Author: Politiko

“Ashtu siç kemi bërë me pagën minimale, ashtu siç kemi bërë me pensionet, kështu edhe me këtë. Kjo është e rëndësishme për të punësuarit në administratë që të kenë paga adekuate, të kenë sistem që i ndjek zhvillimet ekonomike dhe puna e tretë, të jenë të barabartë për të gjithë”. Këtë e tha mes tjerash ministri i Financave Fatmir Besimi në lidhje me rritjen e pagave në sektorin publik. Ai deklaroi se po përpilohet zgjidhje ligjore që do të jetë sistematike. “Është me rëndësi që të ketë një zgjidhje sistematike, të qëndrueshme, që do të vlejë për të gjithë në…

Read More

Rindërtimin e të gjitha nëntë konvikteve shtetërore të studentëve do të fillojë me etapa në gjysmën e dytë të vitit. Në fazën e parë, e cila do të rrumbullaksohet për 18 muaj nga fillimi i punimeve ndërtimore, do të rindërtohen tërësisht konviktet studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu”. Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), operatorët ekonomikë të cilët janë të përzgjedhur në procedurën e parakualifikimit, ndërsa në përputhje me rregullat e KFW Bankës për Zhvillim, e cila së bashku me Bashkimin Evropian është financues i këtij projekti kapital, tanimë dorëzuan ofertat financiare dhe pas zgjedhjes…

Read More

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në pjesën më të madhe të Serbisë. Në disa vende ka pasur nevojë për intervenim dhe dhe tre persona janë evakuuar. Dy persona janë lënduar gjatë stuhisë në Novi Sad, ndërsa dhjetë shtëpi janë përmbytur në Koceljevë. Autoritetet kanë bërë të ditur se për momentin nuk ka viktima Një stuhi e fortë mbrëmë ka shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Serbisë. Në stuhinë që goditi Novi Sadin pak pas orës 19:00, rrugë të shumta u përmbytën. Trafiku është vështirësuar dhe në disa pjesë të qytetit është i bllokuar. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit…

Read More

Narkodilleri dhe personi që ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burgje, Kristijan Golluboviq ka thënë se nga “fansat e tij” i sjell 30 mijë vota për Aleksandar Vuçiqin, përkatësisht për Partinë Progresiste Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti serb. Ai në një televizion serb ka theksuar se fansat e tij janë të moshës 18 deri 25 vjeç. “Në skenën politike të Serbisë, besoj se SNS-ja është gjëja e duhur për të gjithë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Tani po e them publikisht, tashmë po mbledh rreth 20-30 mijë vota fansa të mi që janë nga mosha 18 deri në…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, i cili po qëndron për vizitë pune në vend. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler. Në takim siç njoftojnë nga qeveria, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, si dhe proceset dhe sfidat eurointegruese. “Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për…

Read More

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, sot tha se ende nuk është paguar pjesa e dytë e parapagesës për kompaninë “Bechtel dhe Enka”, e cila duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10-D. “Siç kemi paralajmëruar do të jetë transparente dhe në momentin kur do të kemi një pagesë të tillë në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore dhe pastaj te kompania do ta informojmë opinionin”, tha Boçvarski. I pyetur se kur pritet që “Bechtel dhe Enka” të paraqesin një projekt, Boçvarski tregoi se janë duke u zhvilluar hulumtime mekanike, pa të cilat, siç tha ai, do të kishim një projekt…

Read More

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ishte për vizitë në Komunën e Butelit, ku intensivisht po ndërtohet kopshti i ri me para nga Programi TAV. Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski theksoi se për ndërtimin e këtij kopshti të ri modern nga Programi TAV janë ndarë 580.000 euro, ndërsa në të do të kudjesen rreth 100 fëmijë, me çka do të tejkalohet problemi me listat për pritje për regjistrim në kopshte nlë Komunën e Butelit. “Projektet nga TAV realizohen nëpër të gjitha komunat e vendit dhe gëzohem kur shoh se…

Read More

Diva pop muzikës Madonna, i ka nxjerr në shitje fotot e saj nudo. Albumi prej 40 fotove eksplicite ka një çmim marramendës. Ato do të shiten për 240 mijë paunds apo (mbi 276 mijë eurosh). Fotografitë do të vendosen në një ankand që pritet të mbahet në muajin tetor në Christie’s, në New York. “Libri i Seksit”, i DIVA-s amerikane është publikuar një ditë pas lansimit të albumit të saj të pestë “Erotica”, në vitin 1992. Albumi me fotografi do të nënshkruhet nga Madonna dhe Steve Mersel, i cili është edhe producent i këtij albumi.

Read More

Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar të enjten se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona migrantë, në rast se fiton në balotazhin e 28 majit. Ai është në garë me presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan. Këto janë deklaratat e para të tij, prej mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Në rundin e parë, asnjëri kandidat nuk ka arritur të fitojë mbi 50 për qind të votave për pozitën e presidentit. Megjithatë, performanca e Kilicdaroglut ka qenë më e mira e një kandidati opozitar, përgjatë dy dekadave të fundit. Kilicdaroglu,…

Read More

Pas kritikave të pabaza, tendencioze dhe imagjinare të “Grupit të zjarrit” të Izet Mexhitit, VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickoskit dhe ulteranacionalistes “Levica” të Dimitar Apasievit se procedurat për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D janë jotansparente, ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler është e bindur se procesi në të cilin është involvuar “Behtel” është plotësisht transparent dhe ligjor. Ambasadorja në intervist për Agjencin Shtetërore të lajmeve thotë se transparenca dhe ligji jan mënyra në të cilën funksionon kjo kompani, në të kundërtën, shprehet ajo, nuk do të kishte pasur projekte çdokund në botë dhe disa në rajonin e Ballkanit…

Read More