Një teori e tifozëve sugjeron se Interi është favorit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, sepse ata kanë një kroat në skuadrën e tyre.
Që nga finalja e vitit 2013 në Wembley, kur Mario Mandzukic ndihmoi Bayern Munich të fitonte çmimin më të madh të futbollit evropian me një gol kundër Borussia Dortmundit, një lojtar nga Kroacia është paraqitur në çdo skuadër fituese të Ligës së Kampionëve.
Luka Modric, i cili ka ngritur pesë trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin në vitet 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022, është shumë i njohur me këtë ngjarje, siç është edhe ish-bashkëlojtari i tij te Los Blancos, Mateo Kovacic.
Por këtë herë, në finale do të jetë mesfushori 30-vjeçar, Marcelo Brozovic, pasi Interi mundi rivalët e Milanit në gjysmëfinalen e së martës mbrëma në San Siro.
Si rezultat i paraqitjes së Brozovic në finalen e muajit të ardhshëm, tifozët po flasin për serinë e famshme të fitoreve të Ligës së Kampionëve që përfshin kroatët.
“Brozovic të lutem të vazhdosh serinë”, kompleto një tifoz, ndërsa një tjetër shtoi: “Shpresa e fundit e Kroacisë për të mbajtur gjallë serinë e saj të jashtëzakonshme të fitoreve në Ligës së Kampionëve. Ka vetëm një, Marcelo Brozovic”.
“Fati kroat është shpresa jonë e vetme tani. Na shpëto MARCELO BROZOVIQ!!!”, kompletoi një tifozë, teksa një tjetër shtoi: “Man City nuk ka një kroat, ka Interi”.
Këtu është një listë e plotë e kroatëve që kanë fituar finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2013:
2013 – Mario Mandzukic [Bayern Munich]
2014 – Luka Modric [Real Madrid]
2015 – Ivan Rakitic [Barcelona]
2016 – Luka Modric, Mateo Kovacic [Real Madrid]
2017 – Luka Modric, Mateo Kovacic [Real Madrid]
2018 – Luka Modric, Mateo Kovacic [Real Madrid]
2019 – Dejan Lovren [Liverpool]
2020 – Ivan Perisic [Bayern Munich]
2021 – Mateo Kovacic [Chelsea]
2022 – Luka Modric [Real Madrid]
2023 – Marcelo Brozovic [Inter] ?
Edhe pse i mungon një kroat në skuadrën e tyre, Manchester City do të jetë favorit për të ngritur titullin e parë të Ligës së Kampionëve më 10 qershor pas një fitoreje të përgjithshme 5-1 ndaj kampionëve në fuqi, Real Madridit. /Telegrafi/