Disa serbë kanë tentuar që me forcë sot të futen në objektin e komunës së Zveçanit. Ndaj kësaj kanë reaguar policët e Kosovës të cilët ishin pozicionuar tek hyrja e objektit. Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka përdorur sprej lotsjellës për të zmbrapsur sulmin e serbëve.watch
Author: Politiko
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq, kanë shkuar në Zveçan, duke iu bashkuar protestuesve atje. Kështu ka bërë të ditur, gazetari i Klan Kosovës i cili po qëndron atje, Drin Demiri, i cili tha se Rakiq dhe Simiq kanë biseduar me KFOR-in dhe policinë, duke shpalosur kështu dy kërkesa. Ata kanë kërkuar tërheqjen e Policinë e Kosovës nga ndërtesat e komunave si dhe mosardhjen e kryetarëve në këto objekte.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane në një prononcim për Televizionin Telma tha se ndryshimet kushtetuese mund të përfundojnë deri në nëntor, nëse të gjitha partitë dhe të gjithë deputetët e kuptojnë rolin e tyre të përgjegjshëm gjatë kësaj periudhe. “E dimë se procedura në Kuvend zgjat rreth tre deri në katër muaj, mjaftueshëm për të diskutuar dhe miratuar këto amendamente kushtetuese, të cilat janë vetëm një shtesë në sistemin ekzistues të mbrojtjes së komuniteteve”, tha Mariçiq, duke shtuar se pas kësaj do të jemi në një fazë tjetër, një fazë në të cilën do të vazhdojnë negociatat me BE-në, rruga…
Përpjekjet për t’iu drejtuar qytetarëve në gjuhën e tyre, duhet kuptuar si gjeste të bukura, pa paragjykime, zaten ashtu siç janë kuptuar në mediat shqipe politikanët maqedonas që në ndonjë moment solemn kanë bërë përpjekje për të folur shqip, pa i vënë në tallje ato përpjekje parimore, shkruan kolumnisti i gazetës Koha, Daut Dauti, në shkrimin e tij të së shtunës, “Kush e paragjykon maqedonishten e Ali Ahmetit?”. “Si duket, nuk ka fat Ali Ahmeti! Nuk e kuptojnë drejtë as kur bën politikë, as kur në sinqeritetin më të madh jep mesazhe përtej politikës! Duke përjashtuar përfaqësues të ekzekutivit, ai,…
E pyetur për deklaratat e senatorit amerikan Chris Murphi, i cili tha se për të mbajtur marrëdhëniet e mira me SHBA-në, Maqedonia e Veriut duhet t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk dëshiron të interpretojë deklarata e senatorit. Ageler thotë se senatori ishte i qartë dhe se nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, me siguri se në SHBA zyrtarët do të kërkojnë sqarime. “Nuk dua ta interpretojë atë që e tha senatori, besoj që ishte shumë shumë i qartë. Unë isha me të në të gjithë bisedat e tij. Mendoj se poenta e tij ishte…
Dashuria e madhe që martiri i demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdari kishte për Kosovën është e pamohueshme. Lidhjet e tij me presidentin Ibrahim Rugova, me komandantin Adem Jashari e edhe me figura të tjera, e bëjnë të padiskutueshëm kontributin e tij qysh para fillimit të luftës e deri më 12 shtator 1998, kur edhe u ekzekutua. Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, është transmetuar për herë të parë një bashkëbisedim i realizuar para disa viteve me gruan e Azemit, Fatmirën. Ajo si rrallëherë foli për atë kohë të jetës së saj, të cilën e kaloi me shumë…
27 maji do të mbetet një datë e rëndësishme dhe shumë e veçantë për futbollistin Myrto Uzuni. Kjo pasi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare me golin e tij ngjiti Granadën në La Liga dhe mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Uzuni kishte përgatitur një plan, teksa i propozoi për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike. Ky moment bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar gjithandej nëpër TikTok e Twitter. “Uarda do të martohesh me mua?” – ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit…
Shkup, 28 maj/indeks.mk/ -Vetëm brenda një jave, u shpallën rezultatet e dy anketave bërë nga anketues të ndryshëm, por në të dyjat, shihet një gjë që nuk lë dyshime në asnjë moment, se kurdo që të bëhen zgjedhjet parlamentare, të kohëshme ose të parakohëshme, në bllokun politik shqiptar parti fituese del Bashkimi Demokratik për Integrim dhe politikani më i besueshëm, është lideri i saj, Ali Ahmeti. Njerëzit janë të prirë në mosbesim, shpesh duke dyshuar në rezultate “të porositura”, në afërsinë e anketuesve me subjekte të caktuara, por kur një parti del vazhdimisht e para në bllokun etnik të vetin,…
Rusia po planifikon të dëbojë diplomatët gjermanë, mësuesit dhe punonjësit e institucioneve kulturore muajin e ardhshëm, një veprim që ka të ngjarë të shkaktojë më shumë tensione midis dy vendeve tashmë të tensionuara. Ministria e Jashtme e Gjermanisë kritikoi vendimin e Rusisë, duke i quajtur dëbimet e ardhshme “të njëanshme, të pajustifikuara dhe të pakuptimshme”. Disa qindra punonjës të shtetit gjerman, përfshirë mësuesit dhe stafin e Institutit Goethe, i cili promovon kulturën dhe gjuhën gjermane jashtë vendit, mund të dëbohen, njoftoi gazeta e lajmeve Sueddeutsche Zeitung, përcjell Klankosova.tv Ky veprim vjen si përgjigje ndaj reduktimit të shërbimeve të inteligjencës ruse…
Një 37-vjeçare kosovare u gjet e vdekur në banesën e saj në Vevey VD të Zvicrës, të premten, ku dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Të premten, sipas mediumit Blick, shtetasi kosovar, 42 vjeç, është paraqitur në një stacion policor në kantonin e Bernës, i cili pretendoi se kishte plagosur partneren e tij në apartamentin ku ajo jetonte në Vevey. Më pas policia shkoi në shtëpinë e gruas, ku e gjeti viktimën, e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë. I dyshuari u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të…