Author: Politiko

Elita Rudi ndjek trendin e momentin, ja si duket më këtë ndryshim Moderatorja Elita Rudi, së fundmi ka prerë balluket dhe duket krejt ndryshe. Ky model i flokëve është trendi i fundit që shumë figura publike po e bëjnë.Elitës duket se ky stil i shkon shumë, kjo konfirmohet edhe nga ndjekësit e moderatorës që i dhanë shumë komente pozitive, shkruan Kosovarja.

Read More

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Melisa Lleshi po punon fort në projekte të reja muzikore. Artistja së fundmi ka zbuluar se së shpejti lanson projektin e radhës madje në duet. Ajo postoi fotografi të reja nga xhirimet por nuk dha shumë detaje rreth këngës dhe bashkëpunimit. Megjithatë Melisa zbuloi pak nga teksti dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë të plotë./prive

Read More

Çmimi i Madh i Monakos në Formulën 1, i zhvilluar të dielën, shënoi garën e radhës zhgënjyese për Ferrarin. Sharl Lëklerk në vend të gjashtë dhe Karlos Sainz në të tetin është një rezultat i dobët, që nuk kënaq askënd në Maranelo, me skuadrën italiane që përpiqet të gjejë shkaqet e paraqitjes së radhës “flop”. LËKLERK – Piloti monegask u përpoq të shpjegonte se çfarë ndodhi: “Ne kemi luftuar me gomat e forta, ato ishin mirë fillimisht dhe unë po i ruaja gomat e pasme. Ishim në vështirësi dhe ka shumë punë për të bërë për menaxhimin e gomave. Është…

Read More

Etrit Berisha do të largohet përfundimisht nga skuadra e Torinos në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet italiane të enjten. Bëhet e ditur se Berisha pritet ta shkëpusë kontratën me Torinon, e cila i skadon verën tjetër. Thuhet se palët ka kohë që janë në negociata për një marrëveshje të tillë, e cila do të finalizohet me të përfunduar edicioni aktual në Serie A, ku xhiroja e fundit e tij do të luhet këtë vikend. Portieri 34-vjeçar këtë edicion nuk ka qenë fare në planet e Torinos dhe nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin e drejtuar nga…

Read More

Spekulimeve ju vjen fundi, Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, i cili tha se ndeshja ndaj Clermont do të jetë e fundit e Messit te kampioni francez. “Unë e kisha privilegjin për të trajnuar lojtarin më të mirë në histori të futbollit, këtë vikend do të jetë ndeshja e fundit e Messit te PSG në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, tha Galtier. Në 74 paraqitje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain, Lionel Messi shënoi 32 gola ndërsa regjistroi 35 asistime.

Read More

Mbrëmjen e djeshme (31 maj) rreth orës 21:25, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 36-vjeçarin F.A. nga një fshat i Gostivariz, për të cilin gruaja e tij 25-vjeçare ka raportuar se gjysmë ore më parë e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur. F.A. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.TS

Read More

Të mërkurën mbrëma 10 minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë së Tetovës kanë arrestuar 36 vjeçarin me iniciale B.B nga Tetova, i cili ishte denoncuar nga prindërit e tij se rreth orës 22 në shtëpinë e tyre është sjellur në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. Ai është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e rastit.

Read More

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një takim të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski, takimi u mbajt në margjinat e Samitit të dytë të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau. Kryeministri Kovaçevski me këtë rast theksoi mbështetjen e fuqishme që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. “Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ne mbështesim sovranitetin dhe…

Read More

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik per Integrim në mbledhjen e fundit të mbajtur në Tetovë ka vendosur shefat e komisioneve komunale per zgjedhjet brendapartiake qe do të mbahen më 2 korrik të vitit 2023. Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti ka propozuar ish drejtorin e Inspektoratit Teknik, Ekrem Bunjakun për Shef të Komisionit Komunal Zgjedhor në degën e BDI-së në Çair. Kujtojmë, BDI-ja vitin që lamë pas, praktikoi për herë të parë në historinë e politikës vendore, parimin një anëtar një votë. Ky parim do të përdoret edhe në degët ku pritet të ketë zgjedhje të brendshme në të cilat do…

Read More

Shkup, 1 qershor/indeks.mk-Kjo që po bën tani VMRO-ja paraqet kulmin e demagogjisë së Mickovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij rreth tij, sepse pikërisht disa anëtarë të shquar të VMRO-së, fshehurazi dhe publikisht, kanë punuar për afrimin, ose më mire thënë, për marrëdhënie “të natyrshme” me Bullgarinë. Nuk po themi se është diçka negative, por të paktën duhet ditur ky fakt, shkruan portali redakjaja.mk. në editorialin e vet, duke u ndërlidhur në një pjesë të intervistës për TV Shenja të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Risto Penov. Për më tepër, në tekstin e titulluar “Pse ka të drejtë Penov për hipokrizinë e…

Read More