Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë shkas që shteti të frenoj në rrugën euro-atlantike, nuk do të jemi as tani, kështu u shpreh në një intervistë për “360 Gradë” në Alsat, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i pyetur për qëndrim pas njoftimeve nga Grupi i Punës për ndryshimet kushtetuese, se tema e 20 përqindëshit nuk është në rendin e ditës, shkruan Alsat. “Në rast se arrijmë që të gjejmë konsensus, do të ishte mirë dhe në interes për të gjithë, për riemërimin e 20%. Në rast se nuk mundemi, nuk do të doja që të jemi alibi për Mickoskin dhe kompaninë,…
Author: Politiko
Pasi dje parlamenti i Maqedonisë, miratoi ndryshimet ligjore për ligjet që përshpejtojnë dhe lehtësojnë ndërtimin e projektit strategjik siç është Korridori 8-10D, ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka thënë se me këtë veprim deputetët mundësuan që Korridori 8-10D të ndërtohet edhe më shpejtë edhe më lirë dhe sipas tij, me këtë veprim të shumicës, i është dhënë fund bllokadës dhe obstruksioneve. “Bashkë me kolegët deputetë të shumicës parlamentare me votimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore i dhamë fund bllokadës dhe obstruksioneve për realizimin e investimit më të madh…
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit për miratimin e ligjeve që trasojnë rrugën e ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D, projekteve më të mëdha infrastrukturore në historinë e vendit. Është për t’u vlerësuar lartë veprimi i sotëm i shumicës së deputetëve që me votën e tyre i dhanë fund bllokadës tendencioze të opozitës, e cila fatkeqësisht vendosi të rreshtohet kundër këtij projekti kapital, duke tentuar me çdo kusht nxirjen e tij edhe përkundër faktit që ai ka përkrahjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Opozita e kryesuar…
Një dosje e FBI-së ka zbuluar një komplot të mundshëm për të vrarë Mbretëreshën e ndjerë të Britanisë Madhe, Elizabeth II gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1983. Sipas dosjes, rreziku u paralajmërua nga një oficer policie në San Francisko, i cili kishte takuar në një lokal personin që do të kryente vrasjen. Oficeri thotë se burri i tha atij se po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome. “Ai do të përpiqej të dëmtonte Mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe rivali kryesor i tij Kemal Kiliçdaroglu e kanë përqendruar vëmendjen tek votuesit që mbështesin partitë e ndryshme nacionaliste, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi po ofron. Partitë nacionaliste si Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia e Mirë (IYIP), Partia e Fitores (ZP) dhe Partia e Unitetit të Madh (BBP) morën më shumë se 23% të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 Majit, gjë që sipas disa ekspertëve i ktheu nacionalistët turq në “fitues te zgjedhjeve”. “Partitë politike dhe kandidatët që e përkufizojnë veten si nacionalistë arritën të marrin një numër të jashtëzakonshëm votash,…
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Sarrazin do të pritet në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 10:00. Vizita e emisarit gjerman duket se vjen pas zhvillimeve që ndodhën dje në veri të vendit, ku u vendosën kryetarët e rinj me asistimin e Policisë së Kosovës. Në komunën e Zveçanit pati tensione më të larta, teksa në tjerat situata ishte më e qetë. /Klan Kosova
Në SHBA, së shpejti mund të implantohen çipe (chips) në trurin e njeriut. FDA ka hapur rrugën për provat e para klinike prej kompanisë Neuralink të Elon Musk-ut. Më parë, ishin ngritur shqetësime për sigurinë. Ato synohet të bëjnë të mundur që njerëzit e paralizuar të ecin dhe të trajtojnë sëmundjet neurologjike: çipat kompjuterikë të implantuar në trurin e njeriut. Testet përkatëse mund të fillojnë së shpejti në SHBA – autoritetet amerikane me sa duket kanë dhënë dritën e gjelbër për studime klinike te njerëzit. Kjo u raportua nga start-up Neuralink, i themeluar nga shefi i Twitter-it, Elon Musk. “Jemi…
Në Bundesligën gjermane të futbollit sot zhvillohet java e 34 e kampionatit, ku edhe do të vendoset se cila nga skuadrat do të shpallet kampion për sezonin 2022/23, Borusia Dortmundi apo Bayerni i Munihut. Borussia Dortmundit sot në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortumnd është nikoqire e ekipit Mainz, ku me fitore eventuale zyrtarisht do të sigurojë titullin kampion i Gjermanisë për këtë sezon. Borussia Dortmund pas 33 ndeshjeve të zhvilluara kryeson tabelën me 70 pikë, dy më tepër se Bayerni i Munihut që ka 68 pikë. Bayerni dështoi në xhiron e fundit që të marrë pikë të plota nga…
Fury: Është një luftë që të gjithë duan ta shohin Tyson Fury po tenton të realizojë një përballje në shtator me Anthony Joshuan, teksa ai kërkon të zhvillojë ndeshjen më të madhe në boksin britanik në Wembley. Kampioni 34-vjeçar po kërkon një shumë të majme parash që të ngjitet në ring, dhe këtë mund ta bëjë ndaj Joshua. Dhe tani promovuesit e tij Queensberry kanë kontaktuar edhe një herë me kampion e Joshuas për të parë nëse ai dëshiron të realizojë një përballje britanike. Dyshja nuk arritën të sigurojnë një luftë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Fury është…
Në vend që të ikë nga një përgjigje, Mickoski të tregojë nëse ka zgjedhur bllokun e BE-së apo bollkun e Levicës. Kështu fillon reagimi i LSDM-së drejt kreut të opozitare VMRO-DPMNE. Nga LSDM akuzojnë Mickoskin se nuk ka qëndrim për çështjet me rëndësi kombëtare, përcjell KlanM. “Mickoski prej javësh nuk ka dhënë përgjigje dhe nuk u ka treguar qytetarëve se çfarë ka vendosur, a do të hyjë në bllokun evropian apo do të mbetet i izoluar me Dimitar Apasiev në bllokun antievropian. Në vend të kësaj, Mickoski, si zakonisht, vendosi të publikojë gënjeshtra të reja, mjegullnajë të re me të…