Author: Politiko

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 183 gjoba, nga të cilat 55 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë për vozitje pa patentë shofer, shtatë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. “Janë vendosur tetë gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 10 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, nëntë masa për parakalim të paligjshëm të automjeteve. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit…

Read More

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë herë me një projekt shumë të bukur të cilin e ka titulluar “Princeshë e bukur”, këngë kjo e kushtuar për vajzën. Kënga e lehtë në formë balade ka marrë pëlqime shumë që nga momenti i publikimit pasiqë në të e gjenë veten secili prind, secili baba. Kënga e mrekullueshme e kënduar nga Aleksander Gjelaj këndohet me mjaft mjeshtri derisa është e shoqëruar dhe me një klip modest por mjaft të bukur derisa këngëtari vet luan në…

Read More

Këtë të enjte është provimi i parë i Maturës Shtetërore 2023, ku mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Sipas rregullores së re, provimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera. Mjediset e provimeve duhet të jenë të mjaftueshme për të paktën 150 nxënës që duhet të vendosen në largësi jo më pak se 1.2 metra.Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për…

Read More

Teksa sot fëmijët festojnë 1 qershorin, vjen një urim nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një mesazh në ‘Facebook’, Meta thekson se nevojitet një Shqipëri më e mirë, e sigurt për të bekuar të ardhmen e fëmijëve. “Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë. Ne duam një Shqipëri të mundësive për ta, të sigurt dhe të bekuar për të ardhmen e tyre.”, shkruan Meta.

Read More

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak mbërrin sot për një vizitë zyrtare sot në Tiranë. Novak do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:00 në Presidencë. Dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të nisë në orën 11:30. Zyra e shtypit të Presidencës bën me dije se në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të…

Read More

Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë Celsius. Në Shkup paradite moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me…

Read More

Në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, do të vazhdojë protesta e serbëve. Gjatë së mërkures situata ishte kryesisht e qetë, derisa nuk kanë munguar sulmet ndaj gazetarëve të cilët po raportonin nga atje. Sulm pati edhe ndaj policisë, ku pati edhe dëmtim të veturave të tyre, e po ashtu gjatë ditës së djeshme u lëndua edhe një zyrtar policor. Protestat e serbëve kanë nisur nga e premtja e 26 majit, ku kryetarët e zgjedhur kishin mësyer që të hynin në zyrat e tyre për t’ia filluar punës. Por, kjo ka qenë e pamundur për shkak se një numër serbëve u…

Read More

Sevilla për herën e shtatë është fituese e Europa League. Klubi spanjoll e mposhti në finale Romën pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, derisa në penallti më e saktë ishte skuadra e Julen Lopetegui, që qëlloi saktë katër herë, derisa ajo e Jose Mourinhos vetëm një herë. E duket se humbja e mërziti goxha fort Mourinhon, i cili bëri një gjest të papapritur. Portugezi s’e mori fare me vete medaljen. Ai e hodhi atë në drejtim të tifozëve. Pamjet e këtij e veprimi të “Special One” u bënë virale kudo në internet. Roma ishte e…

Read More

Sipas medieve gjermane, biseda të reja janë zhvilluar në 24 orët e fundit në mes të Real Madrid dhe Dortmund për Jude Bellingham. Spanjollët dhe gjermanët janë duke punuar në detajet e fundit të marrëveshjes për mesfushorin anglez, para se të zyrtarizohet në qershor. Real Madrid do t’i paguajë së pari 100 milionë euro tek Dortmund dhe bonuset e tjera mund të shkojnë deri në 50 milionë euro.

Read More

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”. Përleshjet midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komunë në veri të Kosovës, lanë 30 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues, më 29 Maj. Trazirat në veri të Kosovës u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në këtë zonë me shumicë serbe, më 26 Maj./REL

Read More