Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas protestave të sotme në veri të vendit ku u lënduan pjesëtarë të KFOR-it dhe u dogjën vetura të medieve e policisë. Osmani ka shkruar se këto akte të dhunës duhet të dënohen nga të gjithë. “Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani.
Author: Politiko
Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar për një përgjigje të shpejtë ndaj një serie sulmesh raketore ruse gjatë ditës në Kiev. Gjenerali Kyrylo Budanov tha se sulmet e së hënës nuk arritën të frikësonin njerëzit në kryeqytet, të cilët sapo vazhduan jetën. Të gjitha raketat u rrëzuan, thanë zyrtarët, dhe nuk pati raportime për viktima. Megjithatë, mbetjet e raketave ranë në disa zona të banuara në qendër të Kievit. Sulmi i së hënës pasoi pas dy netëve të sulmeve të rënda me dronë, së fundi ishin 16 sulme ajrore në kryeqytetin ukrainas. I fundit ishte i pazakontë sepse…
Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv zyrtari për Informim i KFOR-it, Col Gallieni. “Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën”. “Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italianë dhe hungarezë të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të…
NATO ka dënuar rëndë sulmet ndaj KFOR-it, nga grupet kriminale serbe në veri të Kosovës. Tutje NATO u bën thirrje të gjitha palëve që të marrin masa në de-përshkallëzimin e situatës kritike, transmeton klankosova.tv. ”NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj forcave të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë, njofton Klan Kosova. “Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve”. “Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”.
Televizioni lokal në Gjakovë, “Syri” ka bërë të ditur se vetura e një ekipi nga terreni në veri është gjuajtur me plumba. “Në veri të vendit sulmohet vetura e televizionit Syri. Lëndime nuk ka pësuar askush nga stafi i mediumit tonë”, thuhet në reagimin e televizionit. Sot nga protestuesit serbë në veri janë lënduar rreth 25 ushtarë të KFOR-it, si dhe janë dëmtuar disa vetura të ekipeve të gazetarëve kosovarë.
Alicia Kearns, kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë Serbia i paguan grupet kriminale të serbëve në veri, si dhe i ka sugjeruar të gjithë që të lexojnë një artikull të Neë York Times të publikuar ditë më parë lidhur me këtë çështje. “Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i…
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër dhunën dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve. Tutje, Konjufca, u ka bërë thirrje ambasadave të vendeve mike për ta dënuar ashpër dhunën e strukturave kriminale, transmeton klankosova.tv. ”Dënoj ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren! Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë! Pjesëmarrja e njerëzve të maskuar në atë që u prezantua si protestë, shpërfaqja e simbole të luftërave gjenocidale serbe dhe pushtimit rus në…
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me atë se çka ndodhi sot në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e protestuesve ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme. Xhaçka, ka thënë se tani është koha që të shtensionohet situata, njofton Klankosova.tv. “Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë! Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar!”, shkroi Xhaçka. “Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të…
Policët e SPB Tetovë dje (28 maj) rreth orës 14:00 kanë privuar 38-vjeçarin A.A. nga Tetova, i cili gjysmë ore më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 33-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport.