Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Kovaçevski me strategji të mençur, Mickoski u gjunjëzua, BDI e vendosur, Sofja goditje forcave pro-ruse!
    MAQEDONI

    Kovaçevski me strategji të mençur, Mickoski u gjunjëzua, BDI e vendosur, Sofja goditje forcave pro-ruse!

    08/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Parlamenti bullgar zgjodhi qeveri të rregullt me 131 vota në një seancë të jashtëzakonshme, pas dy vitesh qeverisje të paqëndrueshme. Ajo do të udhëhiqet nga akademiku Nikollaj Denkov, i cili ishte propozim i partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” e ish-kryeministrit Kirill Petkov. Edhe pse ai është një rival i ashpr me Petkovin, partia GERB e Bojko Borisovit gjithashtu hyn në qeveri.
    Marrëveshja e koalicionit u arrit përmes një marrëveshjeje të rokadës së postit të kryeministrit. Në nëntë muajt e parë Qeveria do të drejtohet nga Denkov, prioritet i të cilit janë hyrja në zonën Shengen dhe reformat në gjyqësor. Në nëntë muajt e dytë kryeministre duhet të jetë Maria Gabriell nga GERB-SDS, e cila nuk arriti të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë në mandatin e parë.

    Por çfarë do të thotë zgjedhja e kabinetit Denkov-Gabriel për marrëdhëniet maqedono-bullgare?

    Ismet Ramadani, ish-deputet dhe kryetar aktual i organizatës joqeveritare Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë, pret që qeveria e re bullgare me legjitimitet politik të ndryshojë qasjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

    “Pas votimit të qeverisë së re me legjitimitet politik, qasja ndaj Maqedonisë së Veriut pritet të ndryshojë. Së pari, do ti merret pushtetit vendimmarrës presidenti Rumen Radev dhe ndikimi forcave proruse në krijimin e politikave, të cilat i kanë kontrolluar këto vite për disa cikle zgjedhore. Së dyti, këto parti në koalicionin qeveritar janë properëndimore, gjë që lehtëson komunikimin me partnerët tanë si SHBA dhe BE. Sigurisht që ne si shtet fqinj duhet të sillemi sipas standardeve perëndimore dhe të shkojmë drejt integrimeve euroatlantike pa incidente në komunikimin me Bullgarinë”, ka deklaruar Ramadani për Frontline, përcjell Indeks.mk

    Muhammed Halili, ish-ambasador dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, vlerëson se është e vështirë të parashikohet se cili do të ishte qëndrimi i qeverisë së re bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai thekson se që nga viti 1990, Bullgaria ka një konsensus kombëtar për çështjet kombëtare.

    “Kjo qeveri mund të ketë qëndrim më të butë ndaj problemit me Maqedoninë e Veriut, por në përgjithësi konsensusi respektohet në Sofje”, thekson Halili.

    Dhe në Maqedoninë e Veriut, tonet e ashpra në lidhje me ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kushti i vetëm për Maqedoninë e Veriut për të ecur pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së, filluan të bien.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se partia opozitare nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese.

    Në anën tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) iu përgjigj “shpejtë” kërkesës së opozitarit, Hristijan Mickoski, për daljen e BDI-së nga Qeveria.

    “BDI është e gatshme të mbështesë një qeveri, pa BDI deri në zgjedhje nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe ato të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie”, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, si reagim ndaj kërkesave të lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. (Indeks.mk)

    Previous ArticleMASH dhe OSBE-ja ndanë grante për shkollat
    Next Article Grubi priti në takim zëvendës ambasadorin amerikan, Meyer

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.