Akademiku Rexhep Qosja sot mbushi 87 vjet. Me këtë rast, krerët e shtetit shqiptar e uruan Qosjen për ditëlindje, si dhe e vlerësuan lart figurën e tij. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për Qosjen u shpreh se është pasuri kombëtare. “Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!”, shkroi Begaj në Facebook. Me rastin e 87-vjetorit të lindjes, Qosjen e uroi edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,…
Author: Politiko
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes rrjetit social Instagram, përcjell Klankosova.tv. “Së shpejti një këngë me i ndezë zemrat”, ka shkruar Sabri Fejzullahu.
Tash e tetë ditë në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ka rënë nga ura e Fshajt.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se kërkimet po vazhdojnë dhe se deri tani nuk ka asnjë rezultat. “Kërkimet po vazhdojnë por fatkeqësisht deri tani nuk është gjetur viktima”, tha ai. Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e bërë për media ditë më parë ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për 59 vjeçaren e zhdukur. “Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë…
Shefi i mercenarëve rus, Yevgeny Prigozhin, tha të shtunën se ai dhe njerëzit e tij nuk do të dorëzohen me urdhër të presidentit Vladimir Putin, përcjell KlanM. Putini, siç raporton Reuters, ishte zotuar më parë të shtypte atë që ai e quajti një rebelim të armatosur pasi ushtria private e Prigozhin mori kontrollin e një qyteti jugor si pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake. “Presidenti bën një gabim të thellë kur flet për tradhti. Ne jemi patriotë të atdheut tonë, kemi luftuar dhe po luftojmë për të,” tha Prigozhin në një mesazh audio, përcjell KlanM. “Askush nuk…
U mbajt sot në Universitetin e Tetovës ceremenonia tradicionale e “hudhjes së kapelave” të absolventëve të këtij viti, informon KlanM. Absolventët e 13 fakulteteve që po përfundojnë arsimin e lartë u prezantuan para familjarëve dhe të ftuarve në ceremoninë e cila përfundoi në mënyrë tradicionale me hedhjen e kapelave në ajër. “Kur i hidhni kapelet tuaja si simbol i përfundimit me sukses të këtij cikli jetësor, mbani mend se ju jeni shpresa dhe e ardhmja e këtij populli, që i dha jetë këtij Universiteti. Dhe nesër, kur të vini në jetë njohuritë që keni marrë gjatë studimeve, nderoni veten, familjen…
Sonte parada “Skopje pride” Me mbishkrimin “Mbroje më të shtrenjtën, vlerën familjare”, “Ngrije zërin kundër degjenerimit” në sheshin Skënderbeu në Shkup u protestua, sic thanë organizatorët, kundër atyre që bëjnë parada degjeneruese “Komuniteti degjenerues – LGBT”. Edhe pse një numër i vogël protestuesish, siç njofton KlanM, organizatori Ramadan Ramadani tha se e rëndësishme është që të dërgohet mesazhi siç tha për mbrojtjen e shoqërisë nga ky fenomen në shoqërinë tonë. “Perse ne sot në këtë vend të mos e përçojmë mesazhin për ndalimin e këtij fenomeni degjenerues, kundër të shëmtuarës dhe kundër atyre të cilët e humben veten e tyre…
Ishulli i Sardenjës është destinacioni i zgjedhur i futbollistit Cristiano Ronaldo për pushimet e tij verore. Ronaldo ka ndarë me ndjekësit një sërë fotosh ku ka zbuluar pak nga bukuritë e plazheve të mrekullueshme të Sardenjës. Së bashku me familjen, ai po shijon zonën që e njeh mjaft mirë pasi e ka frenkuentuar atë tashmë prej disa vitesh. Duke pasur parasysh të ardhurat e tij, për shkak të angazhimit në një nga ekipet më të rëndësishme në botë, siç është klubi i futbollit Al-Nassr, ai mund të eksploronte edhe brigje të tjera por fakti që ai kthehet gjithmonë këtu tregon…
Intel ka bërë investimin më të madh të drejtpërdrejtë të huaj në historinë e Gjermanisë. Investimi për dy fabrika mikroprocesorësh ka rëndësi të shumëfishtë edhe politike, shkruan Auron Dodi. Parametrat e investimit të Intel-it 30 miliardë euro do të investojë koncerni elektronik amerikan Intel në Gjermani. Ky investim bëhet për ngritjen e dy fabrikave të mikroprocesorëve, apo të chips, si njihen me termin anglisht. Fabrikat do të ngrihen në lindje të Gjermanisë, në qytetin e Magdeburgut. Në fabrika do të vihen makineri të teknologjisë më të përparuar që ekziston: të teknologjisë ekstreme të litografisë ultraviolet. Në këtë mënyrë do të…
DPMNE nuk ka mbështetur asnjë vendim shtetëror deri më tani – thonë nga LSDM-ja në pushtet, duke kërkuar vazhdimin e bisedimeve për ndryshimet kushtetuese. Me këtë, sipas partisë së Kovaçevskit, VMRO-ja e Mickoskit ka mundësintë të bëjë diçka për vendin, përcjell KlanM. “Ata ishin kundër anëtarësimit në NATO, kundër Marrëveshjes me Greqinë, nuk mbështetën vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, madje nuk votuan as Marrëveshjen FRONTEX. DPMNE-Levica janë partitë e vetme në vend që janë kundër Rezolutës së Bundestagut gjerman për njohjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase. Tashmë është koha që DPMNE të mendojë dhe të tregojë një herë…
Luftëtarët e grupit mercenar “Wagner” morën nën kontroll të gjitha objektet ushtarake në qytetin rus të Voronezh, informon AMI. Voronezh ndodhet rreth 500 kilometra në jug të Moskës, përcjell KlanM. Në fjalimin e tij drejtuar kombit, presidenti rus Vladimir Putin tha se masa e liderit paraushtarak Yevgeny Prigozhin ishte një “fushatë kriminale aventuriere dhe tradhti” dhe se Rusia do të mbrohej. “Kjo është e barabartë me rebelimin e armatosur. Ne po luftojmë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe për integritetin tonë territorial. Kjo është tradhti”, tha Putin në fjalimin e tij para publikut./KlanMacedonia