenda dhe jashtë, sjell me vete edhe përfitime ekonomike, nëpërmjet rritjes vjetore prej dy për qind të BPV-së, 8.000 vende të reja të punës dhe minimum 600 milionë euro për kompanitë e vendit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Ata shtojnë se për të pasur ndërtim më të shpejtë dhe më të…

Read More

Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ishte i ftuar në emisionin Pressing në T7 para një kohe. Një deklaratë që ai dha gjatë intervistës mbahet mend edhe sot. Kelmendi tha se të gjithë turqit, shqiptarët, romët e boshnjakët janë të një “umeti”. Kelmendi, duke komentuar marrëdhëniet e sotme të turqve me shqiptarët, ka thënë se të dy popujt janë pjesë të një “umeti”, andaj shqiptarët kanë një pozitë të ndryshme në shoqërinë turke. Kjo falë edhe fesë. “Turqit, shqiptarët dhe boshnjakët dhe romët janë një Umet. Umeti është tjetër nga kombi. Kombet e përbëjnë umetin”, ka thënë ai. Sipas tij, shqiptarët…

Read More

Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj, është konfirmuar për mandatin e tretë. Ai e mposhti bindshëm kundërshtarin e tij të “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, i ka fituar 158 mijë e 688 vota, derisa Këlliçi mori 100 mijë e 351 vota. Diferenca mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të “Bashkë Fitojmë”, është 58 mijë e 337 vota. Ndërkaq kandidatët e tjerë, Arlind Qori nga ”Lëvizja Bashkë” është renditur I treti më 13 mijë e 835 vota. I katërti është Roland Bejko, nga Partia Demokratike nuk ka marrë më shumë…

Read More

Boston fiton, madje stërfiton ndeshjen e 7-të kundër Philadelphian. Tatum dominon, luan si MVP dhe Celtics në TD Garden triumfojnë 112-88 përballë 76-ers, duke shkuar në finalen e Konferencës në Lindje, ku gjejnë Miami Heat. Do të jetë përsëritja e sezonit të kaluar, kur u imponuan pikërisht jeshilët. Ndeshja e parë është në program të mëkurën në Boston gjatë natës shqiptare. YJET NË PESHORE Jay-t, Jayson Tatum dhe Jaylen Brown përqafuan presionin e madh të një ndeshjehe të 7-të. Tatum shënoi 51 pikë! Realizues i jashtëzakonshëm, me një elegancë shumë efikase. Brown nxjerr në pah grintën e një lideri, duke…

Read More

Liverpool koleksionoi fitoren e shtatë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 0-3, Leicester në transfertë. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp shënuan dy gola në harkun e tre minutave (33 dhe 36) me anë të të njëjtit autor, Curtis Jones. Për sulmuesin e ri ishte dygolëshi i parë me fanellën e Liverpool teksa në fraksionin e dytë, The Reds menaxhuan më së miri avantazhin dhe energjitë duke e mbajtur Leicester larg portës së mbrojtur nga Allison ndërsa gjetën edhe golin e sigurisë me anë të Trent Alexander-Arnold. Anësori realizoi një gol fantastik nga një goditje dënimi e cila…

Read More

Do të zhvillohet sonte sfida vendimtare ndërmjet Interit dhe Milanit në Ligën e Kampionëve që vlen kualifikim në finalen e madhe të këtij kompeticioni. “Neroazzurrët” hyjnë në këtë sfidë me avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë të cilën e fituan javën e kaluar me golat e Edin Dzekos dhe Henrik Mkhtaryan. “Rossonerët” nga ana tjetër duhet të bëjnë një paraqitje të madhe për ta përmbysur rezultatin dhe këtë duhet ta bëjnë një një “Giuseppe Meazza” të stërmbushur me tifozë të Interit. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Read More

Një grua ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar në Pejë. “Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read More

Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane edhe sot do të vazhdojë me debatin për Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve, që shkojnë me flamur evropian dhe që duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar. Në seancën e sotme, anëtarët e këtij komisioni duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar. Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për eksproprijim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin…

Read More

Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur mbi 5800 euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet. “Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, thuhet në raportin e policisë.

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që merr vëmendjen me reagimet e saj në rrjetet sociale. Pak muaj pasi bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, Fjolla kësaj radhe ka bërë një “goditje” tjetër. Për arsye që ende nuk dihen, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës. “1 Lavirja Morena, 2 Arbnore Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua bajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në…

Read More