Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave të qytetit është rritur, njoftuan nga LAMM mëngjesin e sotëm. “Në vendkalimin kufitar ‘Bogorodica’ koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta. Në pikën kufitare ‘Dojran’ pritja për dalje nga shteti është rreth 30 minuta”, thuhet në njoftimin e LAMM. Siç bëjnë të ditur nga atje, në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Author: Politiko
Një kompani industriale në SHBA do të paguajë një dëmshpërblim prej 10.3 mld Dollarësh për ndotje të ujërave publikë. Kolosi kimik do të derdhë këtë shumë brenda 13 viteve për të gjitha kontetë, fshatrat dhe qytezat për ripastrimin e gjithë strukturave hidrike publike nga substancat e dëmshme që kanë përdorur. Sipas mediave amerikane, në basenet hidrike janë derdhur përbërje potencialisht mjaft të dëmshme që nga shkuma për shuarjen e zjarreve etj. Ndërkohë që kompania në fjalë e quajtur 3M, aktualisht përveç marrëveshjes së arritur, po përballet me 4000 çështje ligjore me entet lokale për kontaminimin e ujit të pijshëm, e…
Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, flet në një intervistë për DW për sfidat në konfliktin Serbi-Kosovë. Deutsche Welle: Zoti Hacker, tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po rriten dhe dialogu po ngec. Si anëtar i Bundestagut gjerman përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, ju i njihni të gjitha perspektivat. Si e vlerësoni situatën? Thomas Hacker: Fatkeqësisht, gjatë javëve dhe muajve të fundit, kemi parë herë pas here që njëra palë fajëson palën tjetër. Pas Krishtlindjeve kishim menduar se tensionet më të mëdha – bllokadat në veri të Kosovës – i kishim lënë pas. Tani po…
Analistët politikë kanë mendime të ndryshme sa i përket pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shkak i kësaj gjendje po fajësohet Qeverisa me veprimet e fundit në veri të vendit. Analisti politik, Bekim Kabashi u shpreh se veprimet e institucioneve qeverisëse janë të pamatura dhe se dëmi që po i shkaktohet Kosovës është i madh. Ai konsideron se kryeministri Albin Kurti, po mundohet ta sabotojë procesin e dialogut pasi po i kërkohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për këtë të fundit, Kabashi thotë se qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë, nuk po mund ta lejojë ta…
Javën e ardhshme, sindikalistët dhe përfaqësuesit e Qeverisë do të përpiqen përsëri ta dakordojnë metodologjinë e re për rritjen e pagave në sektorin publik. Në vend të vitit 2028, punonjësit në administratë paga më të larta do marrin në vitin 2025. Kjo është oferta e re e cila do t’u dorëzohet sindikatave, thotë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. “Ne ofruam një periudhë kalimtare për harmonizim prej pesë vjetëve – ata thanë jo. Tani e shkurtojmë atë periudhë kohore për dy vjet e gjysmë dhe kjo do të thotë i kënaqim ata me atë që kërkojnë. Këto janë pjesë nga propozimi i ri…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për ndalimin dhe mos-lirimin ende të tre zyratrëve policorë të Kosovës. Rama ka shkruar se në Twitter se aapo të kthehen në shtëpi tre policët kosovarë, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë. “Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRO 3 POLICARËT!”, shkruan Rama në…
VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk mund të interpretojnë vendimet e Departamentit të Shtetit Amerikan, thonë nga LSDM. “Mickoski është kryetar i partisë VMRO-DPMNE me pasuri të fituar kriminalisht në kurrizin e qytetarëve, me Pallatin e Bardhë të konfiskuar dhe kryetar nderi i listës së zezë amerikane. Janë të shumta vendimet e gjykatave për dënime afatgjata me burgim, njëqind zyrtarë aktualë dhe ish-partiakë të VMRO-DPMNE-së të dënuar me rrëfimet e tyre publike, përfshirë edhe për një shoqatë kriminale. VMRO-DPMNE duhet të pyesë veten se çfarë vërteton kjo dhe pse nuk janë mbrojtur plotësisht nga krimet e regjimit deri më tani?”, thuhet në…
Voska Sport, është ekipi shqiptarë që së fundmi u shpall kampion në ligën e dytë të RMV-së dhe s’bashku me Gostivarin dhe Vardarin do të garojë në ligën e parë. Skuadra shqiptare buzë liqenit ka qenë shumë aktive dhe ka pësuar disa ndryshime, duke filluar nga trajneri për të vazhduar edhe me futbollist. Indeks.mk ekskluzivisht mëson se lojtari i rradhës që do ti bashkohet, skuadrës së Voska Sport është mesfushori Besar Iseni, ish futbollisti i Shkupit, që së fundi ka qenë pjesë e Ferizajit në Superligën e Kosovës, por pasi kjo skuadër nuk siguroi vend në superligë, lojtari ka vendosur…
Samir Mane ishte mbrëmjen e kësaj të enjteje në një intervistë tejet interesante në emisionin “Opinion”. Sot një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, për gazetarin Blendi Fevziu, ai foli si për jetën profesionale, ashtu sikurse edhe për atë personale. Teksa u ndal tek pasionet, Mane tha: “E vetmja gjë ku nuk jam në punë reale, janë udhëtimet”. Po ashtu biznesmeni rrëfeu se qëndron në zyrë duke punuar deri në 12 orë në ditë dhe se në 95 përqind të rasteve drekën e konsumon po në zyrë. VIDEO Cilat janë vendet që të kanë tërhequr, përtej vendeve shumë të…
Maqedonia e Veriut, vend ky që shpreson të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, po përjeton një rritje të dukshme të euroskepticizmit dhe retorikave deprimuese në raport me procesin e integrimit në familjen evropiane. Pas vitesh përpjekjesh për të arritur këtë synim të madh, entuziazmi dhe besimi në BE-në po zbehet me kalimin e kohës. Dimitar Nikolovski nga organizata “Eurothink” për KDP.mk vë në dukje se duhet të ndërthuren temat me Greqinë dhe Bullgarinë për të kuptuar se pse ka rënë përkrahja për anëtarësim në BE, veçanërisht vitin e kaluar, përcjell Indeks.mk Problemi më i madh, sipas tij, janë kushtet e…