Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA
    MAQEDONI

    Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

    01/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri të Kosovës.

    Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Grubi këshilloi zyrtarët më të lartë të Kosovës që vendimet e tyre t’i konsultojnë dhe koordinojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Blendi Fevziu: A keni kontaktuar me Kurtin z.Grubi? Ju personalisht ose qeveria e Maqedonisë?

    Artan Grubi: Jo. As Kurti me ne, as ne me Kurtin.

    Blendi Fevziu: Një vendim i marrë në Kosovë impakton shqiptarët, impakton dhe shqiptarët e Maqedonisë. Në gjykim tuaj, çfarë po ndodh në Kosovë dhe kush e ka përgjegjësinë?

    Artan Grubi: Kosova është vetëm 15 km larg nga Shkupi dhe çdo zhvillim atje përjetohet sikur të jetë zhvillim këtu, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit sepse e shohin si një faktor qoftë konstruktiv, qoftë destabilizues, varësisht nga zhvillimi. Çdo zhvillim në Kosovë ka ndikim të jashtëzakonshëm në Maqedoni dhe ngjall drojë shumë të madhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse në mendjen e tyre lufta e vitit ’98 dhe ’99 në Kosovë prodhoi luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

    Blendi Fevziu: Sa e rrezikshme është situata në Kosovë?

    Artan Grubi: Me kaq sa kam vlerësime nuk e shoh si shumë të rrezikshme. Me shumë keqardhje i ndoqëm zhvillimet atje në veri dhe më vjen shumë keq për veprimet e dhunshme të serbëve atje në veri. Këto zhvillime i erdhën Presidentit Vuçiç si një bingo për arsye të protestave të mëdha në Serbi kundër qeverisë dhe kundër Presidentit Vuçiç. Opinioni publik në Serbi është defokusuar tërësisht. Nuk shoh asgjë serioze, asnjë shqetësim për Presidentin Vuçiç dhe po tenton të krijojë një krizë të shpifur në veriun e Kosovës.

    Blendi Fevziu: Cili duhet të jetë qëndrimi i Kurtit, sipas jush?

    Artan Grubi: Ali Ahmeti që nga themelimi i partisë së tij nuk ka marrë një veidm të vetëm pa u konsultuar me SHBA. Vendime të mëdha flasim. Për çdo gjë kemi kërkuar pranim në ambasadën amerikane dhe në atë të BE, por kryesisht në atë amerikane. Vlerësoj që z.Kurti dhe qeveria e Kosovës do duhet të bashkërendojnë aktivitetet e veta afër me SHBA dhe BE.

    Blendi Fevziu: A ka një krizë në raportet mes Kurtit dhe Shqipërisë ose shqiptarëve të Maqedonisë. Ju thatë s’kemi kontaktuar, Rama thotë nuk kemi kontaktuar. Kjo duket pak e çuditshme.

    Artan Grubi: Ndoshta nuk ka kohë, ndoshta është shumë i zënë Kryeministri Kurti. Kontakti i vetëm ka qenë vetëm për ministrin e Brendshëm. Jashtë kësaj asnjë komunikim zyrtar as nga ambasada as nga qevera e Kosovës. Do kishim dashur që t’ju dalim në ndihmë.

    Blendi Fevziu: Ndërkombëtarët ju kanë kërkuar që ti influenconi?

    Artan Grubi: Po po. Sot isha në ditën kombëtare të Italisë, prej atje po vij, dhe temë kryesore ishin zhvillimet në Kosovë dhe se a kemi kontaktuar ne me autoritetet dhe se a mund të ndikojmë me kontaktet tona që kemi në Kosovë që të ulen tensionet në veri dhe të rikthehen palët në tavolinë.

    /tvklan.al

    Previous ArticleGrubi: Ali Ahmeti as edhe një vendim nuk e ka marrë pa u konsultuar me SHBA-të, edhe Albin Kurti vendimet duhet t’i koordinoj me aleatët tanë
    Next Article Të shtëna me armë në Shijak, 50 vjeçari plagoset nga plumbat dhe përfundon në spital(Detaje)

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.