Arjanit Hoxha ka treguar arsyen se përse ka vendosur të formojë parti politike. Ai tha se ikja nga skena politike do të ishte një tradhti ndaj atyre që të mbështesin me vite. “Ju e shihni se çfarë po ndodh. Vetëm shiheni fotografinë e fundit të bllokut opozitar dhe aktorëve që janë në një tavolinë dhe fjalëve që i kanë thënë prej vitit 2016 e këndej dhe ju do ta keni të qartë se përse nuk e shoh vetën në tavolinë. Aty ka gjithçka përpos ideal”, u shpreh Arjanit Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike Evropiane. Hoxha tha se opozita pas zgjedhjeve…
Author: Politiko
Plani i Edonës dhe Adrit po ecën mjaft mirë. Edona po vazhdon ngacmimet ndaj Adrit dhe në shumë raste e dashura e tij Iliriana është bërë xheloze, njofton Klankosova.tv. Së fundmi, derisa disa banorë ishin në kuzhinë, Adri i tha Edonës para Ilirianës se “zemrën e ka të zënë”. Ndiqni videon dhe do të kuptoni më shumë.
Një ceremoni e veçantë ka ndodhur në Lisbonë, ku një shtatore e Nënë Terezës është zbuluar në një shesh publik. Shtatorja është një dhuratë nga Kosova, vendi i origjinës së bamirëses botërore, për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për jetën dhe veprën e saj. Ceremonia e zbulimit të shtatores është zhvilluar me pjesëmarrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryetarit të Bashkisë së Lisbonës, Carlo Moedas. Presidentja Osmani ka falenderuar Kryetarin Moedas për pritjen e ngrohtë dhe ka theksuar se shtatorja e Nënë Terezës simbolizon vlerat e njerëzimit, solidaritetit dhe shpresës. “Nënë Tereza ishte një ndriçim i dashurisë dhe…
Në një vit të mbushur me zhvillime teknologjike, një shkurtim ka dalë në krye të listës së fjalëve më të kërkuara në internet: “AI”. Ky term, që do të thotë “inteligjenca artificiale”, ka një rëndësi të madhe në shumë fusha, siç janë shkenca kompjuterike, robotika, mjekësia, ekonomia dhe arti. Sipas fjalorit Collins, “AI” ka pasur një rritje prej 400% të kërkimeve në internet në vitin 2023, duke e bërë atë fjalën më të kërkuar të vitit. Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale. “AI” ka tejkaluar dy fjalë të…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti takoi të dërguarin special francez për Ballkanin Perendimor, ambasadorin René Troccaz të shoqëruar nga ambasadori Cyrille Baumgartner, ish ambasadori Bernard Valero si dhe Mathie Abgrall, nga Misioni i Europës Ballkanike në kuadër të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës. Për gati tre orë kryetari Ahmeti me të dërguarit francez kanë shtjelluar zhvillimet politike në vend dhe rajon duke u përqëndruar kryesisht mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin europian, përfshirë këtu edhe zgjedhjet në vend, si dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Pa ndryshimet kushtetuese, rruga europiane është…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në vendin tonë, Ami Larsson Jain. Ahmeti njofton në faqen e tij në Facebook se me ambasadoren kanë diskutuar mbi ngjarjet aktuale në Maqedoninë e Veriut, procesin e eurointegrimit si dhe reformat, me ç’rast u konfirmua pëkrahja e parezervë e Suedisë për një Maqedoni europiane. Me ambasadoren e Suedisë në vendin tonë, znj. Ami Larsson Jain bashkëbiseduam sot mbi perspektivën europiane të vendit tonë dhe rajonit, sfidat dhe proceset jetike që janë para nesh, qasja ndaj të cilave determinon shpejtësinë e hapit tonë në…
Rumania e mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por është e rëndësishme të bëhen edhe reformat e nevojshme, theksoi ministrja rumune e Punëve të Jashtme Luminica Odobesku në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Odobesku, e cila është për vizitë pune në shtet, theksoi se reformat kanë qenë sfidë edhe në shumicën e vendeve anëtare të Unionit, përfshirë edhe Rumaninë. “Sugjeroi për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral të dy vendeve me intensitet të njëjtë dhe për thellimin e bashkëpunimit në aspektin ekonomik. Ministrja Odobesku vuri theks mbi mbështetjen e ndërsjellë të vendeve të…
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot paradite me stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Zvicrës për kualifikimet Euro 2024. Seanca e sotme u mbajt nëpër kushte të vështira të motit, me rrebesh shiu dhe erëra të forta. Përkundër këtij fakti futbollistët u shfaqën maksimalisht të përkushtuar në stërvitje dhe me dëshirë për të përmirësuar edhe më shumë formën e tyre fizike. Ndërkohë, krahas punës në fushën e gjelbër, përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij po vazhdojnë punën edhe në aspektin teorik. Ata po kryejnë videoanaliza të stërvitjeve të kaluara dhe…
Gripi është një sëmundje e shpeshtë dhe e rrezikshme, që mund të shkaktojë komplikime serioze në shëndet. Një nga faktorët që ndikon në shpërndarjen e gripit është moti. Një studim i publikuar në revistën Clinical Virology, ka zbuluar se gripi shfaqet më shumë pas acarit të parë të dimrit, kur temperatura dhe lagështia bijnë. Por kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi viruset mund të qëndrojnë gjatë në ajër dhe në praninë e shumë njerëzve. Për të parandaluar infeksionet dhe për ta mbrojtur shëndetin gjatë dimrit, ekspertët këshillojnë disa masa të thjeshta, si të fikni ngrohësin gjatë natës, t’i lani…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se nuk ka dëgjuar kërkesën e opozitës shqiptare për shkarkimin e tij, përcjell TV21. Grubi tha se opozita shqiptare “vetëm përkthen komunikatat e VMRO-DPMNE-së”. “Nuk i kam dëgjuar këtë vlerësime, në qoftë se dua t’i dëgjojë vlerësimet e të ashtuquajturës opozitë shqiptare, do e dëgjoj VMRO-DPMNE-në sepse ato vetëm i përkthejnë komunikatat e VMRO-DPMNE-së dhe e përsërisin secilën prej tyre”, deklaroi Grubi.