Paris Saint-German është shpallur kampion në Francë pas barazimit me Strasbourgun në xhiron e parafundit. Për PSG-në mjaftoi goli i Messit në minutën e 59-të të takimit për të mbyllur çështjen e titull, ku është katër pikë larg Lensit. Pavarësisht fitores së Lensit sot, PSG-ja matematikisht fitoi titullin pasi deri në fund të sezonit ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu luajtur.
Author: Politiko
Miliona njerëz në botë dërgojnë dhe marrin me miliarda mesazhe gjatë ditës me aplikacionin WhatsApp, i cili është duke bërë gati një ndryshim të madh. WABetaInfo ka zbuluar se aplikacioni në pronësi të META-s po punon për të bërë të mundur përdorimin e tij edhe pa numër telefoni. Përdoruesi do të jetë në gjendje të vendosë një emër unik pa dhe ta përdor atë pa pasur nevojë për një numër telefoni. “Për këtë ndryshim është ende duke u punuar dhe nuk është akoma gati për përdoruesit. Kjo do t’i japë mundësi përdoruesve që të mos zbulojnë numrat e tyre të…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 211 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 70 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 2 për vozitës fillestar dhe 6 të tera për kalim në të kuqe në semaforë.
Marrëveshja rrit kufirin e borxhit për 2 vjet duke kufizuar disa shpenzime, pasiguria mbetet nëse do të kalojë Kongresin Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kyetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy kanë arritur një marrëveshje paraprake për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilion dollarësh, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh. “Kryetari McCharty dhe unë arritëm një marrëveshje buxhetore në parim. Është një hap i rëndësishëm përpara që redukton shpenzimet duke mbrojtur programet kritike për njerëzit që punojnë dhe duke rritur ekonominë për të gjithë.” Presidenti amerikan e quajti marrëveshjen lajm të mirë për popullin amerikan,…
Futbollisti shqiptar Myrto Uzuni i ka propozuar martesë të dashurës së tij, pasi Granada e ka siguruar inkuadrimin në La Liga. Uzuni ishte më i dalluari në skuadrën e Granadës, duke qenë edhe si golashënuesi më i mirë në Segunda Division, me 23 gola. Uzuni pas aventurës me Granadën, tani do të zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme me kombëtaren e Shqipërisë. /Klankosova.tv.
Analistja amerikane, Ivana Stradner shprehet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor. Me një shënim në rrjetet sociale, ajo thekson se në këtë drejtim Vuçiç ka krijuar një lëvizje të re gjoja pro-perëndimore, në mënyrë që të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim. “Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai…
Spinaqi është ndër ushqimet më të shëndetshme në planet dhe përmbajta e tij është lajm i mirë edhe për diabetikët. Spinaqi përmban një antioksidant të njohur si acid alfa-lipoik, i cili është treguar se ul nivelin e glukozës, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe parandalon ndryshimet oksiduese, të shkaktuara nga stresi në pacientët me diabet. Studimet mbi acidin alfa-lipoik gjithashtu kanë treguar ulje të neuropatisë periferike dhe neuropatisë autonome në diabetikët, njofton klankosova. Sidoqoftë, shumica e studimeve kanë përdorur acid alfa-lipoik intravenoz dhe nuk është e sigurt nëse plotësimi oral do të nxirrte të njëjtat përfitime
Lionel Messi theu një tjetër rekord pasi Paris St-Germain fitoi titullin e paprecedentë të 11-të të Ligue 1 me një barazim në Strasburg. Messi me golin që shënoi në mbrëmjen e së shtunës, është i 496 në top pesë ligat kryesore të Evropës, kështu e kaloi Cristiano Ronaldon, që ka 495. Argjentinasi deri më tani me fanellën e Paris Saint-Germainit, ka realizuar 32 gola. Ai pritet të largohet këtë verë nga Parisi, pasi pati mospajtime me drejtuesit e PSG-së. Messi është lidhur me një kthim në Barcelonë, dhe me një transferim në Arabinë Saudite, pasi u raportua se Al-Hilal i…
Martesa me Tolgahan i ka kushtuar karrierën Almeda Abazit. Themi këtë pasi, teksa ishte e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, aktorja tregoi situatën e ndodhur mes çiftit, ku aktorja refuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hirë të vendimit të Tolgës “Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon.”- ka treguar ajo. E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, ja si u përgjigj:…
Portali politiko.makdomen.net ka arritur që të nxerr 300 mijë klikimet e para të këngës Boom Boom të këngës së Ledrit dhe Mozzik. Në këto klikime shihet se për çudit kjo këngë është duke u klikuar në Indi më së shumti, por edhe në vende të tjera. Në këto klikime India është në vendin e parë, Indonezia në të tretin, Ukraina e Pakistani në vend të pestë e të gjashtë kurse shtete tjera që janë në top 10 janë edhe, Vjetnami dhe Bangladeshi. Kënga për dy ditë ka arritur të këtë më shumë së 2.4 milionë klikime derisa komentet janë shumë…