Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Bratisllavë, ku po merr pjesë në Forumin GlobSec 2023, ka trajtuar konceptin e ashtuquajtur “Më shumë integrim para anëtarësimit”. Duke iu drejtuar panelit kushtuar të ardhmes së zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai theksoi se edhe pse anëtarësimi i plotë në BE mund të zgjasë disa vite, vendeve kandidate për anëtarësim në BE u duhen hapa të përkohshëm afatshkurtër, por të besueshëm dhe real për të avancuar ekonominë, lidhjen dhe proceset demokratike. “Anëtarësimi në Komunitetin e Energjisë dhe Transportit, së bashku me liberalizimin e vizave, ishin shembuj të mirë se si të eksportohen…
Author: Politiko
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot informoi se MPB-ja në koordinim me Ambasadën e SHBA-së ka zbatuar stërvitjen taktikë “Mjellma 2023”, që, siç theksoi, paraqet edhe një vërtetim si për miqësinë dhe patneritetin e ndërsjelë, ashtu edhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO-Aleancën më të fuqishme politikë dhe të sigurisë. “E çmojmë fuqishëm mbështetjen, të cilën partneri ynë strategjik SHBA-ja na japin përmes Ambasadës amerikane në të gjitha proceset që do të thonë shtet i sigurt dhe i avanvuar, sidomos në proceset eurointegruese. Me këtë partneritet, me vendimet nkurajuese shtetërore, me të cilat e…
Para Maqedonisë së Veriut dhe gjithë popullit është vendimi ku kemi shansin ta vazhdojmë dhe sigurojmë rrugëtimin evropian – thonë socialdemokratët, njofton KlanM. Sipas tyre, është koha për votën për Evropë në Kuvend dhe me këtë të mbyllen, një herë e përgjithmonë, çështjet identitare. LSDM-ja, sic njofton KlanM, thotë se partitë politike kanë dy zgjedhje integrim ose izolim. Ftojnë publikisht liderin e VMRO-DPMNE-së, të del para opinionit dhe të tregojë cfarë ka vendosur. “A do të kyçet në bllokun evropian ose do të mbetet peng i “Levicës” në bllokun anti-evropian. Në takim liderësh shkohet me qëndrim. Para Mickoskit është momenti…
Tuna po vazhdon të mbetet mjaft e komentuar në mediat shqiptare, shkruan “Kosova Sot Online”. Tuna është nënë e dy djemve. Ajo ka një trup mjaft të bukur, ku shumë shpesh shfaqet mjaft joshëse. E tillë është shfaqur edhe në fotografitë e fundit, ku ka pozuar me një veshje të kuqe dhe me poza mjaft sensuale.
Isidor Stefanoviq nga Nisma Liberale Demokratike në Vrajë ka akuzuar shërbimin sekret serb dhe rus se qëndrojnë prapa trazirave në Veri të Kosovës. “E gjitha është skenar i BIA-së dhe FSB-së ruse” ka thënë Stefanoviq. Stefanoviq thotë se Vuçiq po provokon luftë në Kosovë. “Këta ( serbët e dhunshëm në veri) janë po të njëjtit që ushtruan dhunë kundër popullit në Beograd. Vuçiq po provokon luftë në Kosovë” ka shtuar Stefanoviq. /EO permalink
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se çfarë iu ka thënë ambasadorëve të vendeve të Quintit ku përfshihen SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Franca në takimin që pati sot. “Kam diskutuar për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon, transmeton Klankosova.tv. Ai tha më tej se tërheqja urgjente e kryetarëve në veri si dhe e njësisë është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”. Në takim ishte i…
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u lënduan gjatë përleshjeve. Ristuccia tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme. “Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe…
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së hënë në veri. Ajo tha se dhuna në veri e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe njerëzve të tij, ka një skenar. Sipas Tahirit, synimi i Vuçiqit janë Trepça dhe Ujmani. “Skenari i tij është që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive mbi pasuritë minerale dhe ujin në veri”, tha ajo. Ish-negociatorja theksoi se Serbia vazhdimisht ka pasur tendenca ndaj këtyre dy resurseve të Kosovës. “Gjatë shtatë viteve të negociatave në Bruksel, kur isha kryenegociatore Serbia ka shfaqur vazhdimisht tendenca ndaj këtyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike…
Certifikatat e lindjes, të martesës dhe ato të vdekjes do të përmbajnë edhe përkatësinë etnike të shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Udhëzimi i ri me përmbajtjen etnike të dokumenteve të librit amë është nënshkruar, të hënën nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ky vendim është marrë për të shmangur keqpërdorimet mbi bazën etnike gjatë konkurseve për punësime në institucionet shtetërore dhe publike. Gjatë konkurseve për punësime që shpallen nga ministritë, drejtoritë, agjencitë shtetërore, fondet e ndërmarrjet tjera, aplikohet një mekanizëm elektronik i njohur si “balancues”, i cili përcakton se ata që punësohen cilës bashkësi etnike duhet t’i përkasin. Kjo procedurë…
Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension. Në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj. As qeveria dhe as presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e ambasadorëve të rinj, pas një kërkesë nga Top Channel. Por një prej deputetëve anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.…