Author: Politiko

Të 120 personat në një traget që mori flakë sot në det në pjesën qendrore të Filipineve janë shpëtuar, thonë nga Roja bregdetare filipinase, përcjell KlanM. “M/V Esperanza Star”, me 65 pasagjerë dhe 55 oficerë policie dhe ekuipazh, mori flakë ndërsa lundronte nga ishulli jugor i Siquijor në ishullin e afërt Bohol, tha roja bregdetare, informon AMI. Zjarrfikësit e Rojës Bregdetare në një anije tjetër përdorën një top uji për të shuar zjarrin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Vendndodhja dhe gjendja e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar nuk është bërë e…

Read More

NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës. “Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe me dislokimin e 500 trupave shtesë. Ne edhe një herë ua kujtojmë të gjitha palëve obligimet e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të…

Read More

Spitali i Burgjeve ka njoftuar se ka ndërruar jetë i dënuari me 35 vjeç burg, Adem Tale. Shkak dyshohet të jetë bërë një arrest kardiak i 80-vjeçarit, i cili vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve procedurale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale”, thuhet në një njoftim. Tale u arrestua në vitin 2018 pasi vrau gruan e tij 68-vjeçare. Ai e goditi me sëpatë duke e lënë…

Read More

Ish i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ndryshojë kurs dhe dialogun ta udhëheqin ShBA-të. Ai propozoi disa pika, ku ndër të tjera tha se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme”. “Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet”, tha Grenell. Ai sugjeroi që kryetarët e rinj të punojnë në lokacione alternative, teksa sipas tij, zgjedhjet e reja atje duhet të zhvillohen menjëherë dhe protestuesit të largohen nga rrugët. Nga fillimi i protestave në veri, nuk…

Read More

70 vjet pas kryengritjes popullore në RDGJ, Ukraina po lufton për pavarësinë e saj. Në atë kohë, Evropa ishte në mes të Luftës së Ftohtë. Në vitin 2023, kjo është një luftë agresioni. Cila është lidhja midis luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe dështimit të kryengritjes popullore në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ) komuniste më 17 Qershor 1953? Në kuptimin e ngushtë, nuk ka asnjë lidhje. Por nëse shikohet më gjerë, mund të identifikohen motive të ngjashme, pavarësisht nga të gjitha ndryshimet në rrethanat historike. Si në anën e agresorëve dhe pretendimeve të tyre imperialiste për pushtet, ashtu edhe…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Xhejms Klleverlli, nga nesër do të jetë për vizitë pune disa ditore në Mbretërinë e Bashkuar. Në pjesën e parë të qëndrimit në Londër, Osmani do të ketë një takim me nikoqirin e tij Klleverlli dhe Ministrin për Evropën, Leo Doerti, si dhe takime të veçanta me të dërguarin Special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Piç, me të dërguarin për Tregti me Ballkanin Perëndimor dhe kryetarin e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim, Martin Vikers,…

Read More

Në Beograd më 17 Qershor është mbajtur protesta e shtatë me moton “Serbia kundër dhunës”. Gjatë tubimit në kryeqytetin serb u paralajmërua se protestat do të radikalizohen nga java e ardhshme nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen. Pasi organizatorët mbajtën fjalime, protestuesit filluan të marshonin përgjatë një autostrade, në të cilën u mbyll trafiku deri në orën 21:00. Protesta po ashtu janë mbajtur në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc. Protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të Majit. Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, por…

Read More

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, janë shprehur të gatshëm që ta përkrahin Qeverinë e Kosovës në procesin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend, por me kushtin që institucionet të jenë të bashkërenduara me aleatët ndërkombëtarë. Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar që fokus kryesor të kenë bashkërendimin me aleatët, me ç’rast thonë se ndihma nevojitet në proceset integruese. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i konsideron ndërkombëtarët si garantues të shtetndërtimit të Kosovës. Berisha thotë se PDK-ja e mbështet ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, por që njëkohësisht kërkon bashkërendim me faktorin ndërkombëtar.…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 18 qershor se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli. “Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd. Vuçiq saktësoi se do të vendosë nëse, siç tha ai, “teknikisht të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin. “Por, të flasim me Kurtin, jo”, shtoi ai. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian…

Read More

Pa kaluar as një vit nga përdhunimi i dytë i të miturës 11 vjeçare, dyshohet se ajo u përdhunua për herën e tretë. Dyshimet janë se rsti ka ndodhur në strehimoren e viktimave të trafikimit, e njohur ndryshe si strehimorja e sigurisë së lartë, nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar gjithashtu në të njëjtin vend. Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit.“Prokurori për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë me datën 16 maj 2023, ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se…

Read More