Author: Politiko

Qeveria duhet ta miratojë Propozim-iniciativën për ndryshime kushtetuese, të përgatitur nga grupi punues, të cilën pastaj duhet ta propozojë deri te Kuvendi. Për hapjen e Kushtetutës, Propozim-iniciativa nevojitet të fitojë përkrahje prej dy të tretave në Parlament. Presidenti Stevo Pendarovski dje konfirmoi se është i njoftuar me përmbajtjen e amandamenteve kushtetuese, të cilat, siç tha, Qeveria sot duhet t’i miratojë dhe t’i propozojë në Kuvend. Amandamentet, shtoi ai, janë formuar sipas marrëveshjes me BE-në dhe në pajtim me konkludimet në Kuvend. Përballë qëndrimit më parë të parashtruar, shefi i shtetit tani thotë se procedura në Parlament duhet të fillojë edhe…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e ngjarjeve të djeshme në Zveçan, tha se dhuna nuk është asnjëherë opsion i mirë dhe se stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihet vetëm me dialog të hapur.Në Twitter, Kovaçevski bëri thirrje për një deeskalim të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit. “Jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi shqetësues të ngjarjeve, përveç një numri të madh të të lënduarve. Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar në misionin e ruajtjes së sigurisë…

Read More

Media prestigjoze amerikane, CNN ka renditur Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion turistik i qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore. Shkrimin e CNN e ka shpërndarë në rrjetin social “facebook” edhe kryeministri, Edi Rama. CNN nuk është media e parë prestigjoze që shkruan për Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore, pasi prej kohësh media të vendeve të ndryshme zgjedhin të shkruajnë për vendin tonë. Postimi i Ramës: 807902440705419SHQIPËRIA, NJË PERLË MESDHETARE dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i…

Read More

Media britanike, BBC ka raportuar për situatën në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj misionit të NATO-s në vend, KFOR-it. BBC raporton se policia dhe trupat e NATO-s u përleshën me protestuesit serbë në veri, ku ka pasur trazira për vendosjen e kryetarëve shqiptarë nëpër objekte komunale. Situata në veri, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Serbisë – G… Gaz lotsjellës dhe granata trullosëse u përdorën për të penguar protestuesit në Zveçan, pasi ata u përpoqën të pushtonin një ndërtesë qeveritare, shkruan BBC. Si BE ashtu edhe SHBA kanë kritikuar autoritetet kosovare për destabilizimin e situatës në veri dhe…

Read More

Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – “në termat më të fuqishëm të mundshëm”. Një ditë më herët atje, grupe protestuesish serbë, që kundërshtonin instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, u përleshën me forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Së paku 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues. “Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Përmes një postimi në Twitter, ai tha se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve…

Read More

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e së martës është e qetë, thanë nga Policia e Kosovës. Edhe sot serbët lokalë kanë vazhduar me protesta. Lavrov flet për situatën në Kosovë: Një shpërthim i madh po përgatitet në … Situata është e qetë dhe aktualisht nuk ka ndonjë incident të shënuar. “Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, tha për REL, Veton Elshani nga Policia e Kosovës. Ai tha se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri…

Read More

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shfaqur me disa poza tepër të nxehta sonte Xhensila, e cila është trendi kohëve të fundit me muzikën e saj dhe bashkëpunimet që bën kohë pas kohe, është paraqitur e veshur me një kostum rozë derisa vozit makinën. Detaji që bije në sy është se këngëtarja nuk ka të veshur sutjena dhe kështu ekspozon pak edhe nga gjoksi i saj. “Shi rozë”, ka shkruar ajo poshtë këtyre fotografive e që duket se ajo kështu ka paralajmëruar ndonjë hit të ri. /GazetaExpress/

Read More

Kordoni i ushtarëve të KFOR’it para objektit të Komunës, këto janë pajmet nga Zveçani KFOR është pozicionuar në Zveçan mëngjesin e sotëm në afërsi të Komunës. Pranë komunës u formua një kordon dhe pak metra përpara dhe një pengesë metalike. Pas kordonit janë tre autoblinda të Njësisë speciale të Policisë së Kosovës, raporton Kontakt Plus Mitrovica. Qasja në ndërtesën e komunës është e ndaluar teksa qytetarët vazhdojnë protestat, nata ka kaluar e qetë. Pamje nga Zveçani:

Read More

Mes falenderimeve për socialistët e Elbasanit, kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë me kundërshtarët e tij politikë. “Duhen mirëkuptar kundërshtarët të cilët deri në momentin e fundit i keni parë, janë të krekosur premtojnë fitore të mëdha, rrëzime të mëdha dhe papritur të nesërmen gdhihen të tronditur nga një gjumë me ëndrra të këqija, flasin për grabitje. Nuk e kanë idenë se çfarë rrjeti zemrash dhe mendjesh është PS”. Në fitoren e 14 majit, Rama tha se rol patën edhe demokratët. “Demokratët vendosën me mendje në 14 maj. Vetëm ne mund ta çojmë Shqipërinë para”. Këshillat e kryeministrit nuk…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli në “Now me Erla Mëhillin” për të ardhmen e partisë, ku ndër të tjera u fol dhe për një garë të mundshme të saj për kryetare. Deri në këto momente, Tabaku u shpreh se nuk ishte ende e qartë se çfarë do të ndodhte me zgjedhjet në PD. “Javës tjetër në kryesi unë do të diskutoj këto propozime, mënyrën se si unë e shoh Partinë Demokratike të ringrihet, mënyrën se si unë e shoh votuesin demokrat, por edhe më gjerë që të ketë një alternativë, që të kenë shpresë dhe ta shohin te…

Read More