Sot bëhen 1 vit nga humbja e producentes së njohur shqiptare, Vjosa Berisha që la pas vetes një karrierë të bujshme artistike. Ajo kishte mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median e po ashtu edhe industrinë e filmit. Sot, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, i biri Lekë Berisha e ka përkujtuar i përmalluar të ëmën e ndjerë. “1 vit pa ty. S’ka kurgjo që e zbutë dhimbjen e mallin. Mos qoftë jeta qaq e padrejtë mos me na lonë me u taku prap. Të dua ma shumë se gjithçka Otë”, shkruan i biri.
Author: Politiko
Një valë i nxehti ka goditur Italinë që prej pasdites së djeshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, vapa intensive do të zgjasë deri nesër, por tashmë duke nisur nga rajonet veriore të vendit, priten reshje të dendura shiu. Ndërkohë dje termometri ka arritur në 40 gradë në Accraganta në Siçili dhe në Sardenjë, 39 në Bari, 37 në Katania dhe 36 në Romë dhe Leçe në Pulia. Autoritetet këshilluan të moshuarit dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike të shmangin daljen nga shtëpia, të paktën në orët më të nxehta të ditës. Edhe nesër, sipas parashikimeve, temperatura të larta do të regjistrohen…
Elvana Gjata realizoi ëndrrën e saj. Artistja e njohur shqiptare arriti ta mbush stadiumin në Tiranë për koncertin e saj të quajtur ‘Dekada’. Qindra mijëra njerëz u mblodhën për të për ta parë e dëgjuar nga afër. Pamjet e koncertit madhështor i publikoi edhe kryeministri shqiptar Edi Rama i cili mbeti pa fjalë. Elvana pati edhe mysafirë si Ledri, Noizy, Dhurata dhe të tjerë./Prive.al
Moderatori i njohur shqiptar Labinot Gashi, ka folur hapur mbi gjendjen shëndetësore të tij, duke bërë një deklaratë të rrallë publike mbi shëndetin. Pak muaj më parë ai ka potencuar se i është nënshtruar një operimi, shkruan “Kosovarja”. Arsyeja e operimit mesa duket kanë qenë problemet me zemër. Moderatori i emisionit “1 Kafe me Labin”, zbuloi se ka vendosur plot tri stenta në zemrën e tij. Sot, është mirë dhe po e vazhdon jetën normalisht pranë të shoqes dhe vajzes së tyre, duke qenë gjithashtu aktiv edhe në punë.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Republikës së Bullgarisë, Nikollai Denkov, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Kryeministri Kovaçevski, thuhet në njoftim, e uroi kryeministrin bullgar Denkov për mandatin e tij dhe i uroi Qeverisë së sapozgjedhur që ai të udhëheqë punë të suksesshme. “Në bisedë u shpreh pritshmëria e të dyja palëve, për bashkëpunim të mirë ndërqeveritar, në interes të qytetarëve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ata diskutuan për rëndësinë e promovimit të retorikës pozitive që kontribuon në besimin reciprok, si dhe…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri. Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është N.O me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” Ai është i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR më 29 maj të muajit të kaluar. Siç raportohet identiteti i tij i plotë është Nenad Orloviq dhe i njëjti është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një autolarje në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës. Në mediat sociale janë publikuar…
Me datë 22.06.2023 rreth orës 18:30, në Shkup është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, RS (41) nga Shkupi, duke drejtuar një biçikletë me tri rrota, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë së bashku me një vajzë të mitur e cila ishte vendin e pasagjerit. Pas aksidentit, të dy janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza”, ku drejtuesi i mjetit R.S. i është konstatuar lëndime fizike. Pasagjerrja e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së parë ka ndërruar jetë. Një ekip inspektues nga SPB Shkup ka këqyrur vendin dhe me urdhër të prokurorit publik trupi…
Media mezi presin të kapen në diçka që mizën ta bëjnë buall! Herën e fundit këtë e bënë me një përemër pronor që ka përdorur Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi kur dje e kishte pritur yllin e ri të futbollit, Jasir Asanit, për shkak se e paska thënë në postim se e ka pritur “futbollistin tone”! Në kushtet e reja që i ka krijuar globalizmi, sportistët nuk janë më të kufizuar dhe ata janë të lirë të zgjedhin kushtet, rrethanat dhe vendin ku të luajnë, me një fjalë, janë të lirë të ecin shtigjeve të karrierës që duan vetë. Përveç…
Arbana Osmani dhe Eduart Gishaj kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë në Toskana të Italisë. Pas disa ditësh, çifti kanë postuar fotografinë e parë nga momenti i veçantë, shkruan “Kosovarja”. Përballë njëri tjetrit plotë buzëqeshje, Arbana në vello dhe Eduarti në smoking. Në mbishkrim të fotografisë Arbana ka shkuar ndjenjat e saj teksa ka falënderuar familjen dhe miqtë që ishin pranë tyre në këto ditë të paharruara. Çifti tani janë duke i shijuar ditët e fundit të muajit të mjaltit. Postimi i plotë: “Bashkë ne të dy” Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të…
-“Vullnetarët e fshatit Karakurt” iu drejtohen edhe shqiptarëve për të ndihmuar luftën e tyre përmes donacioneve… Daut Dauti /shkrim ekskluziv për gazetën Koha/ Pas shumë kohësh, në mesenxherin e facebookut më vjen një mesazh, më saktë, një link, që ma kishte dërguar një shqiptare nga Ukraina. Është mësuesja Svetllana, një personazh për mua i njohur nga më parë nga vizitat në fshatin Karakurt të Ukrainës dhe nga dy vizitat në Maqedoni të disa banorëve të atjeshëm në festivalin “Sharri këndon” para më shumë se dy dekada, dhe para katër vitesh, me një grup nxënësish në ekskurzionin e tyre nëpër Shqipëri…