Author: Politiko

Kim Kardashian u largua nga Berlini të mërkurën pasi bëri një paraqitje në konferencën ndërkombëtare ‘Super Return’. 42-vjeçarja tregoi të pasmet e saj të famshme e veshur me një fustan të ngushtë ndërsa mbërriti në aeroport. Ajo u rrethua nga sigurimi dhe një anëtar i stafit të aeroportit e mbajti derën hapur për të, shkruan DailyMail. Kim mbante celularin e saj në dorë dhe nuk e futi atë në mini-çantën e saj të markës “Chanel” e cila kushton 5000 dollarë. Flokët e gjata të themelueses së markës “SKIMS” dukeshin të freskëta dhe ajo kishte grimin e saj të dallueshëm të…

Read More

Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme trupore të mërkurën, teksa dha një pasqyrë të regjimit të saj intensiv të stërvitjes ndërsa kalonte kohë në Sydney. Këngëtarja 32 vjeçe, u lajmërua në Instagram duke ndarë me ndjekësit e saj një sërë fotografish mbresëlënëse nga sesioni i saj i ushtrimeve të ‘Pilates’, duke treguar veten duke ngritur pesha dhe duke bërë zgjatje muskujsh. Ajo ndau një sërë këndvështrimesh të ndryshme të punës së saj të vështirë në palestër me veshje elastike, teksa pranoi se po ushtrohej në albumin e saj të ri, shkruan DailyMail. Në një vështrim, Rita tregoi barkun…

Read More

Moderatorja Marina Vjollca dhe rep artisti Getoar Selimi janë prindër të një vajze dy vjeçare, Marget. Dyshja për kaq kohë sa janë prindër asnjëherë nuk kanë postuar ndonjë imazh të fytyrës së vajzës së tyre. Marina Vjollca Së fundmi në një “Instastory”, Marina ka publikuar një foto të sherreve të voglushës.Marina, shfaqi disa momente kur vajza po i vizatonte duart me laps, duke shkruar “Provo thuaji jo”. Marina Vjollca Duket se vogëlushja iu ka ngjarë prindërve pasi edhe kjo konsiderohet vepër arti./Insajderi

Read More

Mes emocionesh, këngëtarja Nita Latifi kujton momentin e dhimbshëm kur takoi të atin në burg. Për “S’e luan Topi”, Nita tha se kjo përvojë traumatike ka shënjuar në jetën e saj, duke e lënë atë me një pasojë, belbëzimin.Këngëtarja tregoi se ka belbëzuar nga mosha 8 deri më 16 vjeç dhe për të mos rënë në sy, u kthye në një fëmijë të ndrojtur, të tërhequr. Sipas Nitës, kjo ka qenë edhe një nga arsyet pse ajo, pavarësisht se kishte talent, nuk shkoi për të studiuar në shkollë të muzikës. Pjesë nga biseda: Pyetje: Të kthehemi pas kur ke qenë…

Read More

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pasur pozicion të qartë dhe ofertë për opozitën – menjëherë të votohet për nevojën e hapjes së Kushtetutës, pastaj të formohet edhe Qeveri në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita, ndërsa pastaj të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe të përfundojë faza e skriningut. “Sot opozita po tërhiqet disi nga qëndrimi se është pro ndryshimeve kushtetuese, ndryshe nga dje. Jemi të gatshëm që menjëherë të formojmë grupe punuese dhe ekipe për realizimin e kësaj ideje”, tha Mariçiq sot në manifestimin “Auditorium”, të organizuar nga Instituti Birc,…

Read More

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të enjten, duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se ka propozuar një draft-vizion. Para deputetëve, kreu i ekzekutivit theksoi se për ta thelluar atë fillimisht duhet pajtimi në parim nga pala tjetër. Këto deklarata ai i bëri pasi u pyet nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, nëse ka filluar puna për hartimin e draftit të Asociacionit dhe nëse e ka formuar ekipin. “Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10, për të…

Read More

Në Prishtinë prej 6 deri më 11 qershor mbahet panairi i librit “Prishtina 2023”, ku marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese, por siç merret vesh, ndryshe nga Kosova dhe Shqipëria, numri i botuesve nga Maqedonia, është shumë i vogël. Një nga shtëpitë botuese që merr pjesë, është “Vatra”, por pronari i saj, Halil Zendeli, thotë se numri i vizitorëve dhe librave të shitur, nuk është i kënaqshëm. Sipas tij, kushtet e pjesëmarrjes janë normale, një stendë paguhet diç mbi 250 euro, por problemi kryesor sipas tij mbetet interesimi për të blerë libra. Megjithatë, ai është optimist se gjer në fund…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se financimi i aleancës ushtarake do të jetë një nga temat kryesore të samitit të ardhshëm në Vilnius, së bashku me zgjerimin e aleancës dhe garancitë për siguri. Smith dhe Stoltenberg, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, thanë se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje . Smith u zotua se SHBA-ja do…

Read More

Kosova nuk u çlirua nga ushtarët amerikanë, tha deputeti tashmë i pavarur Fatmir Humolli. Ai ka deklaruar se vendi do të ishte çliruar nga Serbia edhe pa ndihmën e SHBA-së. “Kjo Kosovë çfarë është tash, nuk është falë tyre. Pa ta, pa ardh ushtria amerikane, ne ishim çliru. Kur u nisë lufta amerikanët na kanë quajtur terrorista”, tha ai në kanal 10. Ndërsa për raportet aktuale të kryeministrit Kurti me aleatët perëndimorë, Humolli tha se të njëjtit kanë menduar se shefi i qeverisë është personalitet i njëjtë sikurse ish-kryeministrat e tjerë “të dëgjueshëm”. “Kurti veç ka hasur në vështirësitë, në…

Read More