Universiteti i Europës Juglindore përmes një organizimi ka shënuar sot 22 vjetorin e themelimit, me ç’rast i ftuar ishte dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi në fjalimin e tij para profesorëve, studentëve, stafit akademik dhe të ftuarve, tha se me themelimin e UEJL-së u thye barriera politike e të gjithë atyre që ndër vite kanë mohuar arsimimin e shqiptarëve dhe të drejtën elementare për shkollim. Grubi duke uruar edhe shumë vite të suksesshme për UEJL-në, theksoi se universitetet janë vazhdimësi e rrugës për emancipimin shoqëror dhe kombëtar. Fjalimi i plotë: Historinë e një populli nuk e përbëjnë vetëm ngjarjet…
Author: Politiko
Emisioni 360 shkallë që transmetohet në Televizionin Publik Shtetëorë ka vazhduar hulumtimet dhe ka zbuluar edhe më shumë detaje nga legalizimet e objekteve inegzistente në Çair. Në emsionin e fundit, flitet për “kriminalitet” dhe shkelje të ligjit nga ana e autoriteteve lokale në mënyrë të vetëdijshme për legalizimin e mbi 20 objekteve pa leje në momentet kur objektet në fjalë nuk kanë ekzistuar fare. Sipas dokumenteve të zbuluara, Komuna e Çairit për një ditë nga Agjencia e Kadastrës ka kërkuar legalizimin e gjashtë ndërtesave të larta për banim në vitin 2018-të, edhe pse të njëjtat janë ndërtuar shumë vite prapa.…
Kryetari i komunës së Tetovës ditë më parë tregoi se borxhi i komunës së Tetovës është ulur nga 14 milionë Eruo në 8 milionë Euro, pa treguar nëse në këtë borxh të zvogëluar janë edhe kreditë, fletoblgiacionet dhe kontratat aktuale. Kasami nuk tregoi se 4 milionë euro e dhëna nga qeveria si fletobligacione a janë borxh i komunës apo janë para pa kthim. Duke marrë 4 milionë euro fletobligacione ka paguar një borxh të vjetër duke krijuar një borxh të ri. Në pyetjen e portalit TetovaSot drejtuar Ministrisë së Financave se sa është borxhi real i komunës së Tetovës dhe…
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba ka bërë një deklaratë të fortë gjatë darkës së banorëve të nominuar të javës. Ajo ka thënë se në nisje të edicionit të dytë të BBVK-së, kishte një lloj pëlqimi për Azemin, por sipas saj, duke kaluar koha, ajo nuk po gjen përputhshmëri me të. “Kam pasur pëlqim për Azemin në fillim, për pamje dhe personalitet, por sa ma shumë që e kam njohur e kam pa që është i papërshtatshëm për mua”, ka thënë pos tjerash Alba. Çka tha Alba më shumë për Azemin? Kuptojeni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Kumanovë ka bërë mbrëmë përurimin e hapësirave të reja, me ç’rast pjesëmarrës ishte dhe kryetari, Ali Ahmeti. Ahmeti përmes shpërndarjes së disa fotografive nga ngjarja, ka shkruar në rrjetin social Facebook se strukturat partiake aplikojnë qasje inovative, gjithmonë përshtatur me nevojat e qytetarëve. Ai ndër të tjera ka falemnderuar qytetarët e Kumanovës për pjesëmarrjen masive. Statusi i plotë: Bashkë me anëtarësinë e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë hapëm sot dyert e zyrave të reja nga ku të gjithë bashkë do t’i shërbejmë kauzës të së mirës së përgjithshme.Më gëzon fakti që…
Zëvëndëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte pjesëmarrës në përurimin e hapësirave të reja të Bashkimit Demokratik për Integrim –Dega Kumanovë. Grubi përmes disa fotografive të shkrepura nga ngjarja e mbrëmshme shkruan se pjesëmarrja e madhe e qyetetarëve në këtë ngjarje dëshmon bësnikërinë e tyre ndaj vizionit politik të Ali Ahmetit. Statusi i plotë: Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti morëm pjesë sot në hapjen e zyrave të reja të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë.Dyert e këtyre hapësira do të jenë gjithmonë të hapura për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe për të vënë në lëvizje mekanizma më efikas…
Analisti politik Xhelal Neziri ka kritikuar ndërtimin e objekteve religjioze në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ato nuk janë në përputhje me nevojat e besimtarëve, por janë pjesë e një strategjie politike për të markuar territorin. Vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit, ai e ka quajtur ” jo të nevojshëm” por si objekt për të arritur më shumë “qëllime politike sesa religjioze”. Neziri ka folur për situatën politike dhe sociale në vend. Ai ka theksuar se vendi ynë ka një numër të lartë të objekteve të kultit. “Vendi jonë është rekorder sa u përket objekteve të kultit. Kam…
Në Çair, një skemë e paligjshme ka bërë të mundur legalizimin e objekteve banesore të ndërtuara pa leje, duke i trajtuar si të vjetra, kur në fakt janë ndërtuar në vitet e fundit. Sipas ligjit, vetëm objektet që janë ndërtuar deri më 3 mars 2011 mund të legalizohen, por kjo kohë nuk është respektuar. “360 Gradë” ka zbuluar rreth njëzet raste, ku ndërtesat e reja janë legalizuar me kërkesa të dorëzuara në një datë kur sipas pamjeve satelitore të Google, objektet nuk kishin filluar as të ndërtoheshin. Kjo skemë është zbatuar për objekte në rrugë të rëndësishme, si “Brigada e…
Ndërtimet pa leje dhe kriminaliteti urbanistik, dhe legalizimet jo ligjore në Çair është tema për të cilën është prononcuar së fundmi opozitarja, VMRO-DPMNE. Përmes një komunikate opozitarja DPMNE ka alarmuar për skandalin e fundit në Komunën e Çairit, lidhur me legalizimin e objekteve jashtë çdo rregulli dhe afatizimi të paraparë me ligj. Nga VMRO thonë së në Çair mafia urbane ka ndërtuar dhjetëra herë më shumë ndërtesa se sa lejet e dhëna për objektet përkatëse. Reagimi i plotë: “Legalizimi i paligjshëm i objekteve në Çair është shembulli i fundit i korrupsionit dhe standardeve të dyfishta. Një ditë e re, një…
Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar përmes një komunikate për media ndaj skandalit më të fundit në Komunën e Çairit, lidhur me legalizimin e objekteve jashtë çdo rregulli dhe afatizimi të paraparë me ligj. Nga VMRO thonë së në Çair mafia urbane ka ndërtuar dhjetëra herë më shumë ndërtesa se sa lejet e dhëna për objektet përkatëse. Reagimi i plotë: “Legalizimi i paligjshëm i objekteve në Çair është shembulli i fundit i korrupsionit dhe standardeve të dyfishta. Një ditë e re, një skandal i ri korrupsioni në Maqedoni. Komisioni për Vetëqeverisje Lokale ka paralajmëruar shumë herë për krimet, korrupsionin dhe arbitraritetin…