Institucionet financiare ndërkombëtare presin stabilizimin e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Në uljen e inflacionit ndikojnë më shumë faktorë si normat e kamatave të bankave qendrore tek ne dhe në botë. Pas një inflacioni të lartë prej 14 për qind në vitin e kaluar me nivele historikisht të larta, pritet që ai të ulet nën 10 për qind në muajin shtator të këtij viti. Pritjet janë që inflacioni të vazhdojë të ulet. Pres që nga shtatori në vendin tonë të kemi një shifër një shifrore të inflacionit, që do të thotë se do të bjerë nën dhjetë për qind dhe…
Author: Politiko
Tre persona, duke përfshirë një fëmijë u vranë dhe të paktën 11 persona u plagosën në një sulm me raketa në mëngjes herët në kryeqytetin ukrainas, Kiev, që goditi ndërtesa banimi, dy shkolla dhe një klinikë për fëmijë, sipas autoriteteve të qytetit. Sulmi, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, thuhet se përfshinte 10 raketa Iskander me rreze të shkurtër veprimi. Raportet e para thanë se një vajzë 11-vjeçare, nëna e saj dhe një grua tjetër u vranë. Mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë. Gati 500 fëmijë janë vrarë në sulmet ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë…
Giulia Tramontano rezultonte e zhdukur prej të shtunës së shkruar nga Senago, në periferi të Milanos (Itali). Pas 5 ditësh kërkime, 29-vjeçarja e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, u gjet e masakruar me thikë në një ndërtesë të braktisur në Monte Rosa. Trupi i saj u zbulua pas rrëfimit të të fejuarit, i cili gjatë orëve të natës të së mërkurës pranoi vrasjen duke thënë: “E vrara unë”. Autori i dyshuar kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur vendin fqinj është Alessandro Impagnatiello. 30-vjeçari, sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera, punonte si banakier në disa prej lokaleve më ekskluzive…
NATO nuk mund të pranojë anëtarë të rinj që janë aktualisht të përfshirë në luftë, tha të enjten ministrja e Jashtme gjermane, ndërsa ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të aleancës ushtarake takohen në Oslo. “Politika e dyerve të hapura të NATO-s mbetet në fuqi, por në të njëjtën kohë është e qartë se nuk mund të flasim për pranimin e anëtarëve të rinj (të cilët janë) në mes të një lufte,” u tha Annalena Baerbock gazetarëve përpara bisedimeve jozyrtare. Deklaratat e saj erdhën pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se vendi i tij është gati të bashkohet…
Në pritje të një kundërsulmi nga forcat ukrainase në fushëbetejë, presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar avancimin e bisedimeve të paqes në lidhje me konfliktin në Ukrainë, bazuar në kushtet e vendosura nga Kievi. Duke iu drejtuar konferencës së sigurisë GLOBSEC në Bratislavë, më 31 maj, Macron theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Ukrainës pa bërë asnjë kompromis dhe theksoi se Kievi aktualisht ka avantazhin në fushëbetejë. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm”, tha presidenti francez për lëvizjet e pritshme ushtarake nga Kievi. “Çfarëdo që të ndodhë, unë besoj se ata [ukrainasit] do ia dalin”, tha ai.…
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar për një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton REL. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Një ditë më herët, Borrell takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”. Shefi i politikës së jashtme të…
Sveçla thirrje qytetarëve të mos iu përgjigjen protestave në jug të Mitrovicës: Nuk i ndihmojnë Kosovës Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë apel qytetarëve që të mos i përgjigjen thirrjeve të dyshimta për protestë jug të Mitrovicës. Ai ka thënë se këto thirrje janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës. “Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale. Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve…
Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se ka plagosur të mërkurën mbrëma një 51-vjeçar në Skenderaj. Policia ka njoftuar të enjten se i arrestuari është 31-vjeçari me inicialet L.R. 548729097467353“Një person i dyshuar është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Skenderaj, arrestimi i të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në komunikatën për media. Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, e më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në…
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se pas bisedës së djeshme me kolonelin e trupave amerikane të KFOR-it dhe pas kërkesave të kësaj partie, misioni i NATO-s i ka dislokuar forcat e veta në pesë pika në qendër të Zveçanit. Kjo, sipas Rakiqit, është bërë me qëllim që “të parandalohet hyrja e njësisë speciale të Policisë [së Kosovës]” dhe “të mos ndodhë ndonjë incident”. Forcat e KFOR-it janë të pranishme në rrugët e Zveçanit që nga pasditja e djeshme, por nga KFOR-i nuk kanë konfirmuar se arsye për këtë është parandalimi i Policisë së Kosovës.Rakiq tha se pret që…
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke komentuar zhvillimet në veri, ka thënë se dhuna nuk është rruga e duhur për të zgjidhur një çështje. Ajo, siç thotë ai, duhet të ndëshkohet. Borrell ka thënë para mediave të enjten se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi. “Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Pra, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka thënë Borrell gjatë hyrjes në samitin…