Author: Politiko

Një shenjë rrugore në Luginë të Preshevës, ku tregon drejtimin për Preshevë, ka mbetur vetëm në gjuhën serbe “Preševo”. Shkrimi “Preshevë” është fshirë. Për këtë ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Ai ka thënë se është njoftuar nga qytetar që mbishkrimi i shenjës së komunikacionit në gjuhën shqipe është fshirë. Për këtë, Lutfiu ka thënë se ka njoftuar “menjëherë organet kompetente dhe më premtuan se do ta përmirësojnë shumë shpejtë”.

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se nuk do të vazhdojë masa e ngrirjes së çmimeve për prodhimet bujqësore. Bekteshi tha se aktualisht çmimet e prodhimeve bujqësore janë në nivel më të ulët se sa ai i ngrirjes. “Nuk do të vazhdojë masa në pjesën e prodhimeve bujqësore duke pasur parasysh se sipas të dhënave që i kemi ne si Ministri e Ekonomisë, shumica e produkteve janë në vlerë më të ulët nga çmimet e ngrira që i kemi pasur më parë. Në rast se, nga dita kur nuk do të vlejë ai vendim për ngrirje, ka keqpërdorime nga…

Read More

Roma dhe Sevilla do të përballen të mërkurën mbrëma në finalen e madhe të Ligës së Evropës. E në dyshim për këtë finale të madhe është ylli më i madh i Romës, Paulo Dybala i cili vazhdon të jetë i lënduar. Sulmuesi argjentinas nuk është në gjendjen e tij më të mirë, i cili ka pasur shqetësime javëve të fundit. 29-vjeçari nuk udhëtoi me skuadrën për në Firence në fundjavë duke vazhduar stërvitjen në Romë me stafin e skuadrës për t’u rikuperuar. Dybala synon të jetë me ekipin të mërkurën ndaj Sevillas të paktën në stol, duke u aktivizuar në…

Read More

Ekipi i “RTV Dukagjini” është sulmuar në veri, gjersa i njëjti ishte duke raportuar për zhvillimet në Leposaviq. Protestuesit e kanë sulmuar veturën e ekipit të RTV Dukagjini teksa ia kanë shpërthyer gomat. Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar. Ekipet e gazetarëve janë sulmuar edhe ditë më parë në veri, lidhur me këto sulme ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka theksuar se gazetarët janë të rrezikuar.

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për mandatin e ri të fituar. Ahmeti në urimin e tij shkruan se populli turk dha verdiktin e tij në këto zgjedhje, ndërsa me presidentin Erdogan uron bashkëpunim progresiv si dy vende aleatë të NATO-s. Statusi i plotë: Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale. I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot siguroi se qytetarët nuk do të paguajnë rrymë më të shtrenjtë se tani, përcjell TV21. Bekteshi thotë se përkundrazi, pritet që qytetarët të paguajnë rrymë më të lirë elektrike. “Ne kemi mekanizma tjera me të cilat mundemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe nëse flasim vetëm për ato 8% unë prej sot ju garantoj se ato 8% do të ulen nëse ka nevojë në parametra tjera në vërtetimin e çmimit. Por kjo nuk do të thotë se vetëm 8% do të ulet. Ka mundësi më tepër se 8%. Dhe ja sot publikisht ju them…

Read More

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot ishte pjesëmarrës në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me grupin punues për transport dhe lidhje ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Botërore. “Dua t’ju siguroj se Republika e Maqedonisë së Veriut po punon me përkushtim në sfidat me të cilat përballet në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. Një hap më afër realizimit të këtij qëllimi është pikërisht ky dokument strategjik Programi Operativ Sektorial për Transport përmes Programit Operativ Shumëvjeçar për Transportin…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në stërvitjen më të madhe shumëkombëshe të këtij viti në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Përgjigje e Shpejtë 23”, në të cilën përveç RMV-së marrin pjesë edhe tre vende anëtare të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Mali i Zi dhe si vend partner i NATO-s Kosova, me rreth 1.850 pjesëmarrës. Kovaçevski tha se përmes operacioneve të ndryshme stërvitore demonstrojmë unitetin e Aleancës Veriatlantike në emër të sigurisë së secilit vend anëtar dhe në emër të paqes botërore. “Shënojmë një tjetër sukses në veprimet tona të…

Read More

Do të ketë rrymë të lirë për dy orë gjatës ditës, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullativ të Energjetikës, Marko Bislimovski, përcjell TV21. Ende nuk është përcaktuar periudha gjatë së cilës do të ketë rrymë të lirë për dy orë, por sipas gjitha gjasave po analizohet periudha nga ora 11 deri në 16:00. “Se kur do të jetë saktësisht do të tregojnë analizat që po i bëjmë, por do të jetë në një periudhë kur çmimi i rrymës është më i lirë”, tha Bislimovski.

Read More

Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një varkë me më shumë se 20 pasagjerë, përfshirë turistë, u fundos nga erërat e forta në liqenin Maggiore në veri të Italisë, thonë mediat lokale. Sipas njoftimeve, një person është ende i zhdukur. Varka u përmbys mbrëmjen e së dielës mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona, thonë mediat italiane. Shërbimi zjarrfikës i Italisë tha se 19 persona ishin të sigurt, por kërkimi i tyre vazhdoi për të zhdukurit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Pesë persona u dërguan në spital pasi u shpëtuan. Raporte të pakonfirmuara në mediat italiane thonë se pasagjerët e anijes…

Read More