Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se duhet të lehtësohen bisedimet dhe të qetësohet menjëherë situata në veri të vendit. Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, ai ka potencuar se e ka kuptuar qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, duke e pëmbledhur me tri fjali, kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje dhe pastaj normalizim. “Mendimi ynë për Kosovën, para së gjithash, dëshirojmë të shohim stabilitet, paqe dhe zgjidhje të shpejtë të këtij incidenti që ndodhi…
Author: Politiko
Pas zyrtarizimit të disa largimeve të një numër të futbollistëve të cilëve edhe u kishte përfunduar kontrata me klubin, tani në radhë janë prurjet e reja. Sigurisht që kryesia e klubit dhe skautët me të cilët klubi po punon tani e disa vite me radhë, janë mundur që të arrijnë marrëveshje me futbollistë që kanë treguar vlerë. I pari që i bashkohet familjes bardhekaltër është shkupjani Arbi Vosha. Vosha që karrierën tij futbollistike e ka filluar te ekipi i Makedonija Gj.P, shquhet ndër futbollistët më të mirë të vendit tonë, ndërsa pas vete ka dy tituj të Kupës së Maqedonisë…
Fituesi i ‘Big Brother VIP 2’ Luiz Ejlli dhe banorja Olta Gixhari, vijojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes. Luizi së bashku me disa prej banorëve të ‘Big Brother VIP 2’ është përfolur se do të kenë një projekt tjetër gjigand, bëhet fjalë për një film. Së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram Luizi ka postuar një foto me Oltën. Të dy shihen me fleta skenari në duar, ndërkohë që këngëtari ka shkruar thjesht: Filloi! “Filloi…”/ Luizi dhe Olta krah njëri-tjetrit me fleta Nuk dihet konkretisht për çfarë bëhet fjalë ama padyshim, si çdo gjë…
Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në këtë projekt do të punohet shpejtë dhe me korrektësi, duke potencuar dhe 4 fazat e punës të cilat do ta përcjellin këtë faze infrastrukturore. “Sot jemi këtu për të nisur me punimet për Korridorin 8. Me nënshkrimi e marrëveshjes në fillojmë konceptin e ri të ndërtimit të autostradave, më shpejtë dhe më lirë. Sot fillojmë ke 4 aktivitetet kyçe drejt realizimit të këtij projekti. Si hulumtimet gjeoanalitike, eksproprijimin, mekanizimin dhe punën në terren. Do të punohet shpejtë, korrekt dhe qyetarët në…
Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi nga terreni punues për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8, ka folur dhe për rrugën Tetovë-Prizren. Rrustemi tha se janë bërë analizat e fizibilitetit, është zgjedhur trasa e cila ka dhe një tunel, mirëpo për detaje të tjera do të mund të flitet kur të nënshkruhen marrëveshjet në mes të dy shteteve. ‘Për rrugën Tetovë-Prizren kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të dy qeverive, pra Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovë, u bë analiza e fizibilitetit, u zgjodh trasa dhe kemi një tunel më gjatësi 6.2 km që ju…
Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, të cilët filluan nga pikëpagesa Tetovë-Gostivar. Grubi nga gazetarët u pyet për heqjen e 20 përqindshit nga Kushteta e Maqedonisë Veriut dhe u përgjigj se e njejta do të ndodh kur t’i vije koha. Ai poashtu ka dhënë se mesazh për qetësim të situatës në Veriun e Kosovës, pasi siç u shpreh, rajonit I duhet stabilitet dhe paqe.
Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi është deklaruar sot rreth shpifjeve që po i bën opozitarja VMRO-DPMNE ndaj tij. Grubi tha se ndjen keqardhje për nivelin e ulët në të cilën ndodhet VMRO-ja, teksa përmendi dhe rejtiungun më të lartë në anketa që gëzon ish-lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski. “Më vjen keq për nivelin në të cilin ka ra opozita, për shpifjet e tyre. Paramendoni, azilanti Nikolla Gruevski ka më shumë rejting tek votuesit e VMRO-së se sa kryetari aktual Mickoski, i cili as minimumin e 1 të tretës së elektoratit të VMRO-së duket se nuk e ka…
Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka deklaruar se ndihet shumë komod, pasi po realizohen shumë projekte që janë prolonguar me vite. Grubi nga vendfillimi i punimeve të Korridorit 8, deklaroi se nuk ka kush që i bllokon punët të cilat janë nisur sepse sfidat u tejkaluan. “Jam komod që nga dita e parë sepse sa më shumë pengesa aq më shumë vullnet për punë. Shikoni së çfarë jemi duke bërë, projekte që me vite nuk janë bë, për 15, 20 vite… ne po i realizojmë. Ne po i lëvizim malet! Me ç’rrënjosem bllokadën e VMRO-së dhe Levicës në…
Prej sot pushon së qeni i vlefshëm vendimi i qeverisë me të cilin ishin të ngrira çmimet e disa produkteve bujqësore, bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, miellit, vajit për gatim, vezëve, orizit, pastave, qumështit dhe produkteve të qumështit. “Shkrihen” edhe çmimet e pelenave për fëmijë, letrës higjienike, pecetave të lagura dhe pecetave higjienike. Autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të këtyre produkteve dhe nëse kjo ndodh, menjëherë do të merren masat e duhura. Situata monitorohet në baza ditore dhe vlerësimi është se për momentin nuk ka vend për luhatje të mëdha çmimesh. Sipas të…
Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, hyjnë në fuqi tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor të vitit 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit – Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në Ballkanin Perëndimor me Letërnjoftime, Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve. Nga MPJ Maqedoni njoftojnë se marrëveshjet pritet të hyjnë në fuqi në tre vendet e tjera nënshkruese, në pajtim me procedurat e përfunduara ligjore në to – Republikën e Serbisë, Malin e Zi dhe Bosnje…