Pas një seance të tensionuar në Parlamentin e Shqipërisë, ku u miratua buxheti i vitit 2024 me votat e vetëm të mazhorancës, Kryeministri Edi Rama ka shprehur indinjatën e tij ndaj opozitës. Ai ka akuzuar Partinë Demokratike se ka sjellë anarki, dhunë dhe humbje në politikë, duke u nisur nga interesi i një personi që është në kërkim nga drejtësia. “Në vend të politikës, ata sollën fjalorin dhe sjelljet e rrugës, duke e bërë politikën një rrugë pa krye, ku mbjellin vetëm sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrin vetëm humbje, humbje, humbje”, ka thënë Rama në X. Sipas Ramës, PD-ja është…
Author: Politiko
“Çka ka lidhje pse ju e sjellni djalin e Adem Jasharit në Tetovë? Çka ka lidhje pse e sjellni Albinin ..? Kur ju shqiptarëve ua prishni pronat ndersa maqedonasve ua lejoni kryqat! Kshtu e gjen politikanin që veprimtarinë politike e ka të kushtëzuar nga 4 këshilltarët komunal të VMRO-së. Madje, për të bërë veten rob të VMRO-së del dhe u premton legalizimin e tij (kryqit). Kshtu e gjen politikanin nga kjo kapje saqë arritje e quan humbjen e deputetëve nga 4 në 1 edhe pse ky i fundit nuk është nga Tetova. Politika nuk është vetëm asfallt ndonëse nga asfallti…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas tensioneve të sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është shprehur se deputetët futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, e politikën e hodhën në rrugë. “I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje”, ka shkruar Rama në X, transmeton Klankosova.tv. Sipas Ramës demokratët janë kapur ndaj ‘dikujt’, e nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen. “Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga…
Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se me BDI-në kanë marrëveshje të qartë të koalicionit, që thekson se është publike që nga viti 2020. Kovaçevski pohon se punohet për të ashtuquajturin “Front Europian”, por nuk jep detaje nëse i është ofruar BDI-së që të shkojnë me kandidat të përbashkët për president, me lista të përbashkëta në zgjedhjet parlamentare, në këmbim të asaj që integristët të heqin dorë nga marrëveshja për kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie. “Ne me BDI-në kemi marrëveshje të qartë të koalicionit që është publikuar në opinion në vitin 2020, gjithsesi se flitet…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar tri mesazhe me rastin e situatës me kryqin 15 metra në truallin kishtar të Popova Shapkës, për të cilat disa parti janë përgjigjur me reagime. “E para është që politika të heqë duart nga feja sepse ne jemi shtet laik dhe çdo qytetar ka të drejtë të praktikojë fenë e tij. Vendi ynë është dëshmuar se është multietnik dhe multifetar në të cilin respektohen të gjitha të drejtat. Së dyti, është vërtetuar ajo që kam thënë në të kaluarën, se në vend ka politikanë, e kam fjalën për opozitën që aktualisht udhëheq qytetin e Tetovës,…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka nisur nga Sarajeva turi e tij ballkanik disa ditor. Në konferencën për shtyp në krah të kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Stoltenberg tha se ishte i shqetësuar për retorikën përçarëse dhe ndarjes së federatës, si dhe ndikimin e Rusisë jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon. Kristo tha se bashkëpunimi me NATO-n i ndihmon autoritetet e Bosnjë Hercegovinës që t’i përgjigjen të gjitha sfidave, përfshirë terrorizmin. Stoltenberg është takuar edhe me përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt ndërsa pasdite do të zhvillojë takime…
Një veturë është përmbysur në kryqëzimin e ri para pishinës ushtarake, afër shkollës fillore “Ljuben Lape” në lagjen Aerodrom. Për momentin nuk ka informacione për viktima apo të lënduar të mundshëm. Fotot e aksidentit të tmerrshëm u shfaqën në Facebook dhe apelojnë për rritjen e sigurisë në rrugë. Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete, një Renault Megane që ka vetëm dëme të vogla materiale dhe një mjet tjetër i cili është kthyer në çati. Ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë një shkolle fillore, ku po ecin fëmijët e vegjël.
Një mjek që punon në spitalin Al-Shifa në Gaza ka folur për CNN për situatën e rëndë brenda objektit, i cili prej ditësh është i rrethuar nga forcat izraelite. Dr. Ahmed El Mokhallalati, kreu i njësisë së djegieve të spitalit, tha se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me stafin dhe i kanë pyetur ata për aktivitetet e Hamasit dhe tunelet brenda spitalit. Izraeli ka pohuar se Al-Shifa, spitali më i madh në Gaza, po përdoret nga Hamasi si mbulesë për operacionet e tij dhe e bastisi spitalin të mërkurën e kaluar. Hamasi dhe zyrtarët e spitalit i kanë mohuar akuzat e…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do të udhëtojë për në Sarajevë, si etapë e parë e turit të tij në katër vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit të martën pasdite do të mbërrijë në Shkup, ku përveç takimeve me përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve të vendit, do të takohet edhe me liderët e vendeve anëtare të Aleancës nga rajoni, informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç bëri të ditur NATO, turin përgjatë rajonit Stoltenbergu do ta fillojë me darkë pune me anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa nesër do të ketë…
Një seancë plenare e zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë u kthye në një skenë kaosi, pasi deputetët e opozitës hodhën flakadanë në sallë, në shenjë kundërshtimi ndaj projektbuxhetit të vitit 2024. Një nga flakadanët shpërtheu në flakë dhe zuri një ulëse të një deputeti të opozitës, duke shkaktuar panik dhe largim të menjëhershëm të të gjithë pjesëmarrësve në seancë. Projektbuxheti i vitit 2024 u miratua nga maxhoranca me 73 vota pro, pa asnjë diskutim dhe brenda 5 minutave, duke shënuar kështu seancën më të shkurtër në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në seancë, por…