Protestat e paralajmëruara në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok kanë nisur që më shumë se një orë. Atje janë vendosur një numër i madh ushtarëve të KFOR-it, teksa edhe Policia po ruan ndërtesat e komunave. Në njoftimin e fundit të lëshuar nga PK, thuhet se protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës, duke tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës. “Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”. Njoftimi…
Author: Politiko
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku sot po feston. Arsyeja e festës ka të bëjë me rastin e ditëlindjes së djalit të saj. Afërdita Demaku, ka publikuar imazhe në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa e ka uruar djalin e saj, Pimin për ditëlindje.
Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Nita Latifi ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat te “E Diell”, ku ka treguar shumë të pathëna. Përveç të tjerave Nita është pyetur rreth një deklarate të saj…
Modelja bukuroshe, Afrona Dika, ka qenë kryetemë e mediave pak muaj më parë së bashku me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Blero. Kjo pasi të dy thyen heshtjen mbi ndarjen e tyre dhe patën jo fjalë të mira për njëri-tjetrin në intervistat televizive që dhanë. Megjithatë, Afrona duket ka lënë gjithçka mbrapa dhe ka nisur tashmë një lidhje të re. Siç raportohet, biondja është në lidhje me një djalë zviceran të quajtur James. Megjithëse për gjithë këto muaj ka qëndruar në heshtje në lidhje me prezantimin e partnerit para publikut, së fundmi Dika ka thyer heshtjen. Ajo publikoi një ‘selfie’ me…
Bashkëshortja e këngëtarit, Ermal Fejzullahu sapo na ka treguar se është tejet e zonja. Ariana krahas jetës së saj profesionale, si blogere teksa në shumicën e rasteve e shohim si modele, sot na ka befasuar. Ajo ka bërë të ditur se është kuzhiniere e mirë, madje jo e ushqimeve të thjeshta.Sipas pamjeve, Ariana sot e diele ditë vikendi e ka shfrytëzuar për të gatuar, ushqimin më të kërkuar tradiciona shqiptar e që është flia./kosovarja/ Shiko videon:
Ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme që çifti i njohur Gresa dhe Andi janë ndarë. E gjithë kjo erdhi pasi në profilin e Greses janë zhdukur imazhet e përbashkëta me Andin. Burime të Prive pranë dyshes bëjnë të ditur se ata nuk janë ndarë. “Mund t’i kenë kaluar disa ditë jo të mira por nuk bëhet fjalë për ndarje definitive”, thanë burimet./indeksonline/
Nga sot pensionistët do të mund t’i marrin pensionet e tyre të muajit maj. Pagesa bëhet siç vijon më poshtë: për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa bëhet më datë 29.05.2023; për pensionet prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa bëhet më datë 30.05.2023; për pensionet prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa bëhet më datë 31.05.2023 dhe për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa bëhet më datë 01.06.2023.
Granit Xhaka i ka dhënë lamtumirën Arsenalit, pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në Premier League. Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane shënoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e fundit për edicionin 2022/23. Pas përfundimit të takimit, Xhaka u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Arsenalit, duke bërë një ecje të shkurtër në fushë. Ai kishte të pranishëm edhe fëmijët e tij në fushë, ndërsa pritet që t’i bashkohet Bayer Leverkusenit. Transferimi i tij te skuadra e Bundesligës pritet të kushtojë 15 milionë euro, ndërsa prezantimi i tij pritet të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm./IO
“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] ëndërron të jetë [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë. Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës u ndihmoi kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 Maj. Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë. “Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë…
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan. Në Zubin Potok, raporton për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar, raporton Radio Evropa e Lirë. Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi. Ndërkohë, në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.