Emisioni 360 shkallë që transmetohet në Televizionin Publik Shtetëorë ka vazhduar hulumtimet dhe ka zbuluar edhe më shumë detaje nga legalizimet e objekteve inegzistente në Çair.
Në emsionin e fundit, flitet për “kriminalitet” dhe shkelje të ligjit nga ana e autoriteteve lokale në mënyrë të vetëdijshme për legalizimin e mbi 20 objekteve pa leje në momentet kur objektet në fjalë nuk kanë ekzistuar fare.
Sipas dokumenteve të zbuluara, Komuna e Çairit për një ditë nga Agjencia e Kadastrës ka kërkuar legalizimin e gjashtë ndërtesave të larta për banim në vitin 2018-të, edhe pse të njëjtat janë ndërtuar shumë vite prapa.
Sipas dëshmive, Komuna e Çairit me në krye, Visar Ganiun me plotë vetëdije kanë shkelur ligjin për legalizim të objekteve të sjellë nga Qeveria.
Kjo nuk është hera e parë që Çairi dhe krerët e sajë akuzohen për legalizim të objekteve pa leje.
Javë më parë televizionet raportuan se gjatë fillimeve të punimeve të një ndërtese të palegalizuar, mbrapa shtëpisë së pleqve në Çair, janë shkaktuar dëme serioze në shtëpi, ku si pasojë të moshuarit me orë të tëra kanë mbetur pa nxemje qëndrore.