Rregullorja e Parlamentit parasheh afate të rrepta për debatin për amendamentet e Kushtetutës. Kryetari iParlamentit, Talat Xhaferi, pret që procedura për ndryshimet kushtetuese të fillojë në mesin e muajit të ardhshëm, informon PRESSonline.al
“Nga momenti i dorëzimit të iniciativës për ndryshime kushtetuese në Parlament deri në miratimin e tyre, duhet të kalojnë së paku 4 deri në 5 muaj”, ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Sapo Qeveria të nënshkruajë Propozimin – nismën për ndryshime kushtetuese të përpiluar nga Grupi Punues, ai duhet të dorëzohet nëParlament. Brenda 30 ditëve pas dorëzimit, nisma duhet të shqyrtohet në legjislativ. Më pas, në dhjetë ditët e ardhshme Komisioni për ndryshime kushtetuese do të diskutojë dhe më vonë do të diskutohet në seancë plenare parlamentare. Vendimi për hapjen e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës merret nga Parlamenti me shumicën e dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Kryeparlamentarit Xhaferi ka theksuar se nëse nuk janë dy të tretat e votave për nismën për ndryshimin e Kushtetutës, procedura do të ndalet. Por as rregullorja dhe as ligjet e tjera nuk kanë përcaktuar nëse duhet të kalojë kohë para se të paraqitet një nismë tjetër. Nëse nuk votohet në përbërjen aktuale parlamentare, atëherë Parlamenti i ardhshëm i sapozgjedhur do të mund të votojë për iniciativën për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës, shkruan PRESSonline.al
Sa i përket çështjes nëse ky do të ishte një skenar zgjedhor, Xhaferi ka theksuar se nuk ka asnjë pengesë nëse janë 61 vota deputetësh për shpërndarjen eParlamentit.
Nëse miratohet nisma për ndryshime kushtetuese, Parlamenti me konkluzion cakton afat në të cilin parashtruesi i propozimit për hapjen e procedurës për ndryshimet Kushtetutese përgatit tekstin e draftit të amendamenteve të Kushtetutës. Nuk ka afat për këtë, por kryeparlamentari Xhaferi pret që të përfundojë për 10 deri në 15 ditë. Drafti i amendamenteve i kalon Parlamentit për diskutim publik, i cili pritet të përfundojë në maksimum 15 ditë.
Përfundimisht, sipas rregullores, koha e caktuar për seancën plenare, seancat dëgjimore të komisioneve dhe debatin publik mund të zvogëlohet, por vetëm nëse nuk ka mjaft deputet të regjistruar për të folur. Në tekstin e propozimit për ndryshimin e Kushtetutës, propozuesi, çdo deputet, trup pune dhe Qeveria kur nuk është propozues, mund të paraqesin amendamente jo më vonë se tetë ditë para seancës së Parlamentit, në të cilën do të miratohen ndryshimet në Kushtetutë, shkruan PRESSonline.al
Kryeparlamentari thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që procedura e ndryshimeve kushtetuese në Parlament të zhvillohet paralelisht me procesin e negociatave për të siguruar një konsensus politik për këtë çështje.
“Proceduralisht nuk është një mision i pamundur. Procesi mund të fillojë dhe gjatë atyre afateve të ketë kohë për debat. Procedurisht është e mundur. Personalisht mendoj se procesi duhet të fillojë dhe të përfundojë, konsensusi është i pashmangshëm në këtë procedurë dhe asnjë procedurë nuk mund të kalojë pa konsensus”, thotë Xhaferi.
Në një pozicion të ngjashëm tani është edhe kreu i shtetit, i cili beson se kjo do të identifikojë dy blloqet në Parlament. Presidenti Stevo Pendarovski ka konfirmuar se është i njohur me përmbajtjen e amendamenteve kushtetuese të cilat shtoi se janë formuar sipas marrëveshjes me BE-në dhe sipas konkluzioneve të Parlamentit. Ndryshe nga qëndrimi i mëparshëm, kreu i shtetit tani thotë se procedura në Parlament duhet të nisë edhe nëse nuk sigurohet shumica e kërkuar.
“Një dilemë e madhe politike është nëse duhet të fillojë procedura për ndryshime kushtetuese, pa siguruar më parë dy të tretat e votave të deputetëve! Edhe mendimi im ka qenë në atë drejtim, por sot jam më i prirur të mendoj se duhet të futen në Parlament, edhe duke supozuar se nuk ke mbeshtetjen e 80 deputetëve. Më lejoni t’ju kujtoj, nëse e kemi harruar, në vitin 2015, para se të hynim në procedurën e parë dhe në marrëveshjen e Prespës, grupi i atëhershëm qeveritar nuk kishte siguruar votat e 80 deputetëve në atë moment”, ka deklaruar Pendarovski, përcjell PRESSonline.al
Më 26 maj, grupi punues miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës me udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozimi i është dorëzuar Qeverisë, e cila do të duhet ta përcjellë iniciativën nëParlament, ku do t’i kalojë të gjitha trupat punuese.
“Ajo që është më e rëndësishme është se ne u pajtuam me atë që është propozim për fillimin e procedurës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës së RMV-së me udhëzime të caktuara, amendamente dhe plotësime aty ku është e nevojshme. Ndryshimet janë në seksionin Preambulë duke shtuar disa komunitete etnike. Pas popullit boshnjak shtohen fjalët: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre, populli egjiptian”, tha pas takimit kryetarja e grupit punues, Margarira Tsatsa Nikolovska.
Përpjekja për të arritur një konsensus për ndryshime në Preambulën e Kushtetutës do të bëhet me gjasë në një takim lidershipi që ende nuk është caktuar.
VMRO-DPMNE opozitare njoftoi se kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski kur janë në pyetje interesat kombëtare dhe shtetërore, por dëshiron të flasë edhe për atë që do të bëhet në periudhën pas dështimit të procesit për ndryshimet kushtetuese.
Ky reagim i opozitares VMRO-DPMNE vjen pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se se në dhjetë ditët e ardhshme do ta ftojë Hristijan Mickoski në një takim, ku do të diskutohet për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe harmonizimin e pikëpamjeve për marrëdhëniet me vendet fqinje.
Ndryshe, në grupin punues për ndryshime kushtetuese nuk janë përfshirë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, të cilët publikisht janë kundër ndryshimeve të tilla.
Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë është kusht për vazhdimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kushtetuta mund të ndryshohet me një shumicë prej dy të tretash në Parlamentin prej 120 deputetशsh, por për momentin shumica nuk i ka votat e nevojshme.
Në ndërkohë, nevojën e miratimit të amendamenteve kushtetuese e theksojnë edhe përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare të cilët kanë dërguar mesazhe se ndryshimi i Preambulës është garanci për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe se i gjithë procesi duhet çmitizuar dhe përmes tij nuk do të humbasë identiteti, gjuha apo historia e popullit maqedonas.(PRESSonline.al)