Author: Politiko

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar, informon Indeks.mk Siç mëson Indeks.mk, në takim do të bisedohet për aktualitetin politik në vend, ndryshimet kushtetuese dhe procesin eurointegrues të vendit. Nga BDI për Indeks.mk konfirmojnë pjesëmarrjen e liderit Ali Ahmeti. Nga kjo parti thonë se momenti politik në të cilin ndodhet vendi kërkon dialog politik me qëllim që vendi të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së. Në vigjilje të takimit të nesërm, sonte mbledhje do të mbajnë Këshilli Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së.(Indeks.mk)

Read More

Një teori e tifozëve sugjeron se Interi është favorit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, sepse ata kanë një kroat në skuadrën e tyre. Që nga finalja e vitit 2013 në Wembley, kur Mario Mandzukic ndihmoi Bayern Munich të fitonte çmimin më të madh të futbollit evropian me një gol kundër Borussia Dortmundit, një lojtar nga Kroacia është paraqitur në çdo skuadër fituese të Ligës së Kampionëve. Luka Modric, i cili ka ngritur pesë trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin në vitet 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022, është shumë i njohur me këtë ngjarje,…

Read More

Olta Gixhari është kthyer në vëmendjen e medies rozë që pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP II. Ajo u cilësua si një nga vajzat më të bukura në BB, por edhe jashtë shtëpisë. Por, a jeni kuriozë ta shihni Oltën dikur? Ka qenë vetë ajo që ka ripostuar një foto të vitit 1999, ku shfaqet jo me flokët e saj bjondë, por në ngjyrë më të mbyllur.

Read More

Një 18 vjeçar nga fshati Negotinë ka denoncuar se të mërkurën mbrëma rreth orës 20 e 30 minuta në këtë fshat është sulmuar nga bashkëfshatari I tij me iniciale L.R 40 vjeçar. Rasti është zbardhur dhe ndaj personit me iniciale L.R do të ketë padi adekuate.

Read More

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk planifikon të mbajë tubime përpara rundit të dytë të zgjedhjeve, por do të takohet me viktimat e tërmetit shkatërrues, shkruan DailySabah. “Unë do të vizitoj disa pjesë të zonës së tërmetit gjatë fundjavës. Nuk kam në plan të mbaj mitingje, por ndoshta do të mbajmë të ngjashme me tubimet në zonën e tërmetit”, ka thënë Erdogan. Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar, pavarësisht se për kë kanë votuar, duke thënë se të gjithë e mbrojnë demokracinë dhe kontribuojnë për të ardhmen e vendit.Erdogan ka thënë se blloku i…

Read More

Pjesëtarë të Policisë së Tetovës, të mërkurën mbrëma rreth orës 23 e 50 minuta kanë kryer bisedë informative me 22 vjeçarin me iniciale N.A nga Reçica e Madhe, i cili ka qenë i denoncuar nga një 21 vjeçare nga Tetova, me të cilin ka qenë në lidhje, se fizikisht e ka sulmuar. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.

Read More

Komisioni i posaçëm i Parlamentit zviceran do ta hetojë kolapsin e bankës “Kredi Suis” dhe marrëveshjen sipas së cilës banka e falimentuar u ndërmorr nga konkurenti UBS, kumtoi Zyra e Dhomës së lartë të Parlamentit. Vendimi është vazhdimësi e mbështetjes së dy nënkomisioneve parlamentare për thellimin e hetimeve për veprimtarinë e qeverisë, Bankës Qendrore dhe rregullatorëve të tregut financiar përpara ndihmës urgjente financiare për Kredi Suis. Një komision i posaçëm do të krijohet vetëm për herë të pestë në historinë e fundit zvicerane. I pari u krijua në vitin 1961 për të shqyrtuar procesin e vënies në punë të avionëve…

Read More

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur në Komitetin për Jashtë në Senatin e SHBA-së nëse ka garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të kthehet në një Republika Sërpska të dytë. Escobar ka thënë se ky është synimi dhe se e shohin Asociacionin si mënyrë “për të ndaluar atë që po bën Serbia në veri të Kosovës, e ajo pjesë të vendoset brenda strukturës ligjore të Kosovës”. “Në fakt ky është synimi ynë. E kemi thënë se Asociacioni është obligim i marrë nga Kosova me marrëveshjen e Brukselit. Por, e kemi…

Read More

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu tha se nuk është kjo administrata që i duhet vendit. Ai tha se numri i administratorëve në vend është 129 374, “Me atë që janë në total të punësuar 1 354 institucione. 60% janë institucione në nivel lokal dhe 40 në nivel shtetëror. Po ta merrni si total thjesht numri i institucioneve është shumë i madh, pikërisht dalim në atë që e thamë më herët. Ka institucione që nuk e dinë se përse ekzistojnë dhe çfarë shërbime japin, pasi që ai gjysmë shërbim mund të tejkalohet në institucion tjetër” tha për emisionin…

Read More

Kryetari i opozitares VNMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mashtron anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, duke folur shpesh nëpër organet partiake se raporti i tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i shkëlqyeshëm, kështu është shprehur në intervistë për portalin “Infomax”, Filip Petrovski – ish-deputeti dhe ish-zyrtari i lartë i opozitares VMRO-DPMNE, përcjell Indeks.mk “Mickoski gënjen anëtarët e VMRO-DPMNE-së se është i afërt me SHBA-të dhe se mban takime të fshehta me ta. Mickoski ka tendencë të gënjejë anëtarët, duke folur shpesh nëpër këshillat lokale të partisë se pozita e tij dhe afërsia me Ambasadën Amerikane në Shkup është e shkëlqyer dhe…

Read More