Author: Politiko

“Kjo është periudha kur duhet të marrim vendimet kyçe për të përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane, sepse BE-ja është rruga jonë e vetme”, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në një postim në Facebook pas takimit me ushtruesin e punëve në Ambasadën Amerikane në vend, Erik Majer. Siç tha Kovaçevski, me Majerin, përveç procesit të integrimeve evropiane, është biseduar edhe për mbështetjen e SHBA-së në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike.“Ramë dakord që vendimet e guximshme sjellin sukses, Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet edhe anëtare e BE-së, për çka vendi ynë ka mbështetje të fortë dhe konkrete…

Read More

Kemi shumë projekte të suksesshme që tregojnë se inovacioni nuk njeh kufij – ekziston në të gjithë sektorët dhe sferat, thotë Festim Halili, drejtor i FIZHT. Sa ka investuar FIZHT në kompanitë fillestare në tregun vendor? A është i kufizuar roli i Fondit në investime financiare apo ai investon know-how përveç mjeteve financiare? Kompanitë fillestare janë bartësit kryesorë të zhvillimit dhe inovacionit në Maqedoninë e Veriut. Jemi krenarë për faktin se më shumë se 50% e kompanive të mbështetura përmes instrumenteve FIZHT janë kompani startup të sapothemeluara. Këto të dhëna tregojnë qartë se Fondi është institucion lider për mbështetjen e…

Read More

Koment: TetovaSot VMRO një parti e themeluar prej fillimi kundër shqiptarëve, duke kërkuar që tju pres krahët e shqiponjave, vazhdon akoma këtë rrugëtim të tmerrshëm politik për kauzat e tyre nacionaliste. Takimi mes liderit të VMRO-së, Mickovskit me kryeministrin Kovaçevski shpërfaqi anën e errët të kësaj partie që doli të jetë pro bullgarëve në kushtetutë, por ajo që u dhemb më në fund e thanë haptazi dhe ai është kryeministri i parë shqiptarë. Kot e paskan ruajtur këtë sekret sepse shqiptarët moti kohë ua kanë lexuar këtë letër nga xhepi. Ky mobilizim maqedonas dhe ekstremisht i keq, tregoi monoetnicitetin e…

Read More

Tragjedi në Itali. Një vajzë 1-vjeçare është gjetur e pajetë në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës. Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta çuar në kopësht. Bashkëshortja e tij duhej ta merrte vajzën në mesditë, por kur ajo mbërriti në dyert e çerdhes, edukatoret i shpjeguan se vajza nuk kishte qenë aty gjatë ditës. Duke qenë se babai i vajzës punonte shumë pranë çerdhes së fëmijëve, nëna duke dalë nga kopshti ka pikasur makinën e…

Read More

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim zëvendës ambasadorin amerikan, z. Eric Meyer. Grubi dhe Meyer kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, procesin e ndryshimeve kushtetuese, rrugën e integrimit europian si dhe fillimin e punimeve të Korridoreve 8 dhe 10D. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike në vend si dhe procesin e integrimit europian dhe vazhdimin e rrugës drejt hapjes së kapitujve negociues. Grubi theksoi që e ardhmja europiane e qytetarëve dhe e vendit tonë është më e rëndësishme dhe se…

Read More

Parlamenti bullgar zgjodhi qeveri të rregullt me 131 vota në një seancë të jashtëzakonshme, pas dy vitesh qeverisje të paqëndrueshme. Ajo do të udhëhiqet nga akademiku Nikollaj Denkov, i cili ishte propozim i partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” e ish-kryeministrit Kirill Petkov. Edhe pse ai është një rival i ashpr me Petkovin, partia GERB e Bojko Borisovit gjithashtu hyn në qeveri. Marrëveshja e koalicionit u arrit përmes një marrëveshjeje të rokadës së postit të kryeministrit. Në nëntë muajt e parë Qeveria do të drejtohet nga Denkov, prioritet i të cilit janë hyrja në zonën Shengen dhe reformat në gjyqësor. Në nëntë…

Read More

Katërmbëdhjetë shkolla morën grante për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për nxënës të përkatësive të ndryshme etnike, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore. Qëllimi i aktiviteteve është përforcimi i bashkëpunimit dhe besimit mes të rinjve, ndërsa mjetet financiare për realizimin e tyre sigurohen përmes projektit “ Ndërtojmë ura të reja”, i cili u njoftua në fillim të vitit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup. Grantet u ndanë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Vall, të cilët dërguan porosi të përbashkët…

Read More

Disponojmë me 720 asistentë arsimorë dhe nëse ka nevojë, do të angazhohet kuadro shtesë, për çka do të parashtrohet kërkesë deri te Ministria e Financave, deklaroi sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Pas ndarjes së granteve në kuadër të projektit të OSBE-së “Ndërtojmë ura të reja”, në pyetje të gazetarëve nëse MASH disponon me numër të mjaftueshëm të asistentëve arsimorë, pasi, gjoja nuk do të ketë regjistrime të nxënësve të klasës së parë në shkollën “Zllatan Sremec” dhe fëmijët me zhvillim tipik dhe atipik do të mësojë së bashku, Shaqiri tha se nuk ka informata për shkollën e përmendur, si…

Read More

Xhensila Myrtezaj dhe Majk janë gati për projektin e ri. Kështu ka njoftuar vet Xhensila me anë të disa fotografive të postuara në Instagram, ku siç shihet janë në xhirime të klipit. “Ti fala” mban titullin kënga e cila pritet të lansohet së shpejti.

Read More