Author: Politiko

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi kanë qëndruar sot për vizitë në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se drejtësia e krerëve të UÇK-së do të konfirmohet. Statusi i plotë: Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti qëndruam sot për vizitë në familjen e ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju treguar se jemi në mbështetje të tyre dhe të bindur në fitoren e drejtësisë së djalit të tyre dhe bashkëluftëtarëve të tij. Hashimi me shokë janë themeli i lirisë dhe shtetësisë…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar sot familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook, Ahmeti shkruan se Thaçi me shokë po mbrojnë dinjitetin e luftës së pastër të UÇK-së, ndaj edhe do të kthehen si fitues në vendin e tyre. Statusi i plotë: Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën…

Read More

Ndryshimi i pabesueshëm i Fatmir Spahiut, kilogramët e tepërt janë zhdukur Aktori Fatmir Spahiu sapo ka postuar një fotografi të re në rrjete sociale. Dhe, imazhi që servohet në këtë foto, është thjesht befasues. Aktori duket i tjetërsuar për shkak të rënjës së madhe në peshë. Siç kuptojmë, Fatmir Spahiu deri më tani ka humbur rreth 70 kilogram.

Read More

“Ndryshimet dhe shtesat në pesë ligjet që u votuan në Kuvend synonin të mundësonin një ndërtim më të mirë, më efikas dhe më të shpejtë jo vetëm të korridoreve 8 dhe 10-d, por edhe të projekteve të tjera strategjike infrastrukturore në vend në pjesën e infrastrukturës rrugore, infrastrukturës hekurudhore, infrastrukturës së gazit dhe infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në intervistën për “Tema e ditës” në televizionin Sitel, përcjell Indeks.mk “Qëllimi ynë është që të bëhemi me një infrastrukturë moderne për kyçje dhe me ndryshimet ligjore kjo do…

Read More

Ministria e Mbrojtjes informon se ka mbërritur autokolona ushtarake me mjetet e reja të Ushtrisë – blindat e lehtë JLTV Oshkosh të cilat janë prodhim amerikan. Nga Ministria thonë se mjetet e blinduara të lehta JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Repubikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të mbështesin Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, që është njësia e NATO-s. Projekti “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut…

Read More

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian votuan më 1 qershor për ta ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës, një muaj pasi Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për t’iu bashkuar Konventës së Stambollit për ta luftuar dhunën ndaj grave. Konventa e Stambollit, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument ligjor gjithëpërfshirës që synon mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës, duke përfshirë dhunën në familje. Duke iu bashkuar kësaj Konvente, BE-ja si dhe vendet anëtare i bashkohen “zero tolerancës” ndaj dhunës së ushtruar ndaj grave. “Evropa është në anën e grave, për t’i mbrojtur nga dhuna. Të gjitha gratë…

Read More

Autoritetet meksikane kanë gjetur 45 çanta me mbetje njerëzore në një luginë jashtë qytetit perëndimor të Guadalajara. Zyrtarët po kërkonin për shtatë punonjës të rinj të qendrës së thirrjeve, të cilët ishin raportuar të zhdukur javën e kaluar, kur gjetën trupat. Eshtrat përfshijnë burra dhe gra, dhe numri i trupave nuk dihet ende. Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndriçimit të dobët. Zyra e prokurorit të shtetit për shtetin perëndimor të Jalisco tha në një deklaratë se, pas një informacioni në kërkimin e shtatë personave, ata kishin filluar të kontrollonin në luginën…

Read More

WhatsApp po teston një veçori të ndarjes së ekranit. Funksioni është i disponueshëm vetëm për disa testues beta për momentin. Me përditësimin e ri, përdoruesit mund të ndajnë ekranet e tyre gjatë një videotelefonate. Opsioni i ndarjes së ekranit do të jetë në fund të ekranit pas fillimit të telefonatës me video. Është në pamjen e kontrollit të telefonatës, e cila gjithashtu i lejon përdoruesit të heqin zërin e telefonatës, të ndërrojnë kamerën dhe ta mbyllin telefonatën. Kur një përdorues zgjedh të ndajë ekranin e tij, gjithçka në ekran do të kapet dhe ndahet me personin në telefonatë.Është e rëndësishme…

Read More

“E shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint-Germain”,- tha trajneri i klubit francez, Christophe Galtier për argjentinasin në konferencën për shtyp të dhënë këtë të enjte. Disa orë më vonë, përmes një deklarate për mediet franceze, klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk u shpreh saktë. “Christophe Galtier u shpreh jo shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Messin dhe PSG këtë sezon”-bën me dije klubi parizien.

Read More

E ardhmja e Mateo Kovacic duket se do të jetë larg Chelsea-s. Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi londinez i ka dhënë leje Manchester City-t për të nisur negociatat për të afruar Mateo Kovacic. Megjithatë, për momentin duhet të arrihet një marrëveshje për çmimin e kartonit, me kontratën e 29-vjeçarit që skadon në vitin 2024, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe Bayern Munich.

Read More