Author: Politiko

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vijojnë edhe këtë të premte, për të pestën ditë radhazi. Numri i pjesëmarrësve ishte më i ulët të enjten, krahasuar me ditët e para. Kosova është vënë nën presion diplomatik për të çtensionuar situatën. Bashkimi Europian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri. Janë tre kërkesa që BE nxori për Kosovën: • Zgjedhje të reja tani • Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to • Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe…

Read More

Mediat amerikane njoftuan se prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë siguruar një kasetë në të cilën ish-Presidenti Donald Trump dëgjohet tek thotë se ka një dokument të klasifikuar të Pentagonit në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Regjistrimi është bërë pas largimit të tij nga detyra e presidentit. Rrjeti televiziv CNN, i cili njoftoi i pari rreth audio-regjistrimit, bëri të ditur se zoti Trump dëgjohet tek thotë se ai donte ta ndante informacionin sekret edhe me persona të tjerë, por e dinte se kishte kufizime në lidhje me kompetencat e tij për të deklasifikuar dokumente sekrete, pas largimit…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe tani që “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, fansat duan të dinë sërish çdo gjë në lidhje me çiftin e njohur. Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Ndërkohë fansat janë shumë kuriozë të dinë nëse ata jetojnë bashkë, pasi në finalen e madhe të BB VIP ata i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre…

Read More

Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Shijak, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ai është qëlluar nga një person tjetër, tashmë i identifikuar nga Policia, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në Shijak, në lagjen “Popullore”, ku shtetasi E. H., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë…

Read More

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri të Kosovës. Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Grubi këshilloi zyrtarët më të lartë të Kosovës që vendimet e tyre t’i konsultojnë dhe koordinojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Blendi Fevziu: A keni kontaktuar me Kurtin z.Grubi? Ju personalisht ose qeveria e Maqedonisë? Artan Grubi: Jo. As Kurti me ne, as ne me Kurtin. Blendi Fevziu: Një vendim i marrë në Kosovë impakton shqiptarët, impakton dhe shqiptarët e Maqedonisë. Në gjykim…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje direkte sonte në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun tha se situata aktuale me veriun e Mitrovicës nuk është e rrezikshme sepse po bëhet për konsum të brendshëm. I pyetur se si duhet të reagoj Albin Kurti në këtë pozitë, Grubi dha një përgjigje interesante. “Ali Ahmeti deri më tani as edhe një vendim nuk e ka marrë pa u konsultuar me SHBA-të, pra edhe z.Kurti duhet të rëndit aktivitetet e veta në koordinim më SHBA-të dhe BE-në. Me Kurtin nuk kam kontaktuar sepse mbase është i zënë në këtë situatë, dua të…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në përurimin e hapësirave të rinovuara të repartit të pediatrisë në spitalin e Gostivarit. Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se është obligim I gjithësecilit që të kujdeset për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve. Statusi i plotë: Ishte kënaqësi që me rastin e Ditës botërore të fëmijëve, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti, drejtorin e Byrosë për Ekspertizë Ligjore, Valdet Xhaferi dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Ylber Ademi lëshuam në përdorim repartin tërësisht të…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje direkte sonte në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun tha se situata aktuale me veriun e Mitrovicës nuk është e rrezikshme, sepse sipas tij është situatë e nxitur nga presidenti Aleksandar Vuçiq për të humbur fokusin nga situatat e krijuara në Beograd kundër tij. “Situatën në Kosovë nuk e shoh si shumë të rrezikshme, me vjen keq për dhunën e protestuesve ndaj policëve dhe forcave të KFORIT, po përdoret kjo situatë për konsum të brendshëm dhe kjo situatë i erdhi si BINGO Vuçiqit pas probleme të brendshme shtetërore që ka pasur atje pas…

Read More

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të gjetur peshën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. “Ai dukej i lodhur dhe me rrathë të zinj poshtë syve gjatë daljes së tij publike më 16 Maj dhe pesha e tij rezultoi 142 kg, sipas analizës së inteligjencës artificiale”, tha një prej anëtarëve të komitetit parlamentar të inteligjencës. Ai nuk tha se çfarë programi është përdorur, por shtoi se besohet që lideri i Koresë së Veriut vuan nga një formë e rëndë e çrregullimit të gjumit. Sipas një raporti të inteligjencës, Korea e Veriut ka grumbulluar…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është shprehur se një rrugë e qartë për pranimin e Ukrainës në NATO është e rëndësishme. “Ky vit është për vendime,” tha ai, duke shtuar se samiti i NATO-s në Vilinius duhet të përfshijë një ftesë të qartë për Ukrainën. “Çdo dyshim që shfaqim në Evropë është një llogore që Rusia do të përpiqet ta pushtojë”, ka thënë Zelenky gjatë qëndrimit në Moldavi me liderët e tjerë botërorë, në mesin e tyre është edhe presidentja Vjosa Osmani, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Read More