Author: Politiko

I gjithë opinioni maqedonas e ka parë me të majtën dhe VMRO-në se çfarë kaosi pason, ata janë tenxhere dhe kapak, thonë nga LSDM. Sipas tyre, tërbimi i së majtës në Parlament është një konfirmim i asaj që ata si parti kanë thënë gjatë gjithë kohës. “Me të Majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit VMRO janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos. Qëndrimi i të majtës dhe VMRO-së ndaj Kuvendit është ndaj shtetit, ndaj qytetarëve. Anëtarët e së majtës duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim nga prokuroria publike kompetente që menjëherë të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, shtoi…

Read More

Seriali “The Crown” ka sjellë në ekran historinë e jetës dhe vdekjes së princeshës Diana, një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të monarkisë britanike. Në katër episodet e para të sezonit të gjashtë, seriali tregon vizitën e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1997, ku ajo u angazhua për të ndihmuar viktimat e minave tokësore. Princesha Diana, e cila ishte divorcuar nga princ Charles, ishte në një marrëdhënie me biznesmenin egjiptian Dodi Fayed. Ata kishin planifikuar të vizitonin Bosnjën dhe Hercegovinën bashkë, por për shkak të një ndryshimi të fundit të planit, ajo shkoi vetëm.…

Read More

Një takim i rëndësishëm mes Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelji dhe delegacionit zyrtar të Malit të Zi, i udhëhequr nga Presidenti i Parlamentit Andrija Mandiq, u zhvillua në Hungari. Në mesin e delegacionit malazez ishte edhe Dejan Gojkoviq, një figurë kontroverse në skenën politike dhe sigurimore të Malit të Zi. Gojkoviq ka një të kaluar të errët si pjesëtar i Batalionit të Shtatë, një njësi paramilitare serbe që u akuzua për krime lufte në Kosovë në vitin 1999. Ai gjithashtu ka qenë rojtar i Frontit Demokratik, një parti nacionaliste serbe që kundërshtoi zgjedhjet e vitit 2020 në…

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”. Komenti është pjesë e një reagimi që një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i dha Zërit të Amerikës, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar “se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”. “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit…

Read More

Kryetari i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani, vlerëson se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg, në Ballkan e posaqërishtë në RMV nuk është e rastësishme dhe se kjo vizitë në vete ngërthen porosi të qarta, të cilat do t’u adresohen pushtetasve, por edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së, të cilët sipas Ramadanit kanë një mundësi historike që vendin mos ta largojnë nga rruga euro-integruese dhe se ndryshimet kushtetuese do të duhet të kalojnë. “Mirë që vjen Stoltenbergu, mendoj se në takimet që do t’i ketë këtu në RMV është shumë me rëndësi që do t’i drejtohet edhe Parlamentit,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot pasdite mbërrin për vizitë dyditore në Shkup, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizitën zyrtare, siç është paralajmëruar, Stoltenbergu do ta fillojë në Qeveri, të pasuar me konferencë të përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pasdite do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend, në kuadër të seancës së 132-të, pas së cilës do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski në kabinetin e tij. Të mërkurën në Shkup do të mbahet takimi jozyrtar i liderëve të aleatëve…

Read More

Shqipëria e ka fituar Grupin E të kualifikimeve për Euro 2024. Të hënën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator për Evropianin në Gjermani. Barazimi u ka mjaftuar kuqezinjve për ta fituar grupin. Shqipëria përfundon me 15 pikë, sa i ka edhe Çekia në pozitën e dytë. Edhe Çekia u kualifikua në Euro 2024. Ndeshja e së hënës ishte edhe festive. U festua kualifikimi në Evropian i siguruar të premten në Moldavi. Shqipëria nuk shkëlqeu në fushë, por megjithatë krijoi raste shënimi, që nuk i konkretizoi.

Read More

LSDM ka dënuar incidentin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të shkaktuar nga dy deputetët e së “Majtës”, të cilët sulmuan nënkryetarin e Kuvendit dhe sekretarin e përgjithshëm. “Për shkak të sensit të shëndoshë të shumicës, ne nuk do të lejojmë Kuvendin e Maqedonisë të zbatojë një skenar të mirëmenduar dhe tentativë për të shkaktuar konflikte fizike dhe kaos. Anëtarët e së “Majtës” duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim që prokuroria publike kompetente të bëjë kallëzime përkatëse penale menjëherë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Ajo që po shohin qytetarët sot, theksojnë nga atje, është një konfirmim i…

Read More

Incident në Parlament. Seanca është ndërprerë pasi dy deputetët e “Levicës”, Apasievi dhe Krrmovi kanë thyer kompjuterin e Zv/Kryetarit të Kuvendit, Goran Misovskit dhe kanë gjuajtur me letra në drejtim të tij. Incidenti ndodhi pasi 87 deputetë nuk pranuan kërkesën e Levicës që nga rendi I ditës të tërhiqet debate për Rregulloren e Kuvendit. Seancën e ka ndërprerë Kryeparlamentari Talat Xhaferi./KlanMacedonia

Read More

Qeveria siguroi qasje në 50 milionë euro shtesë, mjete të favorshme për kompanitë vendase nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB). Kjo është pjesë e aktiviteteve që kryen shteti nëpërmjet Ministrisë së Financave për të përkrahur kompanitë dhe ekonominë vendase duke siguruar mjete të favorshme për investimet e tyre. “Pas negociatave disamujore ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, më datë 17 nëntor, Këshilli Administrativ i CEB-së miratoi vendimin për miratimin e Huasë programore prej 50 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të realizohet përmes Bankës Zhvillimore të…

Read More