Author: Politiko

PËRPLASEN DEPUTETË TË PARTISË PRORUSE DHE TË PARTISË “VAZHDOJMË ME NDRYSHIMET” Deputetë bullgar janë përplasur fizikisht në seancën e sotme plenare, kurse shkas kanë qenë dy rezoluta të propozuara, njëra nga partia ultranacionaliste “Rilindja” dhe tjetra nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, njofton KlanM. Pas këtyre ngjarjeve seanca është ndërprerë. Deputetë të partisë proruse “Rilindja” kolegët e tyre të partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” I kanë quajtur tradhëtar dhe kanë kërkuar që kjo parti ta kthejë mandatin për formimin e qeverisë. Ngjarjes që kulminoi me rahje, sic percjell KlanM, I kanë paraprirë sulmet e vazhdueshme disaditëshe të partisë proruse ndaj partisë së ish-Kryeministrit…

Read More

Tifozët e Sevilla-s mbushën sheshet kryesore të kryeqendrës andaluziane duke festuar deri në orët e vona, pas fitores për herë të shtatë të Ligës së Europës. Brohorima, fishekzjarre dhe këngë për ekipin e tyre të zemrës, u dëgjuan gjatë gjithë mbrëmjes nga fansat e ekzaltuar. Entuziazmi ishte i madh te fansat, të cilët nuk kishin dalë për të festur trofeun e gjashtë të Ligës së Europës, kjo për shkak të pandemisë në 2020. Festime pati edhe në dalje të stadiumit “Pushkash Arena”, me tifozët andaluzianë që teksa largoheshin nga impianti këndonin dhe tregonin me gishta numrin 7, që simbolizon shtatë…

Read More

Dy shqiptarë raportohet të jenë sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut. Klan Kosova shkruan se ata u sulmuan gjatë kohës që po ecnin në sheshin e qytetit. Sipas të njëjtave burimeve, dy shqiptarët kanë marrë dëmtime të lehta në trup. Kujtojmë se serbët në veri të Kosovës vijojnë sot ditën e katërt të protestave. Ata kundërshtojnë kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit. Këtë të enjte, në protestë dolën edhe një grup qytetarësh shqiptarë në Mitrovicën e Jugut. Ata janë mbledhur pavarësisht kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se situata e tensionuar në veri të vendit është pasojë e “grupeve të armatosura, të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale” të Serbisë. “Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave në veri, atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviçin e Putinin”, tha Kurti në një adresim për gazetarët, raporton REL. “Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk ka mundësi që…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa të dy po marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi. Duke publikuar dy fotografi nga takimi mes tyre në Twitter, Osmani tha se i shprehi solidaritet të plotë presidentit të Ukrainës, vendi i të cilit është në luftë me Rusinë që kur kjo e fundit e nisi pushtimin e paprovokuar në shkurt të vitit të kaluar. “Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura. “Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor. Koha për konflikte është larg nesh. Implementimi I të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe aneksit duhet të jetë imperativ për të dyja vendet”, ka thënë Kovaçesvki në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Moldavi. “Ftojmë të dyja palët për shtensionim dhe vazhdim të komunikimit, me ndihmën e ShBA-së dhe BE-së”. Ai më tej ka thënë se nga ky samit presin që të dilet me konkluzione pozitive.

Read More

Shpenzimet për jetesë në Maqedoninë e Veriut janë më shumë se gjysma më të ulëta se në Gjermani, sipas të dhënave nga Enti Gjerman i Statistikave. Më lirë se në Maqedoni është vetëm në Turqi. Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të lira në Evropë dhe është mbajtesja e rekordeve për çmime të ulëta në shumë kategori, sipas të dhënave të Entit gjerman të statistikave Destatis. Staticienët gjermanë analizuan çmimet e një numri të madh produktesh dhe shërbimesh në kategori të ndryshme në 40 vende evropiane. Që nga marsi i këtij vitit, Maqedonia e Veriut është pjesërisht më e…

Read More

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka bërë të ditur emrat të cilët i llogaritë për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Anglisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Në listën e Milevskit debutues është Sefer Emini, ndërsa në pjesën tjetër nuk ka ndryshime sa i përket futbollistëve nga ndeshjet e kaluara. Gjithashtu do të mungojë edhe Bojan Miovski për shkak lëndimit që pësoi me Aberdinin. Përfaqësuesja e vendit ndeshjen me Ukrainën do ta luajë me 16 qershor në Shkup, përderisa tre ditë më vonë do të zhvillojë transfertën në Mançester përballë super-favoritëve të Anglisë.

Read More

Giulia Tramontano u vra nga i dashuri i saj Alessandro Impagnatiello. Pika e kthesës në hetim erdhi gjatë natës, kur bashkëjetuesi rrëfeu para karabinierëve se e kishte vrarë dhe dha udhëzime për gjetjen e trupit të Xhulias. Impagnetiello dyshohet se e goditi me thikë për vdekje, pas një sherri në shtëpinë e saj, dhe më pas tentoi t’i digjte trupin e saj, por dështoi, siç shkruajnë mediat italiane. 30-vjeçari ka rrëfyer para prokurorëve dhe karabinierëve vrasjen e të dashurës së tij. Trupi i pajetë i 29-vjeçares, shtatë muajshe shtatzënë, u gjet e fshehur në një rrip toke të braktisur pas…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi Në takim ka munguar presidentja Vjosa Osmani, ndërkohë që në veri tash e disa ditë situata mbetet e tensionuar. Edi Rama pati reaguar dy ditë më parë kur Vuçiqi e vuri ushtrinë në gatishmërinë më të lartë, duke thënë se ushtria serbe ka ‘zero fuqi’ afër kufirit me Kosovën. E pyetur sot nga gazetarët nëse do të takohet me Vuçiqin, presidentja Osmani tha se nuk ka plane për ta takuar. Ndërkohë, Vuçiqi para gazetarëve tha se është mirënjohës…

Read More