Shkup, 13 korrik – Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e vendin shqiptoi 218 masa, informojnë nga MPB-ja.
“Nga 218 sanksione të shqiptuara, 35 janë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 17 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 25 gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave. Janë shqiptuar edhe tri gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë”, kumtojnë nga policia.
Nga MPB-ja , theksojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.