Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë këmbëngulën të enjten se duan të zbutin një krizë të dhunshme në veri të Kosovës, por treguan pak shenja të tërheqjes nga pozicionet e tyre kundërshtuese. Me të mbërritur në një samit në Moldavi me më shumë se 40 liderë evropianë, Vjosa Osmani e Kosovës dhe Aleksandar Vuçiqi i Serbisë nuk e përshëndetën njëri-tjetrin edhe pse qëndronin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit në tapetin e kuq. Të dyja palët janë nën presionin ndërkombëtar për të zgjidhur krizën më të fundit mes qeverisë së Kosovës dhe serbëve që janë shumicë në veri. Osmani tha se…
Author: Politiko
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimin që e pati dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se takimi në fjalë u bë për të gjetur një zgjidhje për situatën që është duke ndodhur në veri të vendit pas protestave të ditëve të fundit. “Ne kërkuam depërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës, rivendosjen e qetësisë dhe palët të kthehen në përpjekjet e tyre për normalizimin e raporteve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”,…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, gjegjësisht Njësia për siguri në komunikacionin rrugor nesër dhe pasnesër (02.03.06, e premte dhe e shtunë) dhe për shkak të festës së ardhshme fetare Dita e Shpirtrave, do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, për qarkullim të sigurt dhe të qetë. Përkatësisht, duke filluar nga ora 06.00 e datës 2 qershor, qarkullimi deri te varrezat e qytetit të Butelit do të zhvillohet në një drejtim (rrethor), pra të gjitha mjetet do të shkojnë përgjatë rr. “Butelska”, në të majtë përgjatë rr. “Aleksandar Urdarevski”, në të majtë përgjatë rr. “Boca Ivanova” dhe…
Këngëtarja e njohur njihet se është kontraverse me atë se çka thotë dhe tregon. E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fund, shkruan “Kosovarja”. Përmes një imazhi që ka publikuar, Enca shihet në pushime dhe duket se po i shijon. Në foton që ka zgjedhur për postim, ka ironizuar duke shkruar se është vajzë për shtëpi. Pajtoheni me Encën?/Kosovarja/
Disa qytetarë kanë filluar të mblidhen tek Ura e Ibrit, pavarësisht thirrjeve të institucioneve që të mos marrin pjesë në një marsh i cili është thirrur në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara nga RTV Dukagjini dëgjohen protestuesit teksa këndojnë këngën patriotike “Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”. Tek Ura e Ibrit prezentë janë edhe Policia e Kosovës. Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ka apeluar qytetarët të mos t’u përgjigjen këtyre thirrjeve, të cilat sipas tij po përhapen nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër…
“Tarifat parafiskale shpesh përmenden nga komuniteti i biznesit si një faktor që ndikon në konkurrencën e ekonomisë, duke marrë parasysh kërkesat e sektorit të biznesit për parashikueshmëri dhe racionalitet më të madh të barrës administrative nga të ashtuquajturat tarifa parafiskale, dhe në të njëjtën kohë të zbatimit të aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit për Strategjinë për ekonominë joformale, duke filluar nga viti 2019, Ministria e Ekonomisë ka realizuar një sërë aktivitetesh për krijimin dhe analizën me qëllimin përfundimtar – propozimet për optimizimin e tarifave parafiskale”, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në panelin “Politikat për racionalizimin e tarifave…
Dea Mishel konfirmon lidhjen e re, nuk do ta besoni kush është “Princi i kaltër”. Dea Mishel konfirmon lidhjen e re, nuk do ta besoni kush është “Princi i kaltër” Dea Mishel pas daljes nga “Big Brother”, u aludua për një lidhje të mundshme me ish banorin Krist Alijaj.Dea së fundmi këtë e konfirmoi edhe vetë me një postim që bëri në Instastory: ““Na zbuluat…E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin”. Nga shoqërimi i tyre ditët e fundit, kjo edhe mund të besohet.Kujtojmë që edhe ish i dashuri i Deas kishte ngjashmëri të madhe me Kristin, shkruan Kosovarja.
Yllka Kuqi sot po feston 1 Qershorin bashkë më vajzën e saj Luizën. Luiza është fëmija i vetëm që ka këngëtarja. Ajo shkruan: “Urime 1 qershori 👶👧🧒Urojë dhe lutem cdo dite për lumturinë e fëmijëve 🙏❤️ Kete album te Luizes qe po e ndaj me ju e kam…”Luiza i ka zbukuruar jetën Yllës, këtë e ka thënë shumë herë nëpër intervista vetë artistja, shkruan “Kosovarja”.
Festë në familjen e Gilit. Gili sot uroi të birin për ditëlindjen e tij të 32-të. Ajo shkruan : “Djali im i parë Roberti-sot e ka ditëlindjen I gëzofsh 32 vitet i lumtur me familjen e shoqërin ! Gëzuar”. Me rastin e ditëlindjes nuk munguan edhe urimet nga familjarët e koleget e Gilit. Edhe pse fëmijët i janë rritur e është bërë gjyshe, Gili vazhdon të duket si vajzë e re, shkruan Kosovarja.
Që pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP, Jori Delli u kthye në një ndër banoret më të pëlqyera nga publiku. Ish-banorja është goxha aktive në rrjetet sociale, ku numëron mbi 500 mijë ndjekës në Instagram dhe ndan për ndjekësit foto apo video të momenteve nga përditshmëria e saj. Dhe pse gjërat që bukuroshja poston kanë të bëjnë me projektet e saj apo video ‘funny’ që realizon në TikTok, duket se nuk lejohen në Rusi. Me anë të një postimi në InstaStory, Jori ka pubikuar njoftimin që i kishte ardhur ku Rusia i kishte bllokuar një prej videove. ”Russia nuk më…