Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»MASH dhe OSBE-ja ndanë grante për shkollat
    MAQEDONI

    MASH dhe OSBE-ja ndanë grante për shkollat

    08/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Katërmbëdhjetë shkolla morën grante për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për nxënës të përkatësive të ndryshme etnike, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore. Qëllimi i aktiviteteve është përforcimi i bashkëpunimit dhe besimit mes të rinjve, ndërsa mjetet financiare për realizimin e tyre sigurohen përmes projektit “ Ndërtojmë ura të reja”, i cili u njoftua në fillim të vitit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

    Grantet u ndanë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Vall, të cilët dërguan porosi të përbashkët se vetëm duke avansuar marrëdhëniet mes të rinjve, duke inkurajuar respektin dhe mirëkuptimin e tyre reciprok, dhe të pranojnë diversitetet atëherë për një afat të gjatë do të sigurojmë paqen në shoqëri, si faktor të rëndësishëm për prosperitet të përgjithshëm

    “Shkollat janë vendet ku të rinjtë realisht zhvillohen si individë, formohen duke mësuar për njerëzimin, moralin dhe etikën dhe hudhin poshtë mitet për shumë stereotipe që, në njëfarë mënyre, kanë depërtuar në shoqërinë tonë ndërsa prej vitesh madje janë përcjellë edhe tek gjeneratat e reja, ku disa prej tyre, për fat të keq, edhe në ditët e sotme janë sfiduese. Por ne jemi duke punuar në çrrënjosjen dhe ky aktivitet është pikërisht në atë drejtim, që të stimulojmë shkollat që të bashkojnë nxënësit që flasin gjuhë të ndryshme, i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike apo fetare”, tha Shaqiri.Ministri shtoi se është i impresionuar nga portofoli i aktiviteteve të cilat shkollat e përzgjedhura i propozuan dhe përmes të cilave. Prandaj siq tha Ministri Shaqiri shoh vullnet, kreativitet dhe angazhim konkret për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet brezave të rinj.Shaqiri falënderoi për mbështetjen nga Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili nën udhëheqjen e ambasadorit Val merr një impuls të ri, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të mjedisit të qetë, të sigurt dhe harmonik në shkolla.

    Këto shkolla nuk do të jenë të vetmet, sepse projekti është më afatgjatë dhe në të ardhmen do të shpallen thirrje të reja për ndarjen e kësaj mbështetjeje financiare dhe stimulimin e aktiviteteve për lidhjen dhe ndërtimin e besimit ndërmjet të rinjve nga bashkësitë e ndryshme etnike. Madje kjo na ngelet që të inkurajojmë unitetin në vend të zëvendësojmë dominimin me bashkëpunimin dhe barazinë dhe ta lidhim lumturinë personale me lumturinë e të tjerëve dhe mirëqenien e shoqërisë në tërësi, theksoi Shaqiri.
    Ambasadori Val tha se me këtë shënohet fillimin e përfshirjes së re të përbashkët që do të zbatohet gjatë disa viteve dhe që do të sjellë ndryshime domethënëse dhe pozitive në institucionet arsimore publike dhe komunat në nivel nacional, duke punuar së bashku për zbatimin e orëve të përbashkëta mësimore.

    “Jemi të bindur se mund të ndikojmë pozitivisht në jetën e të rinjve me prejardhje të ndryshme dhe të ndihmojmë në krijimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe më prosperuese për të gjithë në Maqedoninë e Veriut”, konkludoi Val.

    Projekti “Ndërtojmë ura të reja” (NUR) bazohet në Fondin për ndërtimin e urave, i cili prezantoi modelin për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut për të mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat civile për të bashkuar fëmijët me origjinë dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëmësimore. Ky projekt i ri ka për qëllim të ndërtojë shoqëri inkluzive që trajtojnë dhe krenohen për pluralizmin kulturor dhe respektojnë tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në klimë besimi dhe mirëkuptimi reciprok si garanci më e mirë e paqes dhe sigurisë sociale. Ndërtojmë ura të reja është projekt i mbështetur nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut.

    Periudha e parapar e realizimit të aktiviteteve të projektit të miratuar është qershor 2023 – maj 2024, me mundësinë e marrjes së mbështetjes financiare deri në 7000 euro për aplikim. Buxheti i përgjithshëm i parapar për realizimin e këtij projekti është pothuajse 500 mijë euro.

    Previous ArticleShaqiri: Disponojmë me 720 asistentë arsimorë, nëse ka nevojë, numri do të rritet
    Next Article Kovaçevski me strategji të mençur, Mickoski u gjunjëzua, BDI e vendosur, Sofja goditje forcave pro-ruse!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.