Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Kumanovë ka bërë mbrëmë përurimin e hapësirave të reja, me ç’rast pjesëmarrës ishte dhe kryetari, Ali Ahmeti.
Ahmeti përmes shpërndarjes së disa fotografive nga ngjarja, ka shkruar në rrjetin social Facebook se strukturat partiake aplikojnë qasje inovative, gjithmonë përshtatur me nevojat e qytetarëve.
Ai ndër të tjera ka falemnderuar qytetarët e Kumanovës për pjesëmarrjen masive.
Statusi i plotë:
Bashkë me anëtarësinë e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë hapëm sot dyert e zyrave të reja nga ku të gjithë bashkë do t’i shërbejmë kauzës të së mirës së përgjithshme.
Më gëzon fakti që strukturat tona në çdo degë po aplikojnë qasje më inovative të funksionimit për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më efikase nevojave të tyre.
Faleminderoj aktivistët tanë në Kumanovë për mikëpritjen e sotme masovike!
Bashkë drejt misioneve të reja të përparimit!